Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama firmos 15 procedura konfiskimi të ndërtimeve pa leje: Do përdoren për interes publik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama firmos 15 procedura konfiskimi të ndërtimeve pa leje: Do përdoren për interes publik
KryesorePolitike

Rama firmos 15 procedura konfiskimi të ndërtimeve pa leje: Do përdoren për interes publik

Published: November 21, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka firmosur 15 procedura të konfiskimit të ndërtimeve pa leje pas aksionit të qeverisë për të goditur këtë fenomen.

Në një video-mesazh nga zyra e tij në Kryeministri, Rama thotë se këto ndërtime do të përdoren për interes publik.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale. Ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar”.

- Publicitet -

Kryeministri flet edhe për kritikat e akuzat e bëra në adresë të qeverisë pas nisjes së këtij operacioni, për të cilat thotë se sot u provuan që asnjë prej tyre nuk qëndron.

“Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik! “Është thjesht shoë për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë. “Është pazar me oligarkët për t’ua kthyer mbrapsht të legalizuara metrat e katet pa leje”! Ja që as kjo s’ishte e vërtetë. “Është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor”! Gënjeshtër e madhe edhe kjo, sepse qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd dhe edhe po të dojë madje dhe konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është që për të gjitha këto, letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve. Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ultësie morale e tretjeje të normave etike, ku pasqyrat e informimit janë shëmbëlltyrat më ulëritëse të dezinformimit dhe ku gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, mbushin pa pushim kanalet e komunikimit. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të them atë që bëj dhe të bëj atë që them, deri në fund”, thotë Kryeministri Edi Rama në video-mesazhin e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Mandi says:
    November 21, 2022 at 1:16 pm

    Ben shume mire Kryeministri Rama qe ka bere reforme per Kontrollin e teritorit. E gjithe bota e zhvilluar ku sundon ligji e ka.
    Por qe te besh si bota duhet te kete esdhe administrade te pergjegjshme.
    Ne perendim sapo ben nje kerkese per leje ndertimi , menjehere vihen ne levizje dhe funksion Grupi i inxhiniereve te Bashkive.
    Duhet te arrihet edhe ketu qe administrata te vihet ne levizje dhe ne funksion te Kerkesave per leje ndertimi dhe te zbatohet parimi i barazise para ligjit.
    Nuk duhet te ndodh qe per dy vila ngjitur afersisht me parametra te njejta njeres i jepet leje per shtese kati dhe tjetres Jo.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 21, 2022 at 1:16 pm

    Mengadale o Edi Rama me konfiskimet enveriste:

    sepse:

    Ndertimet pa leje nuk kane letra ndertimi, domethene qe nuk kane kaluar proceduren standarte te kontrollit te ndertimit te parashikuar me ligj dhe per kete arsye nuk jane te sigurta per t’u bere zyra administrate publike apo private, ndryshe punonjesit qe do te akomodosh ti si kryeminister i gjithedijshem dhe fuqiplote ne keto zyra konfiskimi mund te perfundojne poshte betonit si viktimat e tua te Thumanes do kohe me pare

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    November 21, 2022 at 1:31 pm

    Edhe kjo eshte mashtrim elektorel,.Nuk e percakton qeveria sekuestrimin,por gjykatat.

    Reply
  • Maliqi says:
    November 21, 2022 at 2:05 pm

    Ndertimi pa leje eshte veper penale, per rrjedhoje konfiskimi eshte pasoje e gjykimit te subjektit te vepres. nuk behet konfiskimi me akt administrativ pasi i bie qe te jete shtetezim, te cilin kushtetuta e ndalon . me ligj shteti ka te drejte qe me akt administrativ te shembe ndertimin pa leje por jo ta shtetezoje. ka ndonje jurist aty ne kryeministri apo ?

    Reply
  • Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. says:
    November 21, 2022 at 2:15 pm

    Mashtruesi ordiner firmos zhbërjen e Shtetit!Qeveri gangsterash që bën pakt me paligjshmërinë!

