Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: 7.2 milionë vizitorë vetëm nga Rinasi gjatë periudhës Janar-Gusht 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: 7.2 milionë vizitorë vetëm nga Rinasi gjatë periudhës Janar-Gusht 2024
Lajmi i funditPolitike

Rama: 7.2 milionë vizitorë vetëm nga Rinasi gjatë periudhës Janar-Gusht 2024

Published: 2 Shtator, 2024
Shpërndaje

7.2 milionë turistë kanë hyrë nga Rinasi gjatë periudhës Janar-Gusht 2024.

Teksa e konsideron një boom turistik, kryeministri Edi Rama thekson se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri i tyre ishte 4 milionë e 606.805.

Ai shprehet se muaji gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë  41% më shumë se sa gushti i shkuar.

- Publicitet -

Në postimin e fundit, ai ka edhe një mesazh për kritikët ku thotë se paratë që vijnë nga turistët shkojnë për qytetarët, jo për oligarkët.

Postimi i Ramës:

GUSHTI BUM

SHQIPËRIA NUK NDALET në rritjen e numrit të turistëve dhe Rinasi në gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa gushti i shkuar

Bilanci Janar-Gusht 2024 arrin në 7 milionë e 233.711 pasagjerë që kanë hyrë vetëm në Rinas, ku në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri i tyre ishte 4 milionë e 606.805.

Ky bilanc flet për 56% rritje në vitin aktual.

Risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja.

Ata që komentojnë ç’na duhen turistët, duhet të llogarisin se të gjithë këta miliona njerëz shpenzojnë në Shqipëri para për të fjetur, për të ngrënë, për të udhëtuar, për të blerë dhurata dhe të gjitha këto para nuk u shkojnë disa “oligarkëve”, siç i bien shkurt disa kalorës të vrerosur të luftës me qeverinë, po derdhen në arkën e buxheteve familjare të dhjetëra mijëra dhomave të dhëna me qera, të mijëra strukturave të mikpritjes në të katër anët e Shqipërisë, të mijëra e mijëra njësive të shërbimit e bizneseve të vogla.

Patjetër që një pjesë e tyre shkojnë edhe në formë taksash në arkën e buxhetit të shtetit për investime të mëtejshme e për pagat e rritura ndjeshëm, e jo padashje qeveria nuk po ndërhyn ende për të taksuar si kudo në Europë volumin e madh në rritje të dhomave të dhëna me qera, sepse ne duam që fillimisht të gjithë shqiptarët të prekin jo vetëm të mirat e këtij ndryshimi epokal në sektorin e turizmit, po edhe të kuptojnë me fakte se sa shumë mundësi akoma ka në Shqipërinë Turistike si për ata që banojnë këtu, si për ata që ngurrojnë akoma të kthehen, e si për ata që e kanë ndarë mendjen të mos kthehen por kanë një kohë të artë për të investuar në Shqipëri kursimet e tyre.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Komente
  • demo thotë:
    2 Shtator, 2024 te 1:05 pm

    Ja ta zeme se verte jane aq turiste sa thua ti.Cfare do arrish?Populli nuk eshte i gjithe pronare lokalesh,kamarier,bufetjer.
    Ja vure fotografite e Beatles ne Akademi.Beatles kishin 20 vjet qe ishin shperndare,.Nuk u ndaluan kurre ne Shqiperi.Po ti dhe ca spurdhjake bishtsperdredhur te bllokut i zbuluat ne 1990.
    Ja ndertove kinemate Mylenium 20 vjet pas mbylljes se kinemave.Ay Fatos Nano s`kishte para te paguante rrogat,do paguante sharlatanizmat e Edi Rames.Kur u be kryetar qeverrie ju vuri bulldozeret kinemave mylenium ngriti kulla.
    Mos je i shkalluar ti or birbo dhe ne vend te kryetar qeverrie duhesh vene kryetar Psiqiatrie.

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    2 Shtator, 2024 te 1:21 pm

    Ata Turistet e Italise se Melonit, kur parashikohet qe te mberijne? Ata byzylyket e kuq neper duar, nuk na i shpjegove se perse i mban o gjigand. Eshte mode Cifute kabaliste ajo. Nejse, ndjek moden se je tip modern e Progresist. Ka dhe De-Kaprio e Sunak te tille.

