Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Racizëm në ekran, AMA gjobit RTSH-në: Emisioni të fshihet nga interneti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Racizëm në ekran, AMA gjobit RTSH-në: Emisioni të fshihet nga interneti
KultureLajmi i fundit

Racizëm në ekran, AMA gjobit RTSH-në: Emisioni të fshihet nga interneti

Published: November 25, 2025
Shpërndaje

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar me 100,000 lekë dhe kërkoi ndalimin e ritransmetimit dhe fshirjen në internet të edicionit të emisionit sportiv “Super Gol” të 7 nëntorit, pasi moderatorja dhe të ftuarit shfaqën sjellje denigruese ndaj një futbollisti ganez të Burrelit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar, RTSH, me 100,000 lekë, pas konstatimit se sjellja e moderatores dhe të ftuarve në emisionin sportiv “Super Gol” ndaj një futbollisti nga Gana ishte diskriminuese dhe raciste.

“Përmbajtja e këtij komunikimi përmban elementë denigrues me ngjyrim diskriminues bazuar në motive racore,” thuhet në vendimin e AMA-s të 17 nëntorit, pas një debati të gjerë publik lidhur me trajtimin e futbollistit të Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

- Publicitet -

Në transmetim, Siaw u ftua të fliste, por fillimisht moderatorja Hygerta Sako tha se nuk mund t’i shqiptonte emrin dhe pasi gazetari lexoi emrin, Sako dhe të ftuarit qeshën. Situata përshkallëzoi kur futbollisti u shfaq në ekran i errësuar dhe të ftuarit bënë batuta që aludonin në ngjyrën e tij të lëkurës.

Këshilli i Ankesave pranë AMA që shqyrtoi rastin gjeti se RTSH, drejtuesja e emisionit, gazetari dhe të ftuarit u përfshinë në sjellje denigruese.

“Gazetari në terren dhe të ftuarit në studio shfaqën qëndrime dhe reagime me të qeshura lidhur me emrin e futbollistit afrikan dhe praninë e tij në ekran. Drejtuesja e emisionit nuk ndërhyn për të qetësuar situatën apo për të orientuar diskutimin në mënyrë profesionale, por qesh dhe vetë, duke u bërë pjesë e problemit,” thuhet në arsyetimin e vendimit.

AMA thotë se Këshilli i Ankesave e vlerësoi sjelljen e pjesëmarrësve në program dhe kishte vërejtur shkelje të parimeve të dinjitetit njerëzor dhe mosdiskriminimit, “duke cenuar rëndë etikën e transmetimit publik”. “RTSH, si operator publik, ka përgjegjësi të shtuar për respektimin e standardeve profesionale dhe etike, sidomos në programe sportive me ndikim të gjerë publik”, thuhet në qëndrimin e Këshillit, i cili kërkoi marrjen e masave.

Gjashtë anëtarë të AMA, kryetarja Armela Krasniqi, zëvendëskryetarja Desada Metaj dhe anëtarët Aurela Bicja, Besian Zogaj, Gjergji Hamiti dhe Joana Allushi votuan në favor të gjobës, ndalimit të ritransmetimit të emisionit dhe heqjes së tij online. Anëtari Jetmir Halilaj, votoi kundër.

RTSH dhe drejtuesit e emisionit e mohuan sjelljen jo etike, pavarësisht kritikave. Ata pretenduan fillimisht se situata ishte pasojë e një defekti teknik. Vetë Sako në një intervistë po në RTSH këmbënguli se nuk kishte shfaqje të racizmit dhe se po sulmohej nga dashakeqës apo për klikime. “E rëndësishme është që s’ka të bëjë as me racizmin, as me talljen,” u shpreh Sako në intervistë, duke shpjeguar se e qeshura lidhej me pamundësinë e saj për të lexuar emrin e lojtarit për shkak të problemeve me shikimin, dhe jo me vetë lojtarin.

