Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për mësues të licencuar të gjuhës shqipe.
“Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.
Mësuesit e interesuar duhet të paraqesin vetëm dokumentin e licensës dhe të aplikojnë në adresën www.mesuespergreqine.gr deri më datën 30 qershor.
Gjithashtu, mund të aplikojnë të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Deklarata e plotë:
🇦🇱Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”🇬🇷
Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë🔤🇦🇱
📢 Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit👩🏻🏫👨🏫
📑 Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë🧑🏻💻👩🏻💻📲
👉🏻 Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit🤝
📌 Aplikimet janë hapura deri në 𝟑𝟎 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒🗓️
Vëllazërisht,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi🇦🇱🤝🇬🇷
Për informacione sqaruese shkruani në adresën elektronike: 𝐞𝐦𝐛𝐚𝐬𝐬𝐲.𝐚𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬@𝐦𝐟𝐚.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥.
j.l./ dita

Cfare Licence thua ti ,or karabushhh!
Une kam Diplomen e Universitetit Tiranes,Fakulteti Gjuhe-Letersi Shqipe-Dega MESUESI. Ruaj edhe Librezen e notave te Provimeve nga Profesoret e vertete:Jani Thomai,Seit Mancaku,Xhevat Lloshi,Nasho Jorgaqi,etj etj Visare te shkences,me Firma te Renda.,,
Cfare Licence kerkon o karagjoz?Cfare kurse plepash kerkon o dallaveraxhi?
7 Licenca ka Belinda,.Nje per Aviacionin Civil,:Nje per Krocierat Nderkombetare,,Nje per Aeroplanmbajteset,nje per Tunelet,nje per Rruget,Nje per Energjine e Rinovushme te Shallupave te Pakistanit.
Cfare licence i tregove Fatos Nanos kur te beri minister i kinemave Mylenium 3D?Dhiplomen e mesuesit te Vizatimit,,apo Licencen e Hajdutit?
Kush ka studiuar ne Shkollen e Zotit-KA DIPLOME,qe vlen ne cdo cep te Botes.
Kush ka bere shkollen e Shejtanit,-KA LICENCE,,Leter haleje,,Buono per Albania.
Filloi edhe Gaz Bardhi ne rrugen e Lul Bashes, Fatmir mediut, Salianjit duke i shtyre hetimet pafund.
Filloi edhe ky ti hedhi vickla SPAKut, shty fletthirrjen pafund.
Nuk keni ku shkoni, ne fund aty do perfundoni si qen te rrahur para SPAK..
Po mire, keta mesuesit qe do te punojne ne Greqi kus do t’i paguaje? Si do te jene te siguruar ata? Nga shteti shqiptar, apo shteti gre? Cili Kod i Punes do te aplikohet per ata, Kodi shqiptar, apo kodi grek? A mund te kryejna ata dicka qe per kodin grek eshte shkelje, kurse per kodin shqiptar nuk eshte. A e ka ndonje shtet tjeter kete praktike me diasporen e vet?
Kot sa per t’u tallur, mos po pergatitet bashkimi i Shqiperise me Greqine ne ndonj shtet federal?
Merr eksperience nga shtetet e tjera, Amerika, ata kush i paguan?
Shkollat ne Shqip jane private, do paguajne nxenesit.
Më së fundi një nismë pozitive ,për hajër qoftë ! Se fëmijët e emigrantëve flasin shqip por s’dinë të shkruajnë shqip e më tepër që drejtshkrimi ynë me atë të gjuhës greke s’ka asgje të përbashkët .Por puna është se a do të shkojnë fëmijët në këto shkolla kur prindërit janë të zënë në punët e tyre dhe orë të tepërta s’kanë për t’i harxhuar .Në Zvicër ndjehet kjo mungesë dhe mosangazhimit i prindërve për të sjellë fëmijët në këtë program mësimi .Pagesa bëhet nga shteti amë ose nga shteti mysafir sipas marrëveshjeve që do të bëjnë .Kujtoj se në një shtet europjan ,të zhvilluar ( Gjermania ) mësuesit e gjuhës greke paguheshin si nga Greqia ashtu dhe vendi mikpritës .Paga ishte e lartë dhe kjo “përkëdhelje ” është ndërprerë tash e vite , në mos gaboj gati 1 dekadë . Mësuesit / set
shqiptarë do të paguhen si mësonjësit vendas që të përballojnë koston jetike .Ishalla nuk mbetet në letër por të zbatohet për vitin e ri shkollor .
Shqipëria nuk do të bashkohet kurrë me armiqtë e përbetuar të saj.
Këtë bashkim e kërkon antishqiptari (¿?) i cili komentoi pak më lart.