    Përgjigjiuni
  • Psikiatri thotë:
    2 Shtator, 2024 te 2:56 pm

    O demo , megjithëse je plak , për vrerin që nxjerr vazhdimisht kundër Ramës , nuk më dhimbsesh aspak , sikur të të rekomandoj : ” ka mundësi t’ja ruash Ramës lart e poshtë ? Ka mundësi t’ja hash Ramës atë të mëngjesit ? “

    Përgjigjiuni
  • Vigjilenca thotë:
    2 Shtator, 2024 te 3:16 pm

    Erdhën turistët
    Por ç’fituan pensionistët
    Administratën e rregullove
    Pensionistët i mallkove
    Mjekët na rropën
    Të gjithëve na bën gropën
    Bërtet njerëzia
    Largohuni nga shqipëria
    Rinia fluturoi
    Për vete fitoi
    Kush mbeti këtu
    Jetën kot e shkoi.

    Përgjigjiuni
  • Rroft Luli thotë:
    2 Shtator, 2024 te 3:34 pm

    GËNJESHTËR!
    VOTONI L.BASHËN!7×7=42!

    Përgjigjiuni
  • Rroft Luli thotë:
    2 Shtator, 2024 te 3:35 pm

    PLAZHET ISHIN BOSH,NDËRSA KY AVDALLI THOTË 1 MLN TURISTË.IK ORE QIHU ME LINDËN!

    Përgjigjiuni
  • George thotë:
    2 Shtator, 2024 te 4:24 pm

    Pesha e cdo shteti nuk matet me turistet, o lider global, por matet me GDP ( Gross Domestic Product) a monetary measure of the market value of all the final goods and services produced and rendered in a specific time period by a country. GDP is often used to measure the economic health of a country or region. Albania ze vendin 114 ne rang global, o udheheqes i madh. Ishujt dhe brigjet: Dominican, Tonga, Micronesia, Kiribati, Palau, Marshall Islands, Nauru,Tuvalu jane vende me turizem te zhvilluar, por ne fuqine ekonomike industrial e bujqesor dhe mireqenie te popullsise (GDP) qendrojne ne vendet e fundit ne glob (181 deri188).

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    2 Shtator, 2024 te 4:46 pm

    Ja o Psikiater.Ta ka dhene pergjigjen ekonomike George.Jane 1 miljon shqiptare me arsimim universitar,qe te japin uje ne bisht te luges.

    Përgjigjiuni
  • Toni thotë:
    2 Shtator, 2024 te 5:04 pm

    Demo xhani… je fix fare… por nuk ke cfare pret nga psikopatet psikiater sepe jane te infektuar nga psikopatia e te gjatit, dhe e mbajme brenda se ju vjen mire…

    Përgjigjiuni
  • Rroft Luli thotë:
    2 Shtator, 2024 te 5:04 pm

    IK ORE PSIKIATËR PSIKIK BYTHQIR!
    UNË TË REKOMANDOJ ASPIRINË DHE MORFINË.
    NA ÇAVE TRAPIN GJOJA ME TË MIRAT E EDVIN PLEHRËS!7×7=42!RROFT LULIIIIIIII!

    Përgjigjiuni
  • Toni thotë:
    2 Shtator, 2024 te 5:15 pm

    Hahaaaa o Eduart… o pipneri shembullor … rregulloje pak cepin e shallit te kuq se te ka shkuar shtrember… dhe mos dil nga rreshti I partise… Po mire mor Ed djali… ne ato 8 muaj kane hyre 7 meleone turista … po po po po ehaaaa turizem per koke te trurizmit… Edi flet sikur populli as shikon e as degjon por duhet te flase krietari qe I numuron… O Edooo pa prit ti numurojme ato turistat e tu… Shqiptaret qe kane ikur nga syte kembet vijne 3 ose 4 here ne vit per te pare pleqte a per te vaditur te mbjellat ….e di vete ti se kodrat e fushat I ke te mbjella me zambake dhe trifil apo jane pesefil keto te rejat…e qe thua ti xhaBraho ki Edi trimi 2 meleone Shqiptare qe vijen nga 3 here ne vit… I numeron si turista… pra qe ta themi me ckoqitur o xha Braho 2 meleon shumezim per 3 baraz 6 meleoooonnnn… shto dhe I meleon turista pabuksa … na duallen 7 meleoooonnnn… Bjeri dulles o Ed gajdexhiu…

    Përgjigjiuni
  • capi thotë:
    2 Shtator, 2024 te 9:21 pm

    Ne diskutimin ka disa gjera te verteta dhe njekohesisht pasaktesira ose efekteve negative nga turizmi. Eshte vertet se turizmi eshte equivalent me “eksportin” shoqerohet me me fluks te ardhurash. Se bashku me turizmin e brendeshm jane pjese e GDP. Normalisht stimulon ekonomine e brendeshme, rrit punesimin dhe te ardhurat ne buxhet. Por gjerat nuk jane aq roze sa duket te konsiderosh qe sistemi yne ekonomik eshte i “shtrembtuar”.

