Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Mua dhe PS-në na duan të vdekur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama: Mua dhe PS-në na duan të vdekur
KryesorePolitike

Rama: Mua dhe PS-në na duan të vdekur

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, teksa theksoi se Shqipëria është futur në hartën turistike të Europës, tha se për vendin tonë flasin keq ata që sipas tij duan të vdekur PS-në.

“Bumi” turistik i këtij viti, Rama tha se mund të kthehet në boomerang vitin e ardhshëm nëse nuk merren masa. Ai la porosi që askush të mos mbyllë sytë përpara problemeve, ndërsa shtoi se korrigjimi i së tashmes, është arsyeja e ekzistencës së PS-së si forcë politike.

“Miliona e miliona turistë nga tërë Europa vijnë të buzëqeshur, habiten që në kaq pak territor gjejnë bukuri të larmishme dhe thonë se duam të kthehemi përsëri. Gjejnë siguri mbresëlënëse në këtë vend. Vetëm ata që na duan të vdekur mua bashkë me këtë forcë udhëheqëse të Shqipërisë europiane, nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja.

- Publicitet -

Për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa imam të këtij vendi që na duan mua dhe këtë parti të vdekur. Po i nxijnë jetën shqiptarëve dhe po i lënë pa gojë të huajt.

Realiteti i të tashmes është ku e ku më i mirë se ai i të djeshmes. Korrigjimi i të tashmes është arsyeja e forcës tonë politike. Domosdoshmëria që duhet ta ushqejë organizmin tonë politik dhe qeverisës. Për shembull korrigjimi i të tashmes së Maldives së Europës. Deri dje na quanin shpella e Europës.

Nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simol i Shqipërisë në mbarë mediet e huaja e deri te sukseset e tjera, korrigjimi i të tashmes kërkon që askush nga ne të mos mbyllë hundët përpara gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë asnjë minutë veshët… Askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme.

Vitim tjetër do të kemi kërkesë më të lartë se kjo e këtij viti. Nami i mirë që kemi marrë sot mund të na kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Ne sapo kemi futur këmbët në superligë. Afirmimi i Shqipërisë si destinacion Europian tregon se këtij vendi i është zbardhur faqja njëherë e mirë nga e shkuara e errët. E shkuara e ngjyer me bojën e murrme të paragjykimeve të botës”, tha Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Dudumi says:
    September 4, 2023 at 8:51 pm

    O shef, mjaft ngjyrose kendin e emulacionit. Je aty per te shtrenguar bullona, bej ate pune dhe merr rrogen e ta hash gezuar. Na cave derrasat me turizmin, sikur je qeveri turistike dhe te votojne turistet. Edhe Enver Hoxha linte pak hapesire per te tjeret, ti del vend e pavend ose s’è di ku e ke vendin. Te jesh i sigurt se kur te ikesh nga kreu i PS nuk di vdese as PS dhe as ti. Nuk je i pazevendesueshem dhe fillo te mesohesh me kete konstatim.

    Reply
  • mali says:
    September 4, 2023 at 9:26 pm

    Kur themi PS kuptojme Rama dhe kur themi Rama kuptojme PS-e.((((((kur themi partia ,kuptojme enveri,kur themi Enveri kuptojme partia ))))).Eshte ide e njejte?

    Reply
  • LEON says:
    September 4, 2023 at 9:30 pm

    Mbaj qen o edi,mbaj qen,,qe kur te bjere termeti tjeter,mos vije qeni nga Kosova.
    Pordhet e shumta grisin brekt e veta-thote populli..
    E shikon kete Saliun ti,qe tani eshte non grata?
    Nja 20 e ca vjet me pare mori mikrofonin ne Parlamentin evropian dhe po u tregonte atyre ae se cfare suksesesh kishte qeveria e tij ne luften kunder komunizmit,ne reformat antikomuniste,ne Ekonomine e tregut te lire,,Ec e merrni shembull nga Ne.Derrmen i kemi dhene komunizmit ne Shqiperi.
    Sec qwe nje parlamentar,u ngrit i xhindosur:-Kush je ti qe guxon te na japesh lexione antikomunizmi,ketu?
    E ca fjale te renda.
    Edhe ti o edi,kujdes me keto pordhet turistike,se popullit shqiptar i dhitet nusja n`kalt.

    Reply
  • U shofsh! says:
    September 5, 2023 at 12:52 am

    Ti ben propagande antishqiptareo sharlatan,se turizmi sivjet na i 3 fishoi cmimet!

    Reply
  • Spak says:
    September 5, 2023 at 12:54 am

    Edi Rama je i vetmi Europian ne Shqiperi! Saliu,Basha dhe Bardhi…!… jane njerez primitve!

    Reply
  • Arber iliri says:
    September 5, 2023 at 12:57 am

    E doni se doni Rama eshte nje analist dhe diagnosticist i klasit te pare.Jo vetem kjo por ka aftesine vendimarese per te ndryshuar per mire situaten plus qe nuk eshte hajdut.Kjo e ben te pakonkurueshem aktualisht dhe zgjedhesi shqiptar eshte shume me i zgjuar se cmendon Saliu apo ndonje fshatar tjeter.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 5, 2023 at 1:14 am

    Vajzen qe ka plagosur personin qe e ka sulmuar seksualisht duhet ta lironi sepse eshte ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme.Praktika e te gjitha shteteve demokratike pranon si mbrojtje te nevojshme ne rastin e agresionit seksual deri ne vrasjen e agresorit .Shqiperia duhet te ece ne kete drejtim nese do te behet shoqeri e qyteteruar.

    Reply
  • chess player says:
    September 5, 2023 at 1:32 am

    Me thene te drejten Edi Rames si krye-piktor&drejtor te talentuar te komunales shqiptare duhet ti ngreme kapelen per tre vepra kryesore qe mbajne vulen e tij personale;

    1-TERMETI..
    2-PANDEMIA..
    3-TURIZMI
    por e keqja ne kete rast eshte se keto merita peshojme disa kuintale …le ta themi ne menyre figurative..
    .
    Kurse veprat negative te tij , disa mijra tonelata jane:
    1-Pranimi perdhosje qe e ben si skuth deri sa Berishorri urinioi martiret e 21 janarit 2011 me bolet e Rames dhe rrocