Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raketa ruse goditi kompleksin ku banonte, ambasadori i Shqipërisë në Kiev: Isha i vetmi diplomat në godinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Raketa ruse goditi kompleksin ku banonte, ambasadori i Shqipërisë në Kiev: Isha i vetmi diplomat në godinë
KronikeLajmi i fundit

Raketa ruse goditi kompleksin ku banonte, ambasadori i Shqipërisë në Kiev: Isha i vetmi diplomat në godinë

Published: May 24, 2026
Shpërndaje

Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo, ka rrëfyer momentet e frikshme të sulmit masiv rus mbi Kievin, gjatë të cilit u godit edhe kompleksi i rezidencave ku ai banon.

Në një prononcim për News24, diplomati shqiptar deklaroi se sulmi i nisur mbrëmjen e kaluar ishte më i gjati, më i madhi për nga përdorimi i dronëve dhe raketave dhe më shkatërruesi që nga fillimi i luftës në vitin 2022.

Ai bëri të ditur se shërbimet e emergjencës ukrainase mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët në ambientet e prekura.

- Publicitet -

Pas përfundimit të sulmit, ambasadori konstatoi dëmet në ndërtesë, e cila sipas tij mbetet ende e banueshme.

“Që nga hapja për herë të parë të Ambasadës në Ukrainë vitin e kaluar, sulmi i mbrëmshëm, që filloi rreth orës 22:00 dhe përfundoi me 6:30 të mëngjesit, ishte sulmi më i gjatë, më i madh në sasi të përdorimit të dronëve dhe raketave, nga Iskander e deri tek Oreshnik, dhe më shkatërrues që nga fillimi i konfliktit 2022. Në orët e para të mëngjesit, një nga raketat e përdorura, goditi edhe kompleksin e rezidencave ku banoj unë. Goditja ishte aq e fortë sa që eksplozivi depërtoi edhe në vendstrehimin e godinës përveç dëmeve në fasadë. Ishte një përjetim jo i lehtë për mua si i vetmi diplomat në godinë por edhe për banorët e zonës përreth. Shërbimet e emergjencës erdhën menjëherë dhe bënë shuarjen e flakëve në ambientet e vendstrehimit dhe zonën ku ndodhi goditja. Me përfundimin e sulmit rreth orës 6.30 të mëngjesit, arrita të ngjitem dhe të shoh dëmet e shkaktuara. Godina është goditur në fasadën e jashtme por është ende e banueshme. Autoritetet ukrainase më kanë kontaktuar dhe më kanë ofruar asistencë nëse do të jetë e nevojshme dhe solidaritet të plotë. Këto sulme që po terrorizojnë njerëz të pafajshëm në shkelje flagrante të të Drejtës Ndërkombëtare, duhet të ndalen dhe një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme duhet të arrihet”, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Pedagogu plak says:
    May 24, 2026 at 1:45 pm

    Perse Rusia, me kete rakete, deshiron te fshih ate kujtese historike dhe mirenjohje qe kemi per ndihmen e qe na dha Bashkimi Sovjetik ne vitet me te veshtira te jetes sone?. Kush eshte ky kriminel qe po ben kete?

    Reply
    • Arratisur says:
      May 25, 2026 at 6:49 am

      ukraina te enjten darke me date 21 maj duke gdhire e premte goditi me drona fjetoren e djemve te shkolles, ne Luhansk, 23 te vdekur.
      nuk qe rastesi gabmi pasi goditja qe e perseritur.

      Reply
  • xxx says:
    May 24, 2026 at 1:53 pm

    Mite jua bejne!!
    Si shume kruheni me ukrain e me iran
    Do ngaterroheni ne politike globale ju rrugacet e albanistanit, nji byth vend jemi na shiteni me katolik se papa.

    Reply
  • tarras says:
    May 25, 2026 at 8:07 am

    Ik e rrot kari

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    May 25, 2026 at 11:32 am

    Sakte xxx.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?