Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Ballkani i Hapur është projekt paqeje, mos i vëmë flakën njëri-tjetrit siç kemi bërë në shumë vite e shekuj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama: Ballkani i Hapur është projekt paqeje, mos i vëmë flakën njëri-tjetrit siç kemi bërë në shumë vite e shekuj
KryesorePolitike

Rama: Ballkani i Hapur është projekt paqeje, mos i vëmë flakën njëri-tjetrit siç kemi bërë në shumë vite e shekuj

Published: September 1, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh nga Beogradi me rastin e Panarit të verës në Open Balkan.

Sipas Ramës Ballkani i Hapur është projekti i paqes i cili do të sjellë të ardhmen për brezat e ardhshëm.

‘(..)Fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar vendin e parë në Ballkan që në epokën e bronx. Se di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur për të dalë i pari ose kush është më i vjetri. Një gjë e kemi mësuar të grithë që askush prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë sëbashku në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më të gëzueshme, jetueshme e më paqësore?

- Publicitet -

Apo duke hedhur tjegulla me gurë e duke i vënë flakën e njëri-tjetrit siç kemi bërë. Besoj se këtu në këtë panair, pa e ekzagjeruar me nivelin e lartë evropian është e qartë që më mirë kështu sëbashku duke u afruar me njerëzit duke parë sesa shumë gjëra të përbashkëta kemi si njerëz. Sesa ashtu siç kemi qëndruar më parë duke i kthyer shpinën pa e njohur njeri-tjetri me shumë zënka në mes.

Sot duke vizituar panairin janë edhe prodhues nga shumë vende të tjera. Besoj se u kemi dhënë mundësi që jo vetë të shkëmbejnë eksperiencat me njëri-tjetrin po u kemi dhënë mundësi krijuesve dhe tregtarëve të verës të shikojnë kaq shumë udhëtime në një kohë të madhe për t’u shikuar. Këtë panair synojmë që çdo vit duke e spostuar nga njëri vend në tjetrin.

Dhe ndërkohë, sot ne kemi një vëllim tregtar mes tre vendeve tona i cili është nga afro 60 milionë në afro 100 milionë. 36 mijë euro më shumë se një vit më parë. Këto janë vetëm hapat e parë të vazhdueshëm. Ashtu sikundër ekspertet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, afro 30% edhe në RMV. Të gjitha këto dhe të tjerat na mjaftojnë ta çojmë përpara këtë nismë. Nismë jo e jona, por që u takon njerëzve, të gjitha atyre që ofrojnë, eksportojnë, zhvillojnë industrinë, vizitojnë vendet tona, vajzat dhe djemve të reja te të rinjve të vendeve tona. Shpresoj që kjo t’iu pëlqejë ndryshe nga rrugët e mbyllura të së shkuarës. Ballkani Hapur është më shumë ekonomi, apo ekonomi, është projekti paqeje dhe është një projekt bashkëjetesë. Kjo lagje e vogël e Evropës të bëhet më shumë vendi i të ardhmes për rininë tonë”, tha Rama

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    September 1, 2022 at 12:27 pm

    Ok E.Rama.Ju jeni NJERIU I PAQES NË BALLKAN dhe më gjërë dhe mesaduket do jeni pasardhës I SHËNJTORES NËNA TEREZË.
    Ju as njëherë nuk e keni zënë në goj luftën për ndokënd dhe asnjë person nuk e keni cilësuar ARMIK në demokraci.Atë e ka bër tjetër kush që ka dhunuar demokracinë 32 vjeçare në Shqipëri.Dhe Ai po merr në qaf edhe shumë të tjerë në Shqipëri e Kosovë.
    -Besoi komunisti fundit aktiv në politikë në Shqipëri do marri fund..!

