Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Drejtësia Made In Albania do të zhbëhet për të rigarantuar pavarësinë e parlamentit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Drejtësia Made In Albania do të zhbëhet për të rigarantuar pavarësinë e parlamentit
Lajmi i funditPolitike

Rama: Drejtësia Made In Albania do të zhbëhet për të rigarantuar pavarësinë e parlamentit

Published: February 8, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mosvendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e tij për pezullimin e një anëtari të qeverisë nga Gjykata e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme.

Gjatë fjalës së tij në podcastin ‘Flasim’, Rama u shpreh se këtë betejë me drejtësinë do ta vazhdojnë deri në fund.

“Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor” – u shpreh ai.

- Publicitet -

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
33 Comments
  • Vlora 97 says:
    February 8, 2026 at 9:12 am

    Pse duhet të jeni të paprekshëm ju?
    Drejtsia e re për ju u krijua

    Reply
  • prehistoriku says:
    February 8, 2026 at 9:14 am

    Si flet ky sikur dje u mor vendimi per t kriju spak gkko
    Po ku ishe o klloun kur i votuat keto ligje?

    Reply
  • Kur përçmon fjalën e lirë says:
    February 8, 2026 at 9:15 am

    Po rruget pse bien zoti Rama
    Tunelet pse kan mare uje
    Gjysma e fondeve jan vjedhur
    Sipas teje nuk duhet te jepni llogari

    Reply
  • 1317 says:
    February 8, 2026 at 9:15 am

    700 tenxheret e satëme
    Ti do që të dëgjojm vetëm podkastin tënd vetmasturbues

    Reply
  • Arben says:
    February 8, 2026 at 9:16 am

    Po mor po
    Vec ju mos prekeni

    Reply
  • Emigranti says:
    February 8, 2026 at 9:19 am

    Fjalime per xha Temen
    Si nuk ka nje dit mos dali ne media ky
    Kryenibister dit nat ne ekran
    Kjo ponqe este 100 perqind made in albania o Ram
    Jo qe te te heroj drejtesia ty dhe Ballukin
    Ketu ne Greqi Micotaqi del direkt nr TV njher ne kaq koh, besoj ne gjith Evropen keshtu esht
    Dhe ketu jan duke e hequr fare imunitetin
    Pse keni frik kur nuk keni asgje per te fshehur?

    Reply
  • Ptu hajdut me cizme says:
    February 8, 2026 at 9:20 am

    Doli hapur palacoja

    Reply
  • TIRONA says:
    February 8, 2026 at 9:39 am

    “..nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë..”

    !!!!!

    Shif si ekzagjeron qe t dali te batutat prej pizevengu
    O karagjoz.
    Prokurot e gjykates i paguajm per te te kontrolluar ty

    Reply
  • Qytetari says:
    February 8, 2026 at 9:41 am

    Rame,
    Dritëroi ka qënë një nga njerzit me te rëndësishëm në tranzicionin nga PPSH në PSSH.
    Ka qënë po Ai qe ka shkrojtur romanin: Shkëlqimi dhe Rënia e shokut Zylo.
    Me poshtë keni një përmbledhje:
    “Shoku Zylo është një funksionar i lartë shteti që flet shumë, shkruan pafund raporte e fjalime, por në thelb është i paaftë, mediokër dhe i shkëputur nga realiteti. Ai paraqitet si njeri me ide “të mëdha”, por gjithçka që bën është bosh, formale dhe absurde. Demka, ndonëse e kupton këtë, i bindet verbërisht dhe kontribuon në ndërtimin e imazhit artificial të Zylo-s.”

    Mesazhi kryesor: kur mediokriteti kombinohet me pushtetin dhe servilizmin, lind absurdi — dhe shoqëria e paguan çmimin.

    Reply
  • Vl says:
    February 8, 2026 at 9:44 am

    Ne pith te robve do vini te gjith PS e PD menduat se sdo tu hynte gjemb ne kembe prandaj keni filluar dhe flisni perçant RQ

    Reply
  • Tut kaptin modhi says:
    February 8, 2026 at 10:09 am

    Drejtesia e re me gjyqtar te vjeter te plepave te Saliut,,,,

    Reply
  • Trapajani nga kukesi says:
    February 8, 2026 at 10:20 am

    Duhet te rinovohen,,gjin gjonat dhe Arjan ndojet e tjere,,është plot me gjin gjona drejtesia shqiptare,,e Arjan ndojat prokuror me kryekrimineli ne makina,me dosje pronash,,,dhe me keta te rinovohet PD ne parlament,,si deputet,,,,nja dy here i përmendi pronat Saliu dumanit,dhe Dumani e futi koken ne bythe,,,dikush e ka par Shkelzen Berishën te kaloj pragun e spakut,po’ Argita Berishën,,

    Reply
  • Remo says:
    February 8, 2026 at 10:30 am

    “Drejtesia made in Albania, do te zhbehet per te rigarantuar pavaresine e parlamentit” thote garanti i Kusareve te atij parlamenti! Po si more Pallosh, na doli “made in Albania” kjo drejtesi kur vetem perpara s’e te plaste skandali i Llogorase, ti dhe Zegjine tallavate, kete drejtesi te re, e quanit jo vetem arritje tuajen, por edhe Krenari per brezat
    qe do te vinin prapa?!

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    February 8, 2026 at 10:44 am

    Pavaresine e Kujt parlamenti!?
    Te ndin te babà Saliut,Mul Nokes Taulant alles Gjin Gjonave te Arian Ndojave apo 95 Banditeve qe Ke EMRUAR ti dhe KRRIMINELIN Sali e vota e 40 perQInd-shit eshte kthyer ne leter HIGJENIKE!?
    Jep urgjentesisht dorheqje po te Ka ngelur pakeze MORAL e shqiptarizem ndryshedo Behesh koke’ turki e babait tend shpirterore,SS- Serbit Sali!

    Reply
  • demo says:
    February 8, 2026 at 11:06 am

    Edviniiiiiiiii!Dote plagjatoj kalamburet e tua,qe e bejne te bardhen te zeze dhe katranin debore,sipas interesit.”C`Bllokimi i Tik Tok eshte rezultat i nje procesi serioz per adresimin e shqetesimeve. C`bllokimi i Tik Tok eshte rezultat i nje dialogu interaktiv per vendosjen e filtrave mbrojtes.Tik Tok eshte i aksesueshem”,,etj.etj.Mund te mbushi nje roman me fjale kurvash,vetem te verteten nuk e thote:KOMPANIA E HODHI NE GJYQ.
    Cfare Drejtesie do c`besh Tiiiiii.Ate drejtesi e ngriti SHBA DHE BE,per te kontrolluar Ty,,se ty nuk te ruajne dot gjithe qent e kufirit,o Edi Rama,o hajdut!Ti po nuk vodhe,plas! Po bllokove imunitetin e Ballukut ne parlament,ty do te perjashtojne me gjithe parlament nga Negociatat e BE. Nje toge e kompanise nderhyrjes shpejte DEA DO ZBARKOJE NE SURREL.
    Me tuta burgu do te veshin or qyq! Si Maduro. Ne shyqyr qe e kemi ate SPAK,,hajduti do ta c`beje??????????
    Beje prove,beje,,se ty nje TIK TOK te beri te lepish,Ate qe peshtyve.

    Reply
  • ILIR says:
    February 8, 2026 at 11:51 am

    Erdhi rradha jote o Rama,pas Ballukut sa me pare edhe ti qe te shpetoje sa do pak qe ka mbetur nga hajdutlleqet e takemit tuaj.

