Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Ata që lidhin Ballukun me integrimin, perversë. Kërkesa e SPAK s’përmbushte kushtet për t’u marrë në konsideratë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Ata që lidhin Ballukun me integrimin, perversë. Kërkesa e SPAK s’përmbushte kushtet për t’u marrë në konsideratë
Lajmi i fundit

Rama: Ata që lidhin Ballukun me integrimin, perversë. Kërkesa e SPAK s’përmbushte kushtet për t’u marrë në konsideratë

Published: March 13, 2026
Shpërndaje

Gënjeshtër i quan kryeministri Edi Rama qëndrimet se vendimi për të mos lejuar arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Ballukut, do të bllokojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Në një konferencë për shtyp, ku komentoi edhe polemikat me ndërkombëtarët për këtë çështje, kryeministri Rama tha se vendimit për Ballukun iu dha një jehonë tërësisht e deformuar.

Ai theksoi edhe njëherë qëndrimin e socialistëve se kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut nuk përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë.

- Publicitet -

“Kërkesa e SPAK nuk i përmbushte kushtet për u marrë në konsideratë, ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo ti dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi apo do pengojë aktivitetin e pavarur të drejtësisë, është përpjekje e shëmtuar”, tha Kryeministri Rama.

“Nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë të pandalshme drejt anëtarësimit në BE. Leximi që është bërë nga ata që i kanë vënë kujën se “mbaroi ëndrra europiane” është pervers dhe i qëllimshëm. Përtej mënyrës si janë pikturuar në karikaturat e pazarit mediatik dhe politik, diskutimet tona kanë qenë konstruktive. Edhe vetë deklaratat e bëra dje janë shumë të qarta, por varet sesi i lexon”, u shpreh Rama.

Votimi në seancën e së enjtes, me 82 vota të socialistëve dhe socialdemokratëve për të mos pranuar kërkesën e SPAK për arrestim të Ballukut, nxiti reagimin e Bashkimit Evropian dhe të disa ambasadave në vend. Përmes deklaratave të veçanta përfaqësitë diplomatike thanë se lufta kundër korrupsionit është një element kyç në rrugën e Shqipërisë drejt familjes evropiane.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Ana says:
    March 13, 2026 at 7:14 pm

    Me mire ta vendos gjykata,eshte puna e saj.

    Reply
    • Xhoni says:
      March 18, 2026 at 9:41 am

      E kane mbajtur peng shqiperin dhe shqiptarët kudo ku jane nje tuf maskaraj por do I vij fundi..

      Reply
  • Fshatari says:
    March 13, 2026 at 8:53 pm

    Faleminiderti kryeminister. Se as une nuk e lidh Ballkun me intergrmin. Per mua ska anje lidhje, se si me Ballkun si pa Ballukun ne kurre nuk hyjme ne BE dhe per kete fajin nuk e ka as Balluku as ti as Berihsa.
    Per kete fajin e kemi ne fshataret qe e duam shume BEne si mjet per ikur nga Shqiperia me letra Dhe kuptohet BEja e shfyrtezon kete per ta mbajtir si skllever te saj.

    Reply
  • demo says:
    March 14, 2026 at 2:49 am

    Kush je Ti Edi Rama,qe merr apo nuk merr ne konsiderate Kerkesen e SPAK per heqjen e imunitetit te Ballukut,Gjykata kushtetuese?,Apo Gjykata Supreme?
    I vetmi pervers ne Ate turme je Ti.
    Gjithe Ajo turme prej 83 deputetesh,po si nuk doli nje qe t`i flase troc e shqeto si Ambrozia.I shau,i kercenoi,I Sakatoi,i perdhosi,,i zeroi,Po si nuk pati nje,or nje, qytetarine,kurajon qytetare te Ambrozias?
    E perjashtoi Partine Socialiste nga Partia Socialiste,,Hodhi ne rruge nje Brez te tere Intelektual te Partise Socialiste,me Arben Malaj,me Arrta Dade,me Ermelinda Mexi,me Pando Majko,,Perjashto nje Ben Blushi,askush nga keta nuk pati kurajon e Ambrozias.Nje Klase e tere politike e hodhi ne lume e perrua ashtu si hodhi rruget,dhe hiken kokeulur si fajtore,Ne kulmin e pjekurise Politike.Une i justifikoj Av.Ngjelen dhe Frrok Cupin,qe shkuan viktime te perbindshit tjeter Sali Berisha,por nuk mund te kuptoj Paskal Milon,Anastas Angjelin,qe vazhdojne i bejne furce perbindshit.Ju rrofte shkolla,kontributi,profesorlleku,kur tulateni para nje injoranti megaloman,qe ju fundosi ju,PS dhe Shqiperine.
    Mark Bruti liberator ne Tragjedine Jul Cezari te Shekspirit thote:-U bene dele Romaket,pa u be ujk Cesari.
    Ambrozia te keqen daja!Ti sot je nje Zhane D`Arke e qytetarise shqiptare.Me rini si ty ky popull nuk ka vdekur.