    Reply
  • Tangoja kërcehet me dy veta says:
    September 1, 2022 at 1:29 pm

    Fjalë të bukura, o kozmopolit, por nuk na thua se përse Serbia vringëllon armët në kufi me Kosovën pikërisht kur ti shprehesh me fjalë paqe. Ky veprim i serbëve sikur të përgjigjet ty me idene se: vazhdo dhe shiko ëndra me sy hapur se “dardha e ka bishtin mbrapa”. “Bota serbe” do të jetë kudo ku ka serbë, qoftë edhe në Durrës dhe po kundërshtove, gati kam ushtrinë që t’a bëj si në Sebrenicë, ku vrava 8000 boshnjakë”. Për këtë arsye, në marrëdhënjet ndërkombëtare gjërat nuk varen vetëm nga dëshira e jote, por është si tangoja që kërcehet me dy veta.

    Reply
  • ¿? says:
    September 1, 2022 at 1:39 pm

    Ouuuuu ja ku na doli edhe Gandhi i Ballkanit, lideri global i paqes….. Nuk po them se do te ishte keq te behet ashtu si thote ky palluqja, puna eshte se kur qingji do me bo paqe me ujkun, ujku edhe mund te thote po, se ne paqe e ka me kollaj te haje qingjin. A nuk eshte me mire, secili zot ne shtepine e vet? Ne fund te fundit Shqiperia Londineze nuk eshte se ka vuajtur ndonje gje te madhe nga Serbia, e shumta jane share sa kane mundur me njera tjetern. Por Kosova ka hequr pak si shume per t’i harruar gjerat kaq kollaj e per te ngrene pershesh se bashku. E para dhe me elementarja eshte qe Sebia ta njohe Kosoven si shtet i pavarur dhe te pranoje te keqijat qe i ka shkaktuar, pastaj te flasim per paqe.

    Sa per kete gomarin Lalaj ketu siper sa shkruan fjalen e pare vjen era e bythes se Rames qe ky bolja vetem e lepin dhe e lepin.

    Reply
  • demo says:
    September 1, 2022 at 1:47 pm

    Ky kurre nuk i ka trazuar guret.Paqe ka kerkuaR gjithmone.Kur mbeturinat e fundit te paramilitareve serbe u vendeosen ne Mitrovice dhe me Armet e ushtrise Jugosllave perzune nga trojet e tyre ne Mitrovicen e Veriut shqiptaret etnike,,Paqe kerkonin edhe Ata.Te kthyer ne Reparte sulmi kunder Qeverisjes se Veriut,,Serbet e Mitrovices nuk paguajne 40% te energjise elektrike te Kosoves,qe nga viti 1999 nuk e paguajne.
    Te ndihmuar nga tanket Serbe Paqe kerkojne edhe ata.
    Paqetori Rama u perpoq qe kete nahije paramilitare t`ja bashkoje Serbise per qellime paqesore,por nuk i eci.Kryeminitri i athershem i Kosoves e quajti-Qenef.
    Tani eshte bashkuar me Serbine perkunder projekteve te BE per Ballkanin Perendimor.
    Qellimi i tij eshte krejt paqesor Ti kundervihet BE dhe te sherbeje si zagar paqesor per projektin Ruso-Serb te Ballkanit te hapur.Ky projekt sllavoserb ka qellim te izoloje Kosoven,qe te detyrohet te bjere me hir ose pahir ne prehrin e Serbise. Ja pse Ballkani Hapur eshte projekt paqeje dhe Edi Rama eshte Kumbari si Pellumb i Paqes. Se kur ka ndodhur qe Shqiptaret ti kene vene ndonjehere zjarrin Serbise,ky e di.
    Perkundrasi,,gjithe bota e pa sesi serbet i vune flaken Jugosllavise dhe Kosoves.
    Tani ky paqetori eshte kamufluar si prift ne dhomen e rrefimit:-Edhe ti ke faj,,edhe ti ke faj.
    Tani qe erdha Une prift ne fshat ,nuk do ti vini me zjarrin njeri tjetrit!

    Reply
  • Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:
    September 1, 2022 at 2:21 pm

    Nje precizim te vogel : nuk i kemi vene flaken njeri tjetrit por nje pjese ja ka vene flaken pjeses tjeter vazhdimisht…..per paqen mund te isha dakort por disa gjera “te vogla ” duhen sqaruar perpara

    Reply
  • Ay says:
    September 1, 2022 at 2:28 pm

    Ne pritje te komentit te shokut kapterr Ethem. Vetem ai si nje rilindiot i vertete mund t’i sqaroje masat e gjera per sa me larte.

