Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama dekoron punonjësit që luftuan me zjarret: Sfiduan vdekjen për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama dekoron punonjësit që luftuan me zjarret: Sfiduan vdekjen për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit
Lajmi i funditPolitike

Rama dekoron punonjësit që luftuan me zjarret: Sfiduan vdekjen për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit

Published: August 27, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një ceremoni dekorimi për punonjësit që kanë luftuar zjarret që përfshinë vendin në dy muajt e fundit.  Rama është shprehur se ceremonia zhvillohet për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për ushtarakët, policët, zjarrfikësit, mjekët dhe personelin e emergjencave civile.

“Të dashur dhe të respektuar shërbyes në uniformën e shtetit tonë, të nderuar miq edhe të ftuar, ushtarakë policë, zjarrfikës, mjek, personel i emergjencave civile në të gjitha gradat e cilësitë dhe sidomos për secilën prej meritave tuaja jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni.

Beteja e zjarrit që përfshiu territoret të konsiderueshme të vendit tonë në 2 muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh dhimbjesh, një kronikë dramatike me nota stërmundimi , përkushtimi dhe me momente kulmore edhe heroizmi, njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja”, u shpreh Rama.

- Publicitet -

Gjatë fjalës së tij ai përmendi dhe zjarrfikësit dhe efektivët që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Ndër këto emra, Rama përmendi edhe komisar Agim Troci, kolonel Gëzim Markun, komandant Ervin Buzin, Klajdi Tushe.

“Një oficer policie sfidoi drejtpërdrejt vdekjen jo për të shpëtuar veten por njerëzit. Dhjetëra kilometra larg në fshatin Plan i Bardhë, zjarrfikësit evakuojnë dhe shpëtojnë jetë të tëra pa u trembuar nga asfiksimi dhe tymi. Mes tyre ka edhe jetë të dyta, si jeta e komisar Agim Trocit që u dergj i plagosur për ditë të tëra në shterat, por pa keqardhje për veprimin heroik që mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja dhe nga fëmijët. Jetë sfiduese si kolonel Gëzim Markut, i cili u pri trupave me forcën e një shembulli të rrallë, janë jetë të hedhur mes zjarreve, si ai zjarrfikësit nga Bulqiza, apo komandanti Ervin Buzi. Jam i bindur që kur e kanë marrë detyrën, as Ervin Buzi dhe as Klajdi Tushe, nuk e kanë menduar se megjithëse e kanë ditur që do kishin orë fluturime shtesë, prapë se prapë, përfytyrimi se ato orë shtesë mund të ishin si orët shtesë mbi ajrin e zi përvëlues të zjarreve të verës, ku në emër dhe për hir të jetës tjerëve dhe pasurive të Shqipërisë, duhet të rrezikonin jetën e tyre duke sfiduar edhe kufijtë e rezistencës fizike të trupit. Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë“, tha kreu i qeverisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    August 27, 2025 at 10:42 am

    Flmnd Komandant!Qendrofsh ne pushtet gjersa te ngordhi Vrroma.Kusure nuk i patem.

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    August 27, 2025 at 11:19 am

    Dekorata te takon ty or Rama, qe dergove Punojes fakire me dega e lopata kunder zjarrit e flakeve 10 metra te larta!
    Zjarrfikese qe bota i perdor per te fikur zjarre ne qytete, ti i ke derguar per te fikur pyje, Ja ketij i thone perkushtrim kryeministror per fikje zjarresh!

    Reply
  • info analitike says:
    August 27, 2025 at 8:38 pm

    Ky vete nuk denjoi te bente qofte nje vizite ne terren se ishte i zene me pushime e duke bere propagande.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?