    Reply
  • Binjaku says:
    February 8, 2026 at 12:40 pm

    “Budallallëk Botëror” apo Drejtësi Shqiptare? Kur Kanuni është më modern se Kryeministri

    Në reagimin e tij të fundit mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të kabinetit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi një gjuhë të ashpër e përçmuese, duke e cilësuar aktin si një “mjet të paparë në botën demokratike” dhe një “budallallëk botëror”. Sipas tij, pezullimi i një ministri nga drejtësia është një shpikje “Made in Albania” që cënon pavarësinë e ekzekutivit dhe që, në thelb, pengon punën e qeverisë për shkak të disa “procedurave teknike”.
    Por, nëse gërvishtim pak sipërfaqen e kësaj retorike moderne dhe shohim thellë në “ADN-në” juridike të shqiptarëve – te Kanuni i Lekë Dukagjinit – kuptojmë se Kryeministri jo vetëm që gabon në raport me standardet e demokracisë, por është në konflikt flagrant me vetë historinë dhe traditën shtetformuese të kombit që drejton. Kanuni, ndryshe nga ç’mendohet shpesh si thjesht një kod i gjakmarrjes, ishte mbi të gjitha një kushtetutë e rreptë e llogaridhënies publike, e cila në shumë aspekte, shfaqet më moderne dhe më e pakorruptueshme se sa elita jonë politike e vitit 2026.
    Kryeministri ankohet për pezullimin e një zyrtari si një masë ekstreme, duke nënkuptuar se mandati i popullit ofron një lloj imuniteti të shenjtë. Por Kanuni nuk njohur kurrë “Të Mëdhenj” të paprekshëm. Në kodin e maleve, Kreu i Fisit apo Flamurtari – ekuivalentët e ministrave të sotëm – ishin subjekte të ligjit njëlloj si çdo bari apo bujk. Teksti i vjetër është i qartë dhe i pamëshirshëm: “Kreu i fisit… në faj do të peshohet prej Flamurtarit, Krenvet tjerë të Flamurit e prej Vogjlije.” Pra, në traditën tonë, pushtetari nuk qëndronte mbi ligjin; ai ishte subjekti i parë i tij. Nëse bënte faj, ai gjykohej jo vetëm nga kolegët e tij, por edhe nga “Vogjlija” – populli i thjeshtë. Pezullimi nga detyra, që sot Ramës i duket “budallallëk”, për Kanunin do të ishte thjesht hapi i parë dhe më i butë. Për faje të rënda që dëmtonin komunitetin, Kanuni parashikonte “leçitjen”, një masë drakoniane ku fajtorit i digjej shtëpia, i priteshin pemët dhe dëbohej me gjithë plaçkë nga vendi.
    Mbrojtja politike vazhdon me argumentin se ministrja nuk akuzohet për korrupsion, por për “shkelje barazie në tendera”, duke e trajtuar këtë si një luks juridik apo një “turbullirë tenxheresh”. Ky relativizim bie ndesh me themelin e shërbimit publik shqiptar. Për Kanunin, barazia në shërbim është e shenjtë. Mullisi dhe Farketari, si shërbyesit publikë të kohës, kishin një detyrë supreme: “Farketari nuk do të shikjojë dashamirisin, as nuk do të veçojë të pasmin prej të papasmit… Detyra e tij asht me i a vû menden rendit.” Shkelja e radhës apo barazisë për hatër të dikujt, në Kanun nuk është gabim teknik; është cënim i rendit shoqëror. Nuk ka rëndësi nëse ka para nën dorë apo jo; favorizimi në vetvete është faj dhe cenim i besës publike.