    Reply
  • fteri says:
    November 21, 2022 at 4:17 pm

    2258kg ar !….ti qënke hajdut i floririt BSH-së si Fullani ,Iliri Meta ,Sli Berisha që bënë balancën e arit vendit vetëm kryeministri ka tagrin ,jo të tjerët,e more veshë ?!!!!|

    Reply
  • Andis says:
    November 21, 2022 at 4:30 pm

    I kontrollon shteti.Jepjani familjeve te policeve te vrare ne krye te detyres.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 21, 2022 at 5:32 pm

    Ore ti Andis dallkauku po si flet kaq papergjegjesi ne kete forum te nerum, cili shtet kontrollon ndertimet pa leje?

    SHTETI I NDERTIMEVE TE THUMANES DHE TE DURRESIT QE I REZOI PALO TERMETI SIR TE ISHIN LODRA PREJ RERE?

    Ndertim pa leje do te thote qe s’ka letra te miratuara me firme dhe vula: projekt, preventiv, kontroll projekti, kontroll supervizori, leje ndertimi dhe leje shfrytezimi, nuk ka as cetifiktata te kontrolluara per cilesine e materialeve te ndertimit, si do ta beje shteti kete proces te gjate dhe ndrlikuar, PAS PILAFIT? Qe do te garantoje punonjesit. Zyrave te konfiskuara te Edi Rames qe nuk do t’u bjere catia mbi koke dhe do t’i gropose poshte betonit si viktimat e mashtruara nga Edvini ne Thumane?

    Reply
  • mali says:
    November 21, 2022 at 6:05 pm

    Loqe kandari jeni qe nga intelektuali e deri fteri.Kjo foto ore loqe behet nga Rasputini qe t’u tregoje popullit loqe qe kryeminstri punon ne zyre.Realisht ai nuk e di ku e ka zyren vetem del nganjehere qe te shikoje vendosjen e ndonje objekti kur fton dike ne zyre .

    Reply
  • Antishqiptari says:
    November 21, 2022 at 6:31 pm

    Ha-ha-ha-ha, te lumte o njeriu yne! Me 2013 premtove te mos lejoje asnje ndertim ne Ujin e Ftohte pas tunelit, ne Vlore! Ne antishqiptarve na hyri pak frika, se mos vertet e mbaje fjalen! Mirpo ndertimet buze detit pas tunelit vazhduan cdo vit, e cdo vit ti shkoje ne Vlore dhe i shihje! Ndaj ne antishqiptaret te falenderojme nga zemra qe tall koqet me kete popull, qe tallesh me drejtesine dhe njerezit e ndershem, qe e duan ate vend! Vazhdo me perralla dhe shkaterroje edhe qendren e Tiranes! Je njeriu yne me i besuar!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 21, 2022 at 6:34 pm

    Po mire o mali erotiku po pse e ben debatin me Loqe dhe Penise si ai miku i Enverit qe e kish hallatin sa Blendi Fevziu shtatin?

    kur:

    Mesa duket nga sabahu qe nuk kemi kontradikta antagoniste ne parim qe te gjitha konfirmojne injorancen e Edvinit ne drejtimin e shtetit?

    Reply
  • Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:
    November 21, 2022 at 6:50 pm

    apartamentet e konfiskuara ti jepen deputeteve te varfer qe nuk kane shtepi.

    Reply
  • mali says:
    November 21, 2022 at 7:49 pm

    Mos u merzit intelektual se jemi ne tavoline shokesh me kafe alla turka dhe fernet korce dhe ketu fjala loqe eshte perkedheli jo ofendim.Jemi te dy ne nje linje por une jam me i serte sepse e njoh enverizmin me mire se sa ti.

    Reply
  • !!? says:
    November 21, 2022 at 7:50 pm

    Po asaj plakës nga Narta që u burgos për ndërtimin kriminal pa leje të qymezit shum katësh për pulat do ti sekuestrohet qymezi dhe përse kryeministri Rama do ti shfrytzoj katet e qymezit në sekuestro? Kalbeni në burg plakën , oj …..pleqëri dhe ndërton kotecin shumkatësh pa leje të bashkisë.