    Reply
  • Cajupi says:
    September 1, 2022 at 3:30 pm

    Kur i kane vene shqiptaret flaken Serbise?
    Une jam historian dhe nuk di te kete ndodhur ndonjehere keshtu ne historine 14-shekullore te fqinjesise me serbet ne Ballkan? A ka ndonjeri ketu ose ne Serbi te me tregoje?
    Kjo nuk eshte histori. Shprehje te tilla jane poshteruese per shqiptaret

    Reply
  • Boll me prostituta says:
    September 1, 2022 at 3:35 pm

    “Paqe per Ballkanin” dhe shkrumb per Shqiperine e trete me emigracion, e bere Kolumbi, e bere Palermo (cdo dite vrasje), ja fale PPP dhe Oligarkeve, por ke harruar zemerimin popullor Enverin e terhoqen zvare ne bronx ti do te terhiqesh zvarre i gjalle, i droguar.

    Reply
  • Gjergji says:
    September 1, 2022 at 4:45 pm

    Ethem Lalaj servil bythelepires ne moshen tende eshte e nevertshme.Ish kapterr qe rriti kalamajte e gruas.

    Reply
  • Antidiplomati says:
    September 1, 2022 at 5:22 pm

    Nji Lab esht nji lab, dy leber bejn nje kenge dhe tre nje sherr!
    Kjo vlen per gjith shqiptaret gjith e gjith 5 miljon. Popuj qe jan nga 50 ,60,100 milion si ja bejn? Alaska,New Mexiko, Südtirol,Königsberg, Masuren, Sudetenland,Elsass ,Loreen, Aosta, Gorrica me sa di un ne te gjitha kto vene ka gisht stergjyshi,gjyshi ose nje nga fiset e Thacve ose Ramistave!!

    Reply
  • 3D says:
    September 1, 2022 at 6:42 pm

    Për pikëpytjet me bythë mbrapshtë përgjigjëja është je ai qingji që dridhet prej lëkurës të ujkut

    Reply
  • Nacionalistët kosovarë me 150 mijë passa serbë says:
    September 1, 2022 at 7:04 pm

    Penguesit kryesor të raporteve të mira,serbo shqipëtare ishin dhe janë kisha ortodoxe pansllavistët çetnikët serbë dhe proçetnikët shqiptarë e sidomos ustashët kroatë kurse forcat e tjera jashtëballkanike ma veç i njef historia e rajonit

    Reply
  • Cajupi says:
    September 1, 2022 at 7:18 pm

    “Zoti na ruajte menden e kokes”! ithashe vetes kur degjova lafet e km ne Beograd.

    Reply
  • ¿? says:
    September 1, 2022 at 7:32 pm

    Per “trimin” 3D qe nuk çan bythe prej ujqerve, ose per “D”ebilin me “3” klase shkolle (prandaj edhe shkurtimi 3D): E kuptoke shume mire te folmen me metafora. A mund te pyes sa klase shkolle ke? Po pate kater ose me pak se kater, me fal se mbase te ofendova pa dashje, ama po pate qofte edhe nje klase me teper, te paska pare shkolla, nuk e ke pare ti. Ne te vertete, po pate me pak se kater klase, ma thote mendja, se te paska çuar tata me dele, prandaj edhe keto punet e deleve me ujqit i dike mire nga praktika, po i hake kaken kur vjen puna me fole me pak me teper kulture.

    Reply
  • ali baba me 40 hajdutet says:
    September 1, 2022 at 7:33 pm

    Po ti Ethem nuk je komunist?

