Kryeministrat e Shqipërisë dhe Holandës kanë publikuar një ditë para samitit të Pragës qëndrimin e tyre për idenë e presidentit Francës Macron, krijimin e një Komuniteti Politik Evropian.
Në editorialin e publikuar në bashkautorësi, Edi Rama dhe Mark Rutte shkruhet se Komuniteti Politik Evropian është një ide e mirë.
Dy kryeministrat shprehen se nevoja për një përgjigje të fortë, të vazhdueshme dhe të bashkuar evropiane është e vetëkuptueshme.
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Holandës thonë në këtë artikull të publikuar sot, se kemi nevojë për një platformë që të mos mbivendoset me organizatat e forta rajonale që kemi tashmë në Evropë ose të zëvendësojë procesin e mirëstrukturuar të anëtarësimit në BE për vendet kandidate, por të jetë një hapësirë pune ku ne mund të takohemi dhe të bëjmë biznes, pavarësisht nëse jemi anëtarë të BE-së apo jo.
Rama dhe Rutte shprehen se në këtë komunitet mund të diskutohet se si të shkohet drejt një sistemi energjie të ndërlidhur dhe neutral ndaj klimës në Evropë, ndërsa vihet theksi edhe te siguria kibernetike, për të cilën kërkohet rritja e qëndrueshmërisë kolektive.
Një tjetër propozim është ai për përmirësimin e tregtisë brenda kontinentit evropian.
Më 24 shkurt, ndërkohë që Rusia nisi pushtimin e saj brutal të Ukrainës, Europa u përball me zgjimin e beftë se paqja në kontinent nuk është e garantuar. Kjo luftë e pashembullt dhe e pajustifikuar është sulm kundër rendit juridik ndërkombëtar dhe, si e tillë, përbën një kërcënim për lirinë dhe sigurinë tonë.
Me këtë luftë, presidenti rus, Vladimir Putin, shpresoi të mbillte përçarje midis vendeve të Europës, por, në fakt, ia doli të marrë të kundërtën. Ne qëndrojmë të bashkuar, jo vetëm anëtarët e Bashkimit Europian, por të gjitha vendet e Europës.
Do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për të ndihmuar Ukrainën të rifitojë sovranitetin dhe integritetin e plotë territorial dhe do të mbështesim rindërtimin e saj. Megjithatë, është fakt se agresioni i paprovokuar i Rusisë na detyron po ashtu të reflektojmë mbi disa prej parimeve themelore që ndajmë në kontinentin tonë dhe mënyrës sesi të mbrojmë sa më mirë demokracinë dhe vlerat tona të përbashkëta. Nevoja për një kundërpërgjigje europiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar është sot më e nevojshme se kurrë.
Kjo është arsyeja pse ne e përkrahim plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE).
KPE-ja duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje. Komuniteti nuk duhet të jetë burokratik, por elastik. Ai duhet të orientohet jo nga agjendat fikse, por nga përparësitë që na prekin të gjithëve, përfshi luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore.
Ne kemi nevojë për një platformë, e cila nuk u mbivendoset organizatave të forta rajonale që kemi tashmë në Europë e nuk i zë vendin procesit të mirëstrukturuar të anëtarësimit në BE për vendet kandidate. KPE-ja duhet të jetë një hapësirë ku të mund të takohemi e të bëjmë punë, pavarësisht nëse jemi anëtarë të BE-së apo jo.
Presim me shumë padurim mbledhjen tonë të parë më 6 tetor, në qytetin e bukur të Pragës dhe besojmë fort se kemi qysh në fillim një program të rëndësishëm e ambicioz për të diskutuar.
Ne vetë shohim potencial të jashtëzakonshëm për zgjerimin dhe integrimin e rrjeteve të energjisë dhe transportit të kontinentit tonë dhe, në KPE, mund të diskutojmë sesi të punojmë për shkuar drejt një sistemi energjetik europian të ndërlidhur dhe me efekte zero në klimë. Dhënia përparësi investimeve në prodhimin europian të energjisë do të ndihmojë më tej për të përftuar pavarësi të plotë nga eksportet ruse të energjisë, ndërkohë që, pa dyshim, brenda një afati të shkurtër të gjitha vendet europiane duhet të punojnë për të gjetur zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë.
Në të njëjtën kohë, kriza e klimës mbetet një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi — këtë mund ta shohim çdo ditë në mbarë kontinentin. Kësisoj, na duhet të bashkërendohemi edhe për të çuar përpara ambicien e shprehur në mbledhjen e Konferencës për Ndryshimin e Klimës (COP26), në Glasgou, për të financuar përshtatjen klimaterike të vendeve në zhvillim.
Një tjetër sfidë e madhe është siguria kibernetike. Të gjitha vendet tona përballen me kërcënime kibernetike, ndaj ne duhet të forcojmë qëndresën e përbashkët kibernetike duke punuar me njëri tjetrin, për të siguruar institucionet dhe rrjetet tona.
Pos këtyre sfidave, na duhet edhe të investojmë në një agjendë pozitive për të ardhmen tonë të përbashkët.
Së pari e kryesisht, kjo do të thotë investim te të rinjtë tanë. Kështu, ne duhet të diskutojmë për kapacitete, konkurrueshmëri dhe qëndrueshmëri mbareuropiane të arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe novacionit dhe kjo duhet bërë sa më shpejt, pa asnjë vonesë. Duhet të vazhdojmë të nxisim shkëmbimet midis të rinjve dhe bashkëpunimin midis universiteteve dhe mund ta shfrytëzojmë KPE-në për të ndarë praktikat më të mira në këtë fushë.