    Sa mirë që duke u bër edhe pronar satelitësh, kragjos kryeministri do të zbuloj nga hapsira kozmike edhe ndërtimet shumë katëshe që lejohen nga ai të ndërtohen pa leje, se kotecet e plakave nuk kan nevoj për satelitë për tu zbuluar, kotecet zbulohen se janë 20 – 30 katëshe dhe kryeministri që nga zyra e zbulon menjëherë kotecin e pulave në Nartë, por vështirsia qëndron te shumkatshet pa leje të Tiranës 100 metra larg kryeministris dhe bashkis që kryeministri dhe kryetari i bashkisë nuk i zbulojn dot mor aman se nuk janë kotece bër nga plakat për pula.

    Më pëlqen shkathtësia dhe vendosmëria e kryeministrit që me vrull…………pam, pam, pam…….një breshëri prej 15 pam pamesh për konfiskime katesh që me leje të tij u ndërtuan pa leje. Nuk e di, në vitin 1945, a firmoseshin nga shoku Enver me kaq imulsivitet dhe inat si Edi Rama dekretët për konfiskime?

    Me cilin ligj dhe cilit institucion ligji i jep të drejt për të konfiskuar pasuri të ndryshme?

    Të më thoni, mos është dikush fajtor që ndërtohet akoma pa leje dhe madje edhe në vitin 2030 që do të vazhdoj sundimi i Edi Ramës nuk do të lejohen kotecet e pulave në Nartë, kjoskat pa leje në rrugët e Tiranës por ama do të lejohen të ndërtohen pa leja ndërtesa shumë katshe, restorante e hotele, pishina në zona ku nuk lejohet dhe në buzë të detit si pishina ideuar nga Edi Rama në resorin e Hysenbelliut?

    Mos kjo kundërvënie drastike e breshërisë së 15 pam pam bum bum eve të shout non stop mediatik gebelsian të Edi Ramës ndaj ndërtimeve pa leje është si prishja e pishinave të Hysenbelliut që ishin ideuar, skicuar me talent piktori, shijuar duke bër not nga vet kryeministri , dmth ishte ndërtim pa leje bër me lejen e vetë kryeministrit dhe kur Hysenbelliu doli nga rreshti dhëmbët e kryeministrit të inatosur deri në tërbim, fadromat dhembë izhdërha të tij shqyen si përbindshëm pishinat duke i dhën mesazhin biznesmenëve po nuk u reshtuat si skllevër bashkë me spiun patroazhistët e gestapos time zgjedhore do të ma pësoni si Hysenbelliu, mos vërtet,

    duke firmosur para kamerës …….. pam , pam, ……..vetëm sekuestro 15 biznesmenëve që vet u ka dhën leje të ndërtojnë pa leje jo pa qëllim, tu dërgoj mesazhin para zgjedhor 1500 a më tepër biznesmenëve të tjerë që kanë bër me lejen e tij ndërtime pa leje?

    Mos ky mesazh është në kuadrin e pregatitjes së krimit të radhës së tërmetit zgjedhor ala dibrançe për të grabitur votat vitin e ardhëm si në 25 prill të vitit të kaluar ku biznesmenët e kthyer në spiun patronazhistë, me presione të tipit si qy i 15 sekuestrove katesh pa leje, patën një rol vendimtar në blerjen me para në dorë të kafshëve zgjedhore nga xhambazët e votave që bridhnin në makina të zeza pa targa, si në Elbasan, në tregun e konsoliduar 30 vjeçar të shitblerjeve të bagëtive zgjedhore?