    Reply
    • Dashi says:
      March 14, 2026 at 10:20 am

      Eh more demo , sa mendje shkurtër që je , more i zi ! Kur i thua bravo një gazetareje idiote të Syrit , që provoi të krijonte skeçe anti Ramë në konferencë për shtyp . Po ç’është e vërteta kështu ngazëllehesh ti dhe krijon heronj qesharakë , madje dhe armiq të Shqipërisë . Ç’ pret nga një si ti , që e quan hero të popullit kriminelin , kuislingun e tradhëtarin Xhafer Deva . Ti i ke quajtur heronj tradhëtarët koqevarë që krijuan batalionin famëkeq gjerman Skanderbeg , që përdhosën emrin e heroit tonë kombëtar , por që ti i quajte heronj , sepse luftonin nën komandën gjermane kundër partizanëve . Ti i ke bërë heronj , madje heronj kombëtarë (!) , Vjosa Osmanin dhe Albin Kurti , dy politikanë liliputër , që askush në botë nuk i ve në refene’ . Sidomos bylmezi populist , mashtrues e antikosovar Albin Kurti , që prej një viti e gjysëm po e lë Kosovën pa qeveri e parlament dhe nën sanksione të BE-së . Ti bën hero një hajvan berishist si Agron leshi me një deputet në parlament e i bën thirrje të marrë frenat e vëndit (!!) , një njeriu që thjesht është shëmbëlltyra e Flamur Nokës në sjellje e gjykim . E arrin pastaj të bësh heroinë një “gazetare ” injorante e folklorike të televizionit të Zenit , një vartëse të idiotit Qim Peka . Demoooo , të jesh i djathtë , nuk do të thotë të rreshtohesh në radhët e armiqve të Shqipërisë e shqiptarëve .

      Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    March 14, 2026 at 7:01 am

    Ke te drejtes psikoEDVIN qe kush e lidh integrimi’ .e Ballukun eshte Jo vetem perverso por pa’ tru!
    ‘Integrimin ne Shishtufine te nje Populli te Tere per 35 Vjet duhet ta lidhin me DY antishqiptaret me te mdhenj ne HISTORI ,qe shifen ,vodhen shkaterrian CDO gje nga ajo qe quhej ShqiperiTI psikopat dhe Serbi SALI!

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    March 14, 2026 at 7:08 am

    Ke te drejtes psikoEDVIN qe kush e lidh integrimi’ .e Ballukun eshte Jo vetem perverso por pa’ tru!
    ‘Integrimin ne Shishtufine te nje Populli te Tere per 35 Vjet duhet ta lidhin me DY antishqiptaret me te mdhenj ne HISTORI ,qe shifen ,vodhen shkaterrian CDO gje nga ajo qe quhej ShqiperiTI psikopat dhe Serbi SALI!
    Do tua pini lengun KRIMEVE ndaj popullit’ shQIptar Jo nga Zoti po nga TERRORIZMI qe e kini krijuar Vete Duke u dhene pashaporta e shtetesi shqiptare ne vend te Shqiptareve perzene me gjenocid TITIST!

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    March 14, 2026 at 7:45 am

    ti demo, une jam Edi Rama prapa me vjen Shqiperia. Edhe te dal sot e te pranoj ate Kartele shtrimi psikiatrie qe me ka botuar Mero Baze dikur, do dale vete Mero e do ta pergenjeshtroje e kundershtoje duke thene se po bej shaka. A te mjafton kjo per tu bindur se Shqiperia me ndjek pas ne dac si i cmendur ne dac si shakaxhi si ta duash ti?

    Reply
  • Anonymous says:
    March 21, 2026 at 11:39 am

    Po nese ka pervers ne Shqiperi ai je ti edhe perversi me i madhe qe ka nxjerr kombi ynë ti je nëna e te keqes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?