    Vertet rritet konsumi, por si shpjegohet qe bujqit ankohen qe prodhimi mbetet pa shitur. Me pelqeu nje koment ketu ose ne nje gazete tjeter, kur thoshte 10 milion turist sikur nga nje koker domate te hanin nuk kishte perse te mbetej prodhimet pa shitur. Me mungesat e politikave proteksioniste (tarifa shtes ose kuota), faktikisht demtohet prodhimi i vendit ne kurriz te importeve nga vendet fqinje. Keshtu keto te ardhura shtese nuk shkojne direkt tek prodhuesit vendas. Se dyti ka dhe rritje cmimesh per arsye te konsumit, qe prek pjesen tjeter te popullsise qe nuk ka fare lidhje me turizmin.

    Rritet punesimet, por te mos harrosh qe punesimi eshte sezonal. Nuk mund te mbash shtepine me tre muaj rroge. Bota kryesisht e ka zgjidhur duke punesuar kryesisht student ose me emigrante sezonal,

    Eshte e vertete se lihen shtepi ose dhoma me qira dhe perfitojne te ardhura. Po kush ka mundesi te bej nje gje te tille, vecse nje investitor qe e ka blere shtepine thjesht per investim ose jeton jashte Shqiperise. A ka mundesi nje njeri i thjesht te bej nje gje te tille dhe te perfitoj nga turizimi. Nuk besoj se po. Se dyti ka nje ane tjeter negative, qe po perjetojne shume vende te botes. Rritja e cmimeve te shtepive, rritja e qirave duke rritur kostot e jeteses.

    E vertet se buxheti mbledh me shume te ardhura. Por si perdoren keto te ardhura, a perfitojne njerzit e thjesh me shume sherbime, sherbime spitalore me cilesore, rritje perkrahjes sociale, ose pensionesh. Te gjithe e dime si shperdorohen, nuk dua zgjatem ne kete pike.

    Si piktor qe eshte perpiqet ti zbukuroj dhe ti egzagjeroj gjerat, besoj numeron dhe shqiptaret qe mund te kene nje shtetesi te dyte, si turista.

    Përgjigjiuni
  • !!? thotë:
    3 Shtator, 2024 te 3:20 am

    Statistikarit turistik Edi Rama nuk i kam besauar që kur alarmoj Eskobarin e SHBA dhe Varihellin e BE duke dhën kujën që

    “Shpëtoni Open Ballkan që të shpëtoni nga prishja qumshtin e freskët të blegtorit shqipëtar që eksportohet në Serbi duke pritur 26 miljonë orë në dogana” kur

    e para, asnjë pikë qumshti i blegtorit shqipëtar nuk eksportohej jashtë vëndit, përkundrazi, tonelata qumësht pluhur futej në Shqipëri për të bër “qumshtin e freskët që vjen direkt nga ferma e blegtorit shqipëtar” të Erzenit, Lufrës, ……. dhe

    e dyta, matematikë e thjeshtë, 26 miljon orë = 29,7 shekuj ishte duke pritur qumshti i të sëmurit psiqik nga mania e gënjeshtrave të trasha që mund ti kullufis diplomati i SHBA Eskobar apo ai i BE Varihelli por jo njerzit normal.

    Njerëz, mos i besoni të sëmurit psiqik nga mania e të gënjyerit, statistikarit turistik , të sëmrit që vuan edhe nga sëmundja e flliqur psiqike e kleptokratis Edi Rama që mezi po pret për të vjedhur miljonat e subvencioneve dhe investimeve të BE për ringritjen e Ballkanit perëndimor, natyrisht për ti ndar me Varhellët dhe Varhellet e BE pse jo edhe me Eskobarët dhe Eskobaret e SHBA.

    Më besoni, dy javë frekuentova plazhin e Zvërnecit dhe nuk pash qoftë edhe një jaht, motoskaf pa le kroçjera të futeshin në gjiun e Vlorës, more asnjë fare kur

    në ishujt dhe bregdetin grek nuk kanë të numruar jahtet, motoskafët lluksozë, kroçjerat plot me turistë nga e gjithë bota aq sa në Santorini po ankohen se nuk po përballojnë mijra turist që zbarkojnë në ishull.

    Mos i besoni statistikarit Edi Rama që nxjer si banues 2,6 miljon shqipëtar kur këtu nuk janë më tepër se 1,5 miljonë nga ku 770 000 janë pleq e plaka që me pensionin që marin nga kusari horror Edi Rama që nuk mjafon as për të paguar energjin elektrike, ujin e papijshëm të ujsjellsave të Edi Ramës dhe ujin e pijshëm të firmave private, taksat e kusaris dhe ilaçet së shpejti do të emigrojnë në botën tjetër dhe këtu do të ngelen Edi Rama me kusarët biznesmenë dhe ata të administratës shtetërore, gjithësejt 0,5 miljonë dhe

    cilët do vjedhi Edi Rama me bandën e tij more aman, këtë nuk e mendon ky insan apo kompleksi i sëmundjeve psiqike që kanë pushtuar mëndjen e tij nuk e lenë të mendoj si njeri normal?