    Reply
  • !!? says:
    November 21, 2022 at 7:51 pm

    Po asaj plakës nga Narta që u burgos për ndërtimin kriminal pa leje të qymezit shum katësh për pulat do ti sekuestrohet qymezi dhe përse kryeministri Rama do ti shfrytzoj katet e qymezit në sekuestro? Kalbeni në burg plakën , oj …..pleqëri dhe ndërton kotecin shumkatësh pa leje të bashkisë.

    Sa mirë që duke u bër edhe pronar satelitësh, karagjos kryeministri do të zbuloj nga hapsira kozmike edhe ndërtimet shumë katëshe që lejohen nga ai të ndërtohen pa leje, se kotecet e plakave nuk kan nevoj për satelitë për tu zbuluar, kotecet zbulohen se janë 20 – 30 katëshe dhe kryeministri që nga zyra e zbulon menjëherë kotecin e pulave në Nartë, por vështirsia qëndron te shumkatshet pa leje të Tiranës 100 metra larg kryeministris dhe bashkis që kryeministri dhe kryetari i bashkisë nuk i zbulojn dot mor aman se nuk janë kotece bër nga plakat për pula.

    Më pëlqen shkathtësia dhe vendosmëria e kryeministrit që me vrull…………pam, pam, pam…….një breshëri prej 15 pam pamesh për konfiskime katesh që me leje të tij u ndërtuan pa leje. Nuk e di, në vitin 1945, a firmoseshin nga shoku Enver me kaq imulsivitet dhe inat si Edi Rama dekretët për konfiskime?

    Me cilin ligj dhe cilit institucion ligji i jep të drejt për të konfiskuar pasuri të ndryshme?

    Të më thoni, mos është dikush fajtor që ndërtohet akoma pa leje dhe madje edhe në vitin 2030 që do të vazhdoj sundimi i Edi Ramës nuk do të lejohen kotecet e pulave në Nartë, kjoskat pa leje në rrugët e Tiranës por ama do të lejohen të ndërtohen pa leja ndërtesa shumë katshe, restorante e hotele, pishina në zona ku nuk lejohet dhe në buzë të detit si pishina ideuar nga Edi Rama në resorin e Hysenbelliut?

    Mos kjo kundërvënie drastike e breshërisë së 15 pam pam bum bum eve të shout non stop mediatik gebelsian të Edi Ramës ndaj ndërtimeve pa leje është si prishja e pishinave të Hysenbelliut që ishin ideuar, skicuar me talent piktori, shijuar duke bër not nga vet kryeministri , dmth ishte ndërtim pa leje bër me lejen e vetë kryeministrit dhe kur Hysenbelliu doli nga rreshti dhëmbët e kryeministrit të inatosur deri në tërbim, fadromat dhembë izhdërha të tij shqyen si përbindshëm pishinat duke i dhën mesazhin biznesmenëve po nuk u reshtuat si skllevër bashkë me spiun patroazhistët e gestapos time zgjedhore do të ma pësoni si Hysenbelliu, mos vërtet,

    duke firmosur para kamerës …….. pam , pam, ……..vetëm sekuestro 15 biznesmenëve që vet u ka dhën leje të ndërtojnë pa leje jo pa qëllim, tu dërgoj mesazhin para zgjedhor 1500 a më tepër biznesmenëve të tjerë që kanë bër me lejen e tij ndërtime pa leje?

    Mos ky mesazh është në kuadrin e pregatitjes së krimit të radhës së tërmetit zgjedhor ala dibrançe për të grabitur votat vitin e ardhëm si në 25 prill të vitit të kaluar ku biznesmenët e kthyer në spiun patronazhistë, me presione të tipit si qy i 15 sekuestrove katesh pa leje, patën një rol vendimtar në blerjen me para në dorë të kafshëve zgjedhore nga xhambazët e votave që bridhnin në makina të zeza pa targa, si në Elbasan, në tregun e konsoliduar 30 vjeçar të shitblerjeve të bagëtive zgjedhore?

