Lufta në Lindjen e Mesme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk po kalon pa u ndjerë edhe në Ballkanin Perëndimor.
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se vendet e rajonit, mund të përballen me pasojat e konfliktit, por sipas tyre, rreziku i sulmeve konvencionale është i kufizuar.
Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, tha për REL se teknikisht, Republika Islamike i ka mundësitë të lëshojë raketa me rreze të mesme veprimi drejt Ballkanit. Por ato më parë duhet të kalojnë mbi territorin e vendeve të NATO-s si Turqia dhe Greqia, që disponojnë sisteme mbrojtëse kundërajrore.
Eksperti më shumë e vendos theksin tek rreziqet indirekte si i faktori ekonomik, lufta hibride, terrorizmi apo zhvendosja e vëmendjes së aleatëve diku tjetër. Shtuni thekson se spostimi i vëmendjes së Perëndimit nga Ballkani drejt Lindjes së Mesme mund të krijojë hapësira për aktorë të tretë, si Rusia apo grupe të lidhura me Iranin, për të destabilizuar rajonin.
Në këtë kontekst, ai përmend mundësinë e provokimeve nga paraushtarakët serbë, ndërsa nuk e përjashton mundësinë që Irani të përpiqet të shënjestrojë praninë e ushtrisë amerikane në Kosovë, bazuar në veprimet e deritanishme hakmarrëse kundrejt bazave të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Ai thekson se ka individë të radikalizuar që mund të mos jenë nën kontroll direkt të Iranit, por që mund të nxiten nga narrativa se Shtetet e Bashkuara po sulmojnë një vend mysliman, e të kryejnë sulme terroriste ndaj objektivave amerikane.
Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina janë dy vendet në rajon që, sipas ekspertëve, mund të ndiejnë më shumë pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke e bërë vigjilencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar më të rëndësishëm se kurrë.
j.l./ dita

O zot cfare ka ndodhur!?
Hataja ne parlament
Rrakete e Iranit
Na lojti nga mente
Nuk ishte rrakete
por bombe me Hidrogjen
Homelandi goditi
Deputete Zegjinene.
Ku vajti e ra,
I vodhen E Mailet
Qenka fjale koti
NUK BIE NE HALET.
Homeland!Nga 140 deputete,keni goditur vetem Zegjinene.Do ta paguani shtrenjte.
I keni vjedhur thesin me E Maile te pazarit Rroskovecit.E keni qelluar Parlamentin mu ne locket te shpirtit. Kjo eshte me e rende se vrasja Ajatollahut. Iran!LARG DUART NGA ZEGJINEJA!
Edhe 1001 ta dini se Irani nuk fëlliqet me çdo kend ata kanë zgjedhë se ma mirë të vëdesin duke luftua se të jetojnë të gjunjëzuar
Shqiperia me ne krye “liderin” e Surrelit kerkon armiq imagjinar!
O po nuk qi rakin njeri me ne kur urat bien vet Hahaha
Nqs kemi ngelure ne dore te Greqise e sigurte qe nqs Irani s nice 1 ato do te shtojne edhe nje tjeter
Po je dhe ne dore te Turqerise o Patriot Anadolli, te mbrojne ata sic te kane mbrojtur per shekuj me radhe s’e te kane evlat. Ku e lene ata grekun te shtoje edhe nje tjeter nga vetja kur keta te fundit dhe Italia te ruajne hapesiren ajerore…do dale kumanar Ethemi me Bajromin ne vije te pare o Pordhiot syfyri po nuk na llogarit askush…ka ngelur me ndonje ish repart ushtarak pa u dhene tek investitoret strategjike te oborrit? Po ne vend qe t’i rrini m*** siper dhe mos te beni ze o Mejhane turpi ne mes te Europes, hidheni si gjeli mbaje plehut. S’kane c’te na dergojne ata se kemi bere vete vetevrasje, me keq se na kane bere Salehu dhe Edvini, s’ka c’te na beje askush tjeter….