Së fundi, duhet, po ashtu, të diskutojmë sesi të përmirësojmë tregtinë brenda Europës. Ne kemi nevojë për një kuadër të fortë të rritjes ekonomike dhe konvergjencës sociale në çdo anë të Europës. Është thelbësore që të mbështesim nismat rajonale e lokale të bashkëpunimit ekonomik dhe të investojmë në ndërlidhjen rajonale të transportit dhe tregtisë.
KPE-ja paraqet për ne një mundësi vendimtare për t’i parë në sy sfidat e përbashkëta. Europa duhet t’i japë formë së ardhmes së vet dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të punojmë së bashku si anëtarë demokratikë të familjes europiane. Kur punojmë së bashku, jemi më të fortë, më të sigurt, më të begatë. Kështu, në Pragë, na lejoni të ngremë një forum që është gjithpërfshirës dhe efektiv.
Mund të mbështeteni te përkrahja jonë për ta arritur këtë.
j.l./ dita

Kemi 32 vjet me genjeshtra do bejme si te bejme edhe 30 vjet te tjera.
Pastaj ne boten tjeter nuk ia kemi me nevojen BEse.
FOL EDVIN T’U THAFTE GOJA
FOL E MBRO TE DREJTAT TONA
MERR KRISTAQIN TEK UNOJA
SA S’TE KA DALE AKOMA BOJA
Mark Rutte, në takimin me shokun Edi në Nju Jork, para, në mos gabohem, një viti, u befasua dhe sikur u hipnotizua nga pregatitja cilësore në fushën e diplomacisë dhe trajtimi i problemeve në thellësin e tyre nga ministrja e jashtme e Shqipërisë, Xhaçka dhe nuk vonoj,
mbas dy javësh vrapoj me ngut në Tiranë……… për të pyetur Edi Ramën se çfar kriteri përdor ai për të rekrutuar ministresha kaq fantastike në kabinetin e tij dhe u mahnit me kriterin kryeministrit Rama me anë të krahasimit antropometrik artistik të portretit të kandidateve për deputete dhe ministresha me portretin etalon të zotit Dash Shehu fiksuar duke lëpir buzët me gjuhë mbasi ka ngrën një pjatë të shijshme me pilaf dhe fasule, një metodë ku në përzgjedhje të ministreshave gabimi është 0% dhe Markua,
mbasi mori dhe ca dhurata llobuese në ca qeska plastike të bukura që shqipëtarët përdorin kur blejnë patate, spece, fasule…..në tregun e perimeve, nga kolegu Rama, me portretin etalon të zotit Dash Shehu në xhep, zoti Mark iku, duke kthyer kokën mbrapa si i dashuruar me Shqipërinë, në Hollandë ku, me një herë, deklaroj që nuk do të kundërshtoj më që dhëndërri Edi Rama të futet kollovar në gjirin e subvencioneve dhe investimeve të nuses BE.
Po kështu zoti Rutte filloj riorganizimin e kabinetit duke përdorur kriterin shkencor Rama në përzgjedhjen e ministreshave por deri tani ka ngelur paksa i zhgënjyer se nuk ka gjetur një që të jet në nivelin e ministreshës ton Xhaçka.
Megjthëatë tashma Mark Rutte është bër vlla me Edi Ramën dhe po i ven shpatullat bashkpunimit për të shpëtuar BE nga shpërbërja prej krizës së luftës në Ukrainë. Në Pragë lideri global Rama do tu jap ca mësime të vlefshme matufëve të BE duke u treguar se si në 6 muaj krizë ai i rriti të ardhurat gati 500 miljon euro, ndërsa tregëtarët, të mëdhenjë e të vegjël, rritën fitimet 3 herë në krahasim me fitimet para fillimit të luftës në Ukrainë ndërsa populli shqipëtar……nejse…….. kush mender pjerth për popullin jeton apo ka ngordhur nga kriza….. në fund të fundit fllota e gomoneve po punon non stop në La Mansh për shqipëtarët e fundit që kan ngelur akoma pa emigruar……dhe Edi Rama
do të befasoj të pranishmit në Pragë me shtimin e potencialit energjitik të Shqipërisë me 4 Tera wat në vit, simbas deklaratës së ministres së tij të energjitikës Ballukes kur foli për mullinjtë e erës që do të prodhojn energji të gjelbër dhe liderat matufë të BE do të mahniten që, për këtë shtim të fuqisë, strategu Edi Rama do të ndërtoj 8000 centrale elektrikë me fuqi secili 500 Mega wat, sa HEC i Fjerëzës dhe me 64 000 centrale me këtë fuqi çdo vit deri në 2030, Shqipëria do të bëhet superfuqi energjitike e gjelbër jo vetëm globale por edhe në Galaktikën tonë duke shtuar fuqin me 4 Tera wat në vit.
Mbasi ta tund mjeshtërin e tij fantastike të sofizmave diplomatike të llojit “dhëndërr dhe nuse BE” në Pragë, dhe të pranishmit do të gajasen edhe me ndonjë barcolet nga ato të pabeve të lagjes së Brakës dhe do të pranojnë që organizimat e qëndrushme rajonale dmth Open Ballkan të mos preken, grupi lap i rrugës së Kardhiqes aty për aty do të qëndis këngën:
Në Pragë çu mbloth KPE-ja,
Fol o Edi të lumtë ajo goj,
Mësim nga ty pret gjith BE-ja,
Nga car Putini të shpëtoj.
Fol për të gjelbrën energji,
Me 4 terawat plus çdo vit,
Ballukja dhe ti o Edi,
Do na bësh superfuqi.
Fol o Edi të lumtë ajo goj,
Markua iso të mbaj,
Makruan me Sholcët të mbajn shënim,
Çdo gjë që Edi global mënçuria të thoj.
Hahahahahaha…shume e forte.