    Reply
  • mali says:
    November 21, 2022 at 8:01 pm

    Per !!? – Ke bere gjithe kete pune qe askush nuk ka durim te lexoje edhe per kuriozitet.Shkrimet beji me nje drejtim adrese :mirelit.Ai ia con Rames.1000 lekshit nuk kane vdekur ,ata lene pasardhes.Keshtu funksionon ne tere boten.Kjo eshte bota e nendhenshme.

    Reply
  • Boll says:
    November 21, 2022 at 8:06 pm

    Pronat e konfiskuara i duhen .per darovitjen e klanit te tij
    Po ky km a nuk duhet ose te ndiqet nga ligji..per moskryerjen e detyres nga mvaresit e tij ose mos o zot ta vras ndergjegja te jap DOREHEQJEN sic e japin burrat e shtetit ne bote
    Piktor hesapi

    Reply
  • mirel says:
    November 21, 2022 at 11:04 pm

    mali…mabrset e si gjithmone pjell vec minj.

    Reply
  • mirel says:
    November 21, 2022 at 11:05 pm

    typo…”mbarset” etj, etj.

    Reply
  • xy says:
    November 22, 2022 at 7:12 am

    @mali@intelektuali

    ju se dini fare çdo të thotë termi enverizëm dhe e përdorni sikur e njihni enverizmin më mirë nga njëri tjetri.
    enverizmi është teori siç është marksizmi, leninizmi, stalinizmi etj.
    enverizmi është teoria revolucionare marksiste-leniniste antirevizioniste dhe antineorevizioniste.

    në atë kuptim që doni ta përmendni ju përdoret fjala enverian. pra llogje enveriane, finte enveriane jo enveriste siç i etiketon intelektuali. un ia kam vënë në dukje shumë herë intelektualit por ai vazhdon ende.

    megjithatë hajt mo nuk i vë shumë faj. edhe librat e historisë shkollore kanë shumë gabime.
    sepse nuk thuhet regjimi stalinist në shqipëri.
    sepse stalinizmi është teoria revolucionare marksiste-leniniste ushtarake dhe antitrockiste dhe antibuhariniste.
    fjala shkencore duhej të ishte:regjimi stalinian në shqipëri.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 22, 2022 at 8:24 am

    Koordinata e coroditur xy:

    Me falni por ke dale jashte shinave te realitetitt,

    sepse:

    Kjo qe shkruan ti eshte aktuale vetem ne Korene e Veriut fare ashiqare, mbase edhe ne Rusine e Putinit qe po Ringjall Stalinin si nje kulceder qe vrau me shume se 30 milione kryesisht ukrainas gjate “golodomorit” te tij, qe e klasifikoi kete killer ne vendin e dyte ne historine boterore pas Mao Ce Dunit dhe shume perpara ne renditje nga Hitleri,

    prandaj:

    ENVERI ISHTE VETEM NJE KOPJE E SHEMTUAR E STALINIT QE EDVINI PO RINGJALL ME RILINDJEN E TIJ

    Reply
  • xy says:
    November 22, 2022 at 8:43 am

    ore lëri këto. a e lecove komentin tim apo nuk kupton.
    nuk është njëlloj sikur thuan intelektual me intelektualizëm.
    ktu qëndron dhe diferenca.
    gabimin e ke ti.
    lëri stalinët e maocedunat. të ka ngel sahati mbrapa

    Reply
  • Soza says:
    November 22, 2022 at 9:39 am

    Mos u shqetësoni për konfiskimit. Ato dosje janë pjesë e librit të bardhë që mbante në dorë Mejdani. Në atë libër ishte programi qeverisës. Në këto vitet e fundit po e mbushim me fletë të shkruajtura, e zeza mbi të bardhë.
    Mos u çudisni në se nuk keni fat të lexoni gjë, se nuk do ta lexojnë dot as pas 100 vjetëve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
  • Familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane, Prokuroria e Romës nis hetimet për vrasje nga pakujdesia

Komentet e Fundit

  1. Zhani Pano on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Shqiptar on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  3. Zhani Pano on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  4. Tiranë on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Vena Carva on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?