    Përgjigjiuni
  • Vigjilenca thotë:
    3 Shtator, 2024 te 3:35 am

    Të ardhurat nga turizmi rriten për një pjesë të vogël të popullsisë dhe kjo është në favor të atyre të kamurve, por kjo nuk është se ndikon në rritjen e mirëqënies të masës së popullsisë në tërësi. Problemi qëndron këtu :
    Që të rritet mirëqënia në shkallë vendi dhe që krijosh një shtresë të mesme të qëndrueshme duhet të zhvillohet ekonomia në të gjithë sektorët, industrial, bujqësor, turizëm arësim, kulturë, sporte pra një zhvillim paralel të gjithë sektorëve të ekonomisë. Të të bëhet qejfi për sukseset vetëm në turizëm, do të thotë të gënjesh veten, kjo nuk të çon gjëkundi, veçse në një humbëtirë.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    3 Shtator, 2024 te 6:16 am

    Hypokrizia nuk durohet. Hypokrizia e delirantit nuk durohet.
    Ato qe bluanj koka e nje te semuri mendor,eshte veshtire t`i imagjinoje nje NORMAL.Ja edhe !!? qe eshte nje mesues i nderuar ne pension,kete thote.
    Shoke Pensioniste! E Ardhmja e vendit eshte ne duart tona.776000 pensioniste shkojne ne kutite e votimit.
    Femijet dhe niperit tane nuk votojne,.O jane ne pune,o jane jashte vendit,o jane ne klub.Edhe ta kene qendren e Votimit perballe klubit,nuk shkojne te votojne.
    Shoke pensioniste asnje vote te Semurit mendor Edi Rama, Rrokullima e Shqiperise drejt katastrofes po shpejtohet perdite e me shume.Sa me teper acarohen krizat e ketij manjaku KLEPTOKRAT.
    ZNJ von der Layen te vetmen arritje te Shqiperise permendi shtimin e pasagjereve ne Rinas,Po 2 miljon shqiptare te afte per pune jane jashte,Daja arropllanin e ka pare vetem fotografi.
    Tiranen e la per 2030.Afroi Bosnjen,Afroi Malin e Zi,afroi edhe Kosoven,,KETE E LA PER 2030.

    Përgjigjiuni
    • Phoenix thotë:
      3 Shtator, 2024 te 6:24 pm

      Keq me vjen qe e them o Demo, por vota as nuk ka zgjidhur e as do te zgjidhi gje ne kete sistem cirku e iluzioni Demokracie. Kjo sepse keta ” Kandidate ” jane te gjithe te para selektuar e vegla qorre me te njejtit pronare, ne c’do rryme e krah politik. Ja provo te mbash nje peticion apo nje referendum per nje person te ndershem e te paperlyer qe te futet ne lista si kandidat? Ka zero shance. Po nuk u kungua dhe aprovua nga Pronaret apo sejmenet e tyre, nuk promovohet e as mbeshtetet, e as futet ne Lista pavaresisht se c’fare duan njerezit. Kemi thjesht nje sistem te kamufluar Mafioz, qe shitet si Demokraci. Kjo eshte dhe e verteta. Ti duhet ta dish kete gje, me vitet dhe eksperiencen tende. Nje zgjidhje eshte Bojkot total, asnje te mos votoje. Jepuni te kuptojne se e keni kuptuar lojen e tyre te ndyre dhe nuk beheni pjese e saj. Motua per te gjithe duhet jete, Kurre, me emrin ” Voten ” dhe firmen time.

      Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Si përfundoi “Gaqo i vogël” në Fox News
  • Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam!
  • Aksident i rëndë në Shkodër-Muriqan, raportohet për një viktimë
  • Sulmi i Iranit mbi Katar, Amerika ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite
  • Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në vendet e Gjirit Persik: Kini kujdes, ja ku duhet të kontaktoni për çdo emergjencë

Komentet e Fundit

  1. capi në VIDEO: “B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran!”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron kryeqytetet
  2. Joni në VIDEO: “B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran!”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron kryeqytetet
  3. NATO në Si përfundoi “Gaqo i vogël” në Fox News
  4. demo në Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në vendet e Gjirit Persik: Kini kujdes, ja ku duhet të kontaktoni për çdo emergjencë
  5. ¿? në Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam!
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?