    Ndoshta aspekti më cinik i këtij debati është përdorimi i votës si mburojë. Argumenti se “na kanë votuar njerëzit” për të justifikuar qëndrimin në detyrë të personave nën hetim, përbën fyerjen më të madhe që mund t’i bëhet zgjedhësit shqiptar. Kur politika thotë se ata që hetohen nuk duhet të largohen sepse kanë mandat, ajo praktikisht po e trajton elektoratin si “Jatak”. Në Kanun, Jatak thirret ai që strehon cubat dhe mban mallin e vjedhur. Të thuash se populli të ka votuar që ti të vjedhësh apo të mbrosh abuzuesit, do të thotë të pretendosh se shqiptarët, me votën e tyre, kanë legalizuar vjedhjen. Kjo është një gënjeshtër historike. Kanuni thotë qartë se “Hajnia asht e marre” dhe se “Cubi nuk ka nderë”. Shqiptarët votojnë për të pasur një “Zot Shtëpie” që mban rregull, jo për të pasur “Hjekës” që vjedhin shtëpinë e tyre nga brenda.
    Dhe çfarë ndodh kur drejtësia vepron? Në vend që të distancohet, politika zgjedh të sulmojë gjykatat, duke bërë atë që Kanuni e quan “Gjyq mbi gjyq” – një veprim i ndaluar që sjell anarki. Duke mbrojtur vartësit e akuzuar dhe duke sulmuar organet e drejtësisë, Kryeministri rrezikon të bjerë në kategorinë e “Simahorit” – atij që i bëhet krah fajtorit në mbrapshti. Tradita jonë e kërkonte ndryshe: zyrtari që kapej në shkelje apo anshmëri, “mbetet me faqe të zezë dhe nuk merret ma kurr per Plak”. Kjo “faqe e zezë” ishte humbja e përjetshme e mandatit, standardi që sot politika po përpiqet me çdo kusht ta shmangë.
    Por drama e sotme shqiptare nuk luhet vetëm nga një aktor. Ne gjendemi nën presën e dyfishtë të një klase politike që, pavarësisht ngjyrave, po gërryen besimin te shteti. Nga njëra anë kemi Kryeministrin që quan “budallallëk” zbatimin e ligjit, duke nënkuptuar se rregullat e botës së qytetëruar nuk vlejnë për ne. Nga ana tjetër, kemi Kryetarin e Opozitës që e quan shtëpinë tonë të përbashkët “narkoshtet”, duke i vënë vulën e dështimit total dhe kriminal.
    Të dyja këto palë, ndonëse duken armiq të betuar, bëjnë të njëjtën gjë: ushqejnë tezën e vjetër të armiqve historikë të kombit shqiptar – se ne jemi fise anarkike, të paafta për të ndërtuar shtet, ligj dhe rregull. Ironia tragjike është se këta dy zëra, që flasin kaq zi për aftësinë e këtij vendi, gëzojnë çdo privilegj që ky “shtet i dështuar” ofron. Sipas logjikës së Kanunit, ata sillen si “Bukëshkalë” dhe “Hjekës”: hanë bukën e vendit, gëzojnë ofiqet, dhe punojnë për t’i vënë “faqen e zezë” Shqipërisë, qoftë duke qeshur me ligjin, qoftë duke e mallkuar vendin si strofull kriminelësh për interesa të ngushta pushteti.
    Shqipëria nuk është as “budallallëku” i Kryeministrit dhe as “narkoshteti” i Opozitës. Shqipëria është vendi i Kanunit, një prej sistemeve më të vjetra juridike në Evropë, që provon se ky popull di të bëjë ligj, di të mbajë rend dhe mbi të gjitha, di të ndëshkojë fajin kur lihet i lirë ta bëjë këtë. Problemi nuk jemi ne, as historia jonë. Problemi janë ata që kanë zënë vendin e “Krenëve” dhe kanë harruar se detyra e parë e Kreut është të mos i bëjë “faqen e zezë” vendit të vet duke u bërë mburojë e së keqes.

