Pas rritjes së pagave në disa kategori të caktuara, kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme se do të detyrojnë edhe privatin që të rrisë pagën.
Sipas tij, rritja e pagave në sektorin publik do të detyrojë edhe atë privat të bëjë të njëjtën gjë për shkak të burimeve njerëzore.
Kreu i Qeverisë theksoi se ka nisur një proces komunikimi me sipërmarrjen private për mbrojtjen e kapitalit njerëzor.
“Është një proces i ndërthurur sepse rritja e pagave në sektorin publik rrit patjetër dhe aftësinë e sektorit publik për të thithur burime njerëzore më të kualifikuar. Nga kjo sektori privat do të jetë i detyruar të rrisë pagat. Sot pagat në sektorin privat po rriten me shpejtësi. Sot jemi në një situatë ku kemi filluar një proces komunikimi me sipërmarrjen private për të sensibilizuar sipërmarrësit lidhur me domosdoshmërinë, e mbrojtjes së kapitalit njerëzor. Ne jemi optimistë dhe shikojmë shenja pozitive nga sektorët private. Natyrisht do të marrim dhe masa tjera. Për ne nuk është vetëm rritje pagash por dhe mbrojtje e punonjësve dhe punëtorëve në kompani të ndryshme nga shfrytëzimi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama e quajti “skandaloz” vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, në favor të Francesco Becchetti-t.
Ai tha se që javën e ardhshme, Shqipëria “do të hapë probleme të mëdha” me këtë gjykatë, ndërsa shtoi se po analizohet edhe mundësia për të dalë fare nga juridiksioni i saj.
I vendosur, kryeministri shtoi se nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për biznesmenin, të cilin e quajti ‘mashtros’.
Pyetje-Përgjigje:
Pyetje: A ka pasur ndonjëherë bllokim të llogarive të Albkontrollit në Bruksel dhe a mendoni se në rast se nuk ka pasur, do të ketë një bllokim të tillë për sa kohë që gjoba që Becchetti i ka vënë shtetit shqiptar, që ka fituar në Arbitrazh vazhdon të jetë në fuqi?
Edi Rama: Së pari meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqa e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre, në vend se të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje po analizojmë dhe mundësinë e daljes fare nga ai juridiksion, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur. Por ajo që ka rëndësi sot, për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja dy vjetësh që Shqipëria i ka paguar ato para. Po këta njerëz kanë shpërndarë edhe fletëpalosje në makina në bulevard dhe poshtë dyerve, që ikën 100 milionë. Dhe ja që këta 100 milionë nuk paskan ikur pra dhe ju tani po bëni pyetjen a janë bllokuar a s’janë bllokuar, domethënë që s’janë fare, gjëkundi në xhepin e atij ‘mashtros’. Edhe mendoj që ky është momenti që t’i kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer për kaq shumë kohë duke i thënë të kundërtën. Sa i përket luftës me të, pa asnjë diskutim ne e bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund, edhe pa këtë soj të prishur shqiptarët.
Shqipëria deri më sot nuk ka paguar asnjë kokërr leku. Sepse është një botë shumë e komplikuar e me shumë procedura dhe po bëhemi gjithnjë e më të aftë për ta përballuar presionin.
j.l./ dita

Duhet lidhur se po na merr me qafe te gjitheve.
Po ku ka me “mashtro” se ty mer karminister. Nuk ka rendesi fakti a ke paguar apo jo ndonje “kokerr” leku sic te pelqen te shprehesh ti halabakçe e si e ke zakon. Rendesi ka fakti qe nje gjykate nderkombetare e ka denuar Shqiperine te paguaje ato para. Pse? Sepse per te plotesuar tekat e tua ti ke bere edhe ligjin edhe Maliqin ne kete vend te shkerdhyer prej 80 vjetesh qe quhet Shqiperi. Mos u fshih prapa gishtit duke thene qe s’ke paguar apo qe nuk do te paguash. Pyetja eshte a eshte denuar Shqiperia te paguaje apo jo? dhe pse?
nuk me intereson fare ca thone “ata njerez” lart e poshte, pyetja eshte A eshte denuar QIperia te paguaje?
A ke humbur gjyqin o qelbesire e kapardisur me pushtet?
Dhe pse?
Dikush duhet te marre persiper misionin e pamundur ti shpjegoje ketij injoranti kryeminister se :
E para – Rriti ti pagat se pari si qeveri se nuk ke thene kurre ne 10 vite “Rritje pagash per sektorin Buxhetor” por je mjaftuar me vetem “Mjeket e Arsimtaret”. Sa per privatet, kjo thirrja jote eshte nje SHOW
E dyta – Vendimi Arbitrazhi ka forme te prere e nuk varet nga oreksi yt per ta shlyer gjoben por te sekuestrohen asetet der dhe ne ambasadat jashte per ta shlyer, biles vonesat shtojne kamaten.
Ka mi pagu se sban
Cari jone thote nuk pergjigjem se ruaj konfidencialitetin.
Sikur, valle eshte duke bere llogarite per ato qe i la i jati dhe jo duke shpenzuar nga taksat e ketij populli te cfilitur, ne kufijte e ekzistences.
Zot, ndalja doren ketij sharlatani! Egoja, e te cilit paska qene instikti i bishes se terbuar.
Cari jone thote: nuk pergjigjem se ruaj konfidencialitetin.
Sikur, valle eshte duke bere llogarite per ato qe i la i jati dhe jo duke shpenzuar nga taksat e ketij populli te cfilitur, ne kufijte e ekzistences.
Zot, ndalja doren ketij sharlatani! Egoja, e te cilit paska qene instikti i bishes se terbuar.