    Reply
  • !!? says:
    September 1, 2022 at 8:13 pm

    Qy, Edi Rama, sikur sa po ka ardhur nga ndonjë planet tjetër dhe nuk e di që gjatë 10 vjetëve të fundit, ky vëndbanim i shqipëtarëve krijuar prej tyre që nga epoka e bronxit është bër vënd i mallkuar për shqipëtarët dhe jo vënd i jetushëm, i gëzueshëm dhe paqësor sikurse ky mashtrues i paturpshëm , tallës dhe cinik deklaron në shoun e radhës mediatik ku me propagandë thellësisht gebelsianie me ngjyra lara lara, me tinguj të ëmbël dhe verë që të deh dh mpin trurin dhe arsyen e strehuar në të, që të zbukuroj grabitjen më të madhe të shekullit që nuk është ajo e djegsave të mbeturinave por grabitja me spekullimin kriminal me luftën në Ukrainë me ngritjen e çmimeve tej kufirrit të llogjikës edhe të një njeriu vampir dhe të çmëndur, janë rrezik miljarda që u janë xhvatur nga xhepat e njerëzve vetëm për gjashtë muaj rresht dhe nuk do të pushoj grabitja megjithëse në tregun ndërkombëtar shumë çmime janë ulur por nuk janë ulur epshet e hamshorit të hazdisur të kusarisë Edi Rama.

    Është ky shkaku që po ripërsëritet eksodi i viteve 90 në kanalin e Otrantes por tani në La Mansh ku shqipëtarët po marin me sulm Britaninë me gomone, peshkarexha , jahte avion, në tunelin poshtë detit, duke u bër shqetsim jo vetëm për organet ligj zbatuese të këtij vëndi por edhe politikën ku deputetë shtypin butonin e alarmit të rrrezikut shqipëtar për Britaninë se , përveç bandave të drogës që bëjnë ligjin në Britani, rrezikohet edhe struktura e përbërjes së popullsisë nga pjellshmëria e lartë e çifteve emigrantë shqipëtar. përveç sulmit për të zbarkuar me çdo mjet të mundshëm në brigjet e ishullit Britanik dhe

    gomari kryeministër pllet për Shqipëri të jetushme, të gëzueshme madje përfundon në mënyrë tallëse dhe cinike për vëndin e së ardhmes së rinisë sonë kur janë të rinjtë që ai me kusarinë e tij u ka mbyllur çdo perspektiv që një çiftë të rinjësh, me punë të ndershme edhe në shtet, edhe të martohet me një dasëm normale nuk arrin sepse vetëm për dasmën u duhen mbi 2000 000,0 L të rinjë, shtëpinë mund ta blej ose ta ndërtoj vetëm kur të dalin në pension me këto çmime dhe rrogat që marin, vetëm mbajtja e fëmijës do ndoshta të gjithë rrogën e njërit prej prindërve……..

    njerëz duhet ndaluar ky sharlatan i paturpshëm që mendon që me inskenimin e spektakleve primitiv mediatik gebelsian si panairi me shishe vere i Beogradit dhe me deklarata që shtrëmbërojnë historinë sikur shqipëtarët i paskin vën flakën serbëve kur dy shekuj rresht mizoritë serbe nuk kan pushuar asnjë herë, madje

    kur Edi Rama broçkollit deklarata budallenjësh për paqe ala Open Ballkan, ambasadori dhe atasheu ushtarak rus kontrollojn gadishmërinë e forcave të armatosura serbe rreshtuar në kufi të Kosovës për të mbrojtur serbët e Donbasit të Kosovës nga ” plumbat vdekjeprurës të targave të Albin Kurtit” dhe vllau Vuçiç bën jo shaka dhe broçkulla paqsore por paralajmërim serioz për fillimin e sulmit brënd 24 orësh për pushtimin e Kosovës me ultimatumin drejtuar NATO-s.

    Reply
  • Tema says:
    September 1, 2022 at 9:47 pm

    Edhe paguar te kishte Vucici, nuk do ta thoshte me mire Rama.
    Thone mire qe eshte elokuent

    Reply
  • Tahir Gashi says:
    September 2, 2022 at 12:13 am

    Kemi djegur njeri tjetrin?!?!?!
    Na kane djegur gjithmone!
    O ty te … çfare te mban pragu i Shpise.
    Ty, atij qe ka qene para teje dhe atyre qe ju mbajne ne pushtet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në bregdet prej 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  2. K R on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Dudumi on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  4. Shqiperia on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?