    Reply
  • Dashi says:
    February 8, 2026 at 1:52 pm

    Demo , merr një brisk , po kujdes ver syzat , se je plak dhe mos shkakton prerje dhe , e di vetë ti ; Ramës ja ruaj lart e poshtë e poshtë e lart .

    Reply
  • xxx says:
    February 8, 2026 at 2:22 pm

    Ti per podkaste je njish.
    Se si politikan, je aburditet i gjalle.
    Kot nuk vazhdove filmat me Ermal Mamaqin, do e kishe marre nominimin per Oscar.

    Reply
  • Detari says:
    February 8, 2026 at 3:48 pm

    ne cilin shtet ne bote qeveria del hapur ne sulm kunder drejtesise?

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    February 8, 2026 at 3:52 pm

    Ermali nip i Olldashit Solol
    Te DY nipa te Mamaqit Dashnor
    Si nipa te ish bllokut
    Ne piedestal i ngriti ky Horr!

    Koli,qiresi i motres se Medise
    Si ish Nip i Mamaqit Dashnor
    Minister i brendshem i Salise
    Emer rruge i vuri ne Tiranes ky HORR!

    Per meriten se Olldashi
    Daja i ermalit vdiq mbi DAFLLAK
    Dite zije shpalli nudisti EDvin
    GJYSEM shtize flamirin bajrak

    Reply
  • skela says:
    February 8, 2026 at 4:00 pm

    Pavarësisht nga të gjitha parlamenti i zgjedhur nga populli është dhe duhet të jetë institucioni më i lartë në vend. Është ai që harton ligjet dhe asnjë gjykatë në botë nuk ka të drejtë t’i kundërshtojë apo të mos i zbatojë ato ligje. Problemi është se pse i Gjati u kujtua tani, që po i rrezikohet posti zëvendëses së tij alabake, e paaftë, kurvë ( shprhej që e përdor ajo vetë) etj etj.

    Reply
  • Artan says:
    February 8, 2026 at 4:10 pm

    Jepini pergjigje Dekarit

    Reply
  • chp says:
    February 8, 2026 at 4:34 pm

    per komentuesin Binjaku
    i nderur ke bere nje interpretim te sakte te Kanunit por ke gabuar ne personazhet qe interpreton…
    Dukesh qe je nga ato tipa qe hedh
    Bomba Atomike per gabimet e Rames
    dhe leshon shashka tymuese per Sali “Simahorin” vampirin e viqidolit…
    Bej pjese te ata shqiptare qe them se Rama ka bere harakiri qe i besoi Donald Luse kur bene kriminalisht ligjin per Spakun qe ky i fundit do shqyrtonte vetem cfare do ndodhte pas vitit 2013…Pra KANUNI I DONALD LUSE per Spakun
    amnistoi super krimet e Berishes….Dhe Rama ashtu si Thaci bene vetevrasje me gjykata per posacme qe u bene sacme.ne koken e tyre
    ,,,,,,,
    Ti mor Binjak mos luaj kapucash se Kanuni e quan “Gjyq mbi gjyq” kete te Salihorrit tuaj
    para te cilit Rama eshte mikroskopik
    Kqyre or jaran cka ka bo karaduzi juaj :
    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperble te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit
    ———————
    Thone nga malsia: ….ç’ka bon i ligu,habitet i forti

    Reply
  • Aldrin says:
    February 8, 2026 at 4:41 pm

    Po pse, Qeveria nuk eshte Made in Albania?
    Cfare kerkon mor qen?
    Te vjedhesh dhe ta mbash banden e Hajduteve ne Parlament te paprekshme?
    Zhben Shtetin Ligjor si pa te keq fare.
    Zhduku Qen i Ndyre Antishqiptar.
    Nje ore e me pare, hajdut i poshter, kriminel i degjeneruar. Tradhetar i Shitur.
    Zan Caushi ishte me i drejte e me patriot nga ty, o Kurve E Vucicit

    Reply
  • vlonjati says:
    February 8, 2026 at 6:02 pm

    Lum Edi Rama qe ka nja dy mbrojtes te flakte ( me emra tregojne qe jane me shume ) si chp dhe Dashi por ky Dashieshte me i flakte dhe me i “edukuar” !

    Reply
  • Katiu says:
    February 8, 2026 at 8:57 pm

    Ky , Rama , është bërë krejt i padurueshëm . Një popull tjetër me kohë do ta kishte flakur në plehera . Po ne jemi ndryshe , jemi mësuar me në krye plehera .

    Po ky pis po qelbet ç’do ditë e më shumë ….

    Angazhohet që , gjykaten e sotme made in Albania sipas tij ,do ta bëjë moderne ,si parlamentin. — Vuri veshin , palamenti është bërë me listen Rama + Berisha .

    Po i them vetes STOP !
    Po llomotis gjëra të thena e stërthëna . Bollë me keto . A ka ndonjë trim ky popull që të vërë në vënd nderin e tij . Siç duket s’paska . Popull fatkeq, duron atë që s’durohet _ poshtrimin .
    Rama eshtë një kukull në duartë e Ballukut , një lodër ,është skllav i pisllëqeve të tij dhe do luftojë deri në fund si ta urdhërojë Balluku .

    Rama në jetën e tij ka dhënë shumë prova se është një burrë i pështirë , i pa karakter , i krimbur në vese.

    Me këtë Ballukun Rama doli lakuriq , doli ai që është – imoral në të gjitha kuptimet !

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 9, 2026 at 7:43 am

    Krieministri asht sovrani me votë të popullit që ska gjyqtar që e rrëzon. Po sikur një shtet armik të investojë për të rrëzuar një qeveri nga cila anë qëftë si i bahet. Kështu që Kyeministri asht i paprekshëm.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    February 9, 2026 at 8:19 am

    Per Shkodranin pre Puke ( Belgjike) , ke shume te drejte . K/Ministri eshte i zgjedhur nga populli dhe ka te drejte te beje ç’te doje sepse nuk ka gjygjtare qe e denon keshtu qe eshte i paprekshem ! Per kete dhe Berisha nuk mund te denohet sepse ishte i zgjedhur nga populli kur i beri ato krime !

    Reply
  • skela says:
    February 9, 2026 at 10:31 am

    E ke gabim o shqiptar. Dhe shkodrani ka të drejtë. kryeministri në detyrë nuk mund të preket nga asnjë gjykatë. Por kur të mos jetë më në detyrë ai mund të hetohet si gjithë njerëzit e zakonshëm për çfarë ka bërë kur ka qënë kryeministër. Është i zgjedhur nga populli, nëpërmjet Kuvendit. Ndërsa gjykatësit janë të emëruar dhe jo të zgjedhur. Ndryshe bëhet bishti më i rëndë se sqepari.

    Reply
  • Kristian Shahinas says:
    February 9, 2026 at 11:10 am

    Jake ne vete o popull! Ceshte kjo:Kryeministri ne detyre nuk preket nga asnje gjykate edhe kur kapet gafil duke vjedhur,edhe kur kapet duke vrare?Drejtesia ka prere koka mbreterish dhe koka Perandoresh,jo nje cope hajdut bojaxhi,klown Samitesh.

    Reply
  • Toni says:
    February 9, 2026 at 11:47 am

    O skela, po sikur kryeministri te zgjidhet perseri dhe perseri dhe perseri?! Dhe te vjedhe perseri dhe perseri dhe perseri taksat tona? Demokracia nuk mund te zevendesoje kurre drejtesine, apo nuk ke degjuar kurre per ndarjen e pushteteve zotrote dhe shkodrani?! Ne nje sistem demokratik nuk ka asnje person te paprekshem, perndryshe eshte mbreteri biles e kohes se mesjetes, sepse sot edhe mbreterit gjykohen. Logjike delirante te kerkosh paprekshmerine e nje personi, por keto cudira ndodhin jo pa te drejte ne Shqiperine tone, sepse pikerisht ka nje shumice qe ndjek pikerisht kete logjike te cmendur: njeshi eshte i paprekshem dhe ai garanton gjithcka: ekonomine, mbrojtjen, drejtesine, te ardhmen e atdheut. E kishim per 45 vite, e kemi edhe per keto 35 vite, e mesa duket do ta kemi gjimnone ATE.

    Reply
  • Sos says:
    February 9, 2026 at 12:17 pm

    BEJA FORRA SPAK
    SHPRESE E VEGJELISE
    MOS E UL KURRE KOKEN
    PARA QEVERISE

    CFARE DREJRESIE KEMI
    SOT DO VERTETOHET
    PUSHTETI I KATERT
    PER TURP PO SFIDOHET

    VETEM NJE PIKTOR
    LIGJIN PO.MOHON
    KU JE DREJTESI
    MILET A DEGJON

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  • Çfarë ndodh pas Ramës?
  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. Ad on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  3. Vlora 97 on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  4. Vlora Vlora on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  5. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?