Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ra në koma pas arrestimit për vjedhje, Komiteti i Helsinkit: U konstatua diskriminim ndaj Rustemajt!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ra në koma pas arrestimit për vjedhje, Komiteti i Helsinkit: U konstatua diskriminim ndaj Rustemajt!
AktualitetKronike

Ra në koma pas arrestimit për vjedhje, Komiteti i Helsinkit: U konstatua diskriminim ndaj Rustemajt!

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndërmarrë një mision monitorimi për Jani Rustemaj, 27-vjeçarin pjesë të minoritetit Rom, i arrestuar për vjedhje dhe që ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë. Nga konstatimet janë vënë re shkelje në kartelën mjekësore, por edhe në transferimin e tij nga Blloku i Sigurisë në ambientet e burg me pretendime të pa qarta. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për çështjen e 27-vjeçarit Jani Rustemaj, i arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje dhe që më pas ka përfunduar në spital, ku ndodhet ende i shtruar në gjendje kome. Sipas raportit të publikuar, Komuniteti i Helsinkut gjatë monitorimit të kryer në institucionet që i riu ka qenë që nga dita e parë arrestimit në datën 12 prill, ka konstatuar disa mangësi.

Edhe pse i riu ka marrë trajtim një ditë pasi është futur në Bllokun e sigurisë, në një rast edhe me “solucion diazepam” KSHH ka konstatuar se në raportin mjekësor nuk është specifikuar doza e këtij mjekimi, kërkesë kjo e protokolleve mjekësore. Vëzhguesit e KShH verifikuan  se në kartelën shëndetësore të hapur për këtë shtetas në datën 13 prill, nuk është pasqyruar as trajtimi që i është dhënë nga institucionit apo nga urgjenca e QSUNT në vijim për shkak edhe të problemeve si dridhje të trupit që kishte shfaqur. Të dhëna të tjera kontradiktore, janë konstatuar edhe për transferimin e të riut nga Blloku i sigurisë në ambientet e burgut 313 dhe IEVP 302, pas vendosjes së masës së sigurisë për të. Sipas Komunitetit të Helsinkut, i riu është mbajtur në shkelje të ligjit dhe të drejtave të të burgosurve në paraburgim, duke vënë në pah disa pretendime. Fillimisht është konstatuar nga KSHH, se i riu nuk ka pranuar të transferohet se ka hasmin në ato ambiente, ndërsa më pas është thënë se në burgun 313 ka pasur mbipopullim, gjë e cila ka rënë poshtë nga komuniteti i Helsinkut i cili ka konstatuar se në atë moment në burg kanë qenë 50 persona më pak se numri limit, i cili është 480.

Ajo çka është më e rëndë në konstatimin e Komunitetit të Helsinkut, është fakti i përdorimit të shprehjes “këtë kategori të arrestuarish” për një shtetas të Minoritetit Rom, vartës ndaj lëndëve narkotike. Për Komunitetin e Helsinkut kjo krijon dy standartizim në praktikën e autoriteteve dhe dyshime të arsyeshme, për trajtime të diferencuara me qasje diskriminuese ndaj tyre. Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre javë që nga momenti që i riu ndodhet në reanimacionin qendror të Qendrës spitalore Nënë Tereza dhe monitorimit nga Komuniteti Shqiptar i Helsinkut, ende nuk është konstatuar se cila ishte arsyeja që e dërgoi këtë të ri në koma. Mbidoza e metadomit të cilën e merrte për varësinë ndajë lëndëve narkotike, pranë qendrës Aksion Plus, apo diçka tjetër. Jani Rustemaj u arrestua për vjedhjen e një tapeti, ndërsa ai ishte përdorues heroine. 27-vjeçari vijon ende të jetë në gjendje kome.

- Publicitet -

Si ndodhi ngjarja
Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill, gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore. Është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, – thotë policia – të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar”. Sipas kartelës mjekësore të riut i është dhënë metadon për qetësim, pasi prej varësisë nga heroina ka nisur të ndihet keq. Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Më 16 prill, 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim – thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”. Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku ndodhet edhe sot në gjendje kome.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur
  • Ditë e Natë i bashkohet Wolt në Shqipëri, duke sjellë mijëra produkte farmaceutike për klientët në gjashtë qytete
  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla

Komentet e Fundit

  1. demo on Zjarr në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, digjet tërësisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’
  2. Precizim on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  3. demo on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  4. Humoristi on Seul dhe Kievi të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojë në frontin rus
  5. Abc on Tkurrja e Bujqësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?