Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do ngremë akademinë profesionale”, Rama arrin dakordësinë me përfaqësuesit e biznesit fason
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Do ngremë akademinë profesionale”, Rama arrin dakordësinë me përfaqësuesit e biznesit fason
Lajmi i funditPolitike

“Do ngremë akademinë profesionale”, Rama arrin dakordësinë me përfaqësuesit e biznesit fason

Published: January 17, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka takuar përfaqësuesit e biznesit fason ku kanë arritur disa pika dakordësie.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se ndërhyrjet për të cilat u ra dakord do të stimulojnë transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion.

Kështu mes qeverisë dhe biznesit fason u arrit:

- Publicitet -

Dakordësia për rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.

Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim.

Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion.

Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani.

Sipas kryeministrit Rama, këto masa mbështetëse do te ndihmojnë në kapercimin e sfidave.

Postimi i plotë i Ramës

Piramida e Tiranës – Në “Shtëpinë e Biznesit” me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor; masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht.

Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara:

Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.

Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim.

Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion.

Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani.

Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • intelektuali says:
    January 17, 2024 at 9:51 am

    E SHIKONI SA SHPEJT E GJETI EDI RAMA ILACIN SHPETIMTAR PER FASONET AGONIZUESE NE SHQYPNI?

    sepse:

    Kryeministri nuk mund te deklaroje pa pergjegjesi per AGONINE e industrise fasone kur HOP sa te hapesh dhe te mbyllesh syte u gjend ilaci shpetimtar per kete industri qe njeh vetem rritje ne tregun boteror dhe do te bente mire si kryeminister i pergjegjshem pas mjekimit ne spitaline tij, t’i ushqente fasonistet me zahirete e inceneratoreve qe paguan nate e dite per Mirel Mertirin dhe banden e tij.

    Reply
  • Tani says:
    January 17, 2024 at 9:51 am

    Keto masa merren pa te ardhur veza tek bitha

    Reply
  • ¿? says:
    January 17, 2024 at 1:14 pm

    Aha, pas asaj te barinjve, edhe nje akademi tjeter per te qepur kemisha e per te bere kepuce.Perpara drejt fitorjeve te reja.

    Reply
  • mali says:
    January 17, 2024 at 2:41 pm

    Intelektual,e lexove me kujdes Ramen qe te zbulosh thelbin?Nuk ka asgje te re nga deklarimi qe beri kohe me pare. Ai tani synon t’i fundose fason-et duke ofruar te marrin borxhe nga bankat me kusht qe te bejne rinovime ne teknologji duke hapur linja te reja plotesisht automatike duke shkurtuar krahun e punes.Idea eshte e mire por mendoj qe nuk eshte e studiuar nga specialiste te mirefillte.Ai ne deklaratat e pare theksoi qe qeveria nuk iu jep para.Tani na del qe qeveria do te rimbursoje kompanite.Cili Rame duhet besuar?Ai I hyn detit me kembe.Nuk je ekonomist .Hape krahun sepse ka ardhur koha qe edhe ti Edi Rama duhesh zevendesuar.Je makineri e vjeter pa rendiment ekonomik.Parametrat tregojne qe prodhon me humbje,antiekonomike.

    Reply
  • Fjalë që të çmend says:
    January 17, 2024 at 3:13 pm

    Do ngremë akademinë e analfabetëve funksionalë

    Tè parët në Europë kemi për të dalë

    Do ngremë akademi ku të jepen leksione narcizmi

    Të studiohen gjithë efektet që jep Edvinizmi

    Do ngremë akademi ku të studiohen Salihër e Talibanë

    Me në kry dopio pikëpyetjen që nga zorra e trashë ka dalë

    Do ringremë akademinë me IntelektuHalë e demo demoN-kratë

    Falë këtyre mendje pjerdhurve, Shqypnia është kaq lartë

    Do ngremë akademinë e pushtave fanatikë

    Që truri IntelektuHal, mos t’na iki në Amerikë

    Do ngremë akademinë e bythë lëpirësëve

    Ethem kapterri si përherë i pari i të gjithëve

    Do ngremë akademi për xhepista, hajdutë e zabërhanë

    Arti shqyptar i të vjedhurit të përhapet anembanë

    Do ngremë akademi për përpunimin e drogërave të forta

    Njerëzimi është në hall, këtë na e kërkon gjithë bota

    Do ringremë akademinë e barinjve

    E gjithë gjësë së gjallë po ashtu edhe minjve

    Do ngremë akademi për efekte emigrimi

    Si të fitohet azili politik pa të drejtë kthimi

    dhe, që t’a bëjmë Shqypninë të parën në botë

    Do ngremë akademinë e njerëzve që rrinë kot!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 17, 2024 at 3:31 pm

    😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮😮

    Sec më kujton Ali Asllanin ky poeti “Fjala e cmendur”.

    Interesant, revolta e tij, virtuoziteti, gjerësia e vargut, efektet e rimës të fjalëve me kuptim kontravers, si p.sh; “barinjve – minjve”, dhe elokuenca…

    Mos është Viktor Malaj ky o Demkë?!

    Reply
    • ¿? says:
      January 17, 2024 at 4:52 pm

      Ke harruar Akademine e masturbimit o gjeniu i letrave qe sipas rastit ose cmendesh, ose fendesh.

      Reply
  • EdiRamaTallaVa (ERTV) says:
    January 17, 2024 at 4:06 pm

    Rama me keto dokrra “Do te ngereme akademine profesionale…” me Fasonet eshte fiks ai Karabinieri italian me Jetimet tek filmi “Lulekuqet mbi mure” qe u thote Jetimeve te varfer “Fshijini parrullat djema se do tu jap nga nje Steme..” (kur Jetimet i pergjigjen : Nuk duam Stema…Ke ndonje cope Buke?)

    Reply
  • intelektuali says:
    January 17, 2024 at 5:23 pm

    mali,

    Shkrimtari amerikan Mark Twain ka shkruar nje gje interesante: “Nuk mund te behem aq i djallezuar sa te mposht djallezite e te tjereve qe publikuan vdekjen time para kohe, prandaj lajmet per vdekjen time jane te ekzagjeruara djallerisht.” Prandaj edhe intelektuali nuk mund te behet aq i djallezuar sa Edi Rama qe ne fillim publikoi agonine e vdekjes te fasoneve ne Bote prandaj edhe qeveria e tij nuk kish pse te ndihmonte kete industri ne ngrodhje natyrale dhe kur intelektuali publikoi se kjo industri eshte ne nje rritje te papare me shifra dhe dokumenta originale nga burime te besueshme, atehere kryeministri i paditur dhe i palecitur shqyptar e kuptoi se e kishin mashtruar bedelet e tij te Kullave te kanabisit dhe kokaines dhe reagoi drejt per mendimin tim duke gjetur ilacin si shteti t’i ndihmoje financiarisht, por do te ishte akoma me mire qe pas ilacit te rimbursimit te TVSH qe eshte detyra imediate e shtetit te kujdesej edhe per kursin e euro/lek qe e kane demtuar parate e pista te droges qe hyne UBUBU ne Shqypni per t’u pastruar ne lavatricen e Rilindjes dhe do te ishte akoma memire qe pas ilacit te rimbursimit te vinte edhe rehabilitimi financiar me parate qe i leshon Mirel Mertirit cdo dite te Zotit per inceneratorin e Tiranes se kjo ndihme do ta katapultonte Shqypnine te parin ne Bote per fryme te popullsise ne indusgtrine e fasoneve dukeja kaluar edhe Kines Komuniste, pa qene nevoja qe gazeta DITA te publikonte shkrime budalli per energjinine e rinovueshme shqyptare qe ja kalon edhe Suedise, kur dihet qe energjia prodhohet vetem nga HEC – et e Kohes se Qepes te Enverit dhe Rilindja qe ka tre mandate ne pushtet nuk ve dot ne pune TEC e vetem qe ka mbetur “gjalle” nga injoranca totale ne drejtimin e shtetit dhwe kur lexo shkrime te tilla energjie prej budalli absolut te kaplon nje trishtim i madh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?