Më herët ndaj emisionit reagoi klubi i Burrelit për të cilin luan lojtari. “Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw,” shkruhej në reagimin e klubit matjan në faqen zyrtare në Facebook. Ata theksuan se lojtari kishte shënuar gola vendimtarë dhe meritonte lëvdata, jo tallje. Ata akuzuan RTSH dhe pjesëmarrësit në emision për racizëm. “Ky nuk është humor, por racizëm dhe mungesë respekti ndaj një sportisti që jep maksimumin në fushë”, thuhej në reagimin e klubit.

Arnold Kwaku Siaw luan në Kategorinë e Parë në Shqipëri që prej janarit 2024. Ai u transferua në gusht në Burrel dhe ka luajtur 12 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 2 gola. Futbollistët me ngjyrë në Shqipëri përballen shpesh me racizmin në stadiume, por kryesisht nga tifozeritë e ekipeve rivale.

Vladimir Karaj – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    November 25, 2025 at 11:35 pm

    Cfare jane 100 mije leke per kete.Gjoba te fillonte me 5 miljone. Dhe te pezullohej menjehere si gazetare ne RTSH.

    Reply
  • Mentalitet prostitucioni says:
    November 26, 2025 at 8:36 am

    E drejtë , po ku është AMA kur Arian Çani deklaron nga një televizion publik në mes të Tiranës, që çami më i mirë të vritet? Askush nuk e hoqi nga interneti. Askush nuk ndëshkoi televizonin ku Çani operon aktivitetin e tij antishqiptar. Askush nuk i hoqi një denlikuenti si Çani të drejtën për vazhduar aktivitetin e tij antishqiptar.

    Reply
  • Asd says:
    November 26, 2025 at 10:03 am

    Une dalloj ne radhe te pare qe Sako nuk ka njohuri per ligjet qe rregullojne marredheniet dhe pikepamjet racore, pervecse i mungojne tipare si empatia, respekti per kontributet (sidomos per mikun e ftuar), njohje te historise dhe se sa gjak eshte derdhur per te mbrojtur te drejtat e njeriut. Ajo qesh sepse e konsideron te varfer. Duhej ta kishin larguar nga televizioni.

    Reply
  • Toni says:
    November 26, 2025 at 10:25 am

    Femer e ulet qe majmet me taksat tona! Turp per ne te gjithe, qe nuk kemi kulturen e nevojshme dhe te protestojme para TV-leshit derisa kjo te zhduket pergjithmone prej aty. Njeriu nuk e zgjedh vete as ngjyren e lekures, as fytyren dhe as trupin kur lind/krijohet. Te qeshesh/tallesh/perbuzesh ate per keto, nuk falet dhe nuk duhet te falet!

    Reply
  • Ay Qy Qe says:
    November 26, 2025 at 12:40 pm

    Pa qene racist, por ajo pamja e erret te bente vertet per te qeshur :))

    Reply
  • Tartari says:
    November 26, 2025 at 12:53 pm

    Shyqyr, mbas 30 vjetesh i degjoj zerit AMA-s?
    Une kete organizem dua ta shoh si “policia e mendimit” dhe e gjuhes se folur e te shkruar shqipe, ku gjobat e renda duhet te prevalojne!

    Reply
  • Skypion says:
    November 26, 2025 at 1:04 pm

    Eshte interesante kjo “pa qene racist, por pamja e erret te bente per te qeshur”. Eshte interesanta sepse shpreh ne thelb nivelin kulturor te shoqerise sone. Gjithe c’ka kemi marre nga bota e qyteteruar, nuk eshte bere pjese integrale e kultures sone; ka ngelur siperfaqesore.
    Per kete nevojitet edukim; qe nuk e kemi. Nje njeri i edukuar, edhe pse gjendet perballe nje sitaute per te qeshur, permbahet; tek kjo permbajtje qendron edukata e tij.
    Aq me teper vlen kjo per figurat publike, si keta gazetaret e RTSH-se. Ata duhet ta permbejne dyfish veten.
    Kane qeshur, mbase qeshin prape kur e kujtojne ne kafe, por nuk e dine se kjo eshte shenje e mungeses se edukates, tipike per njerezit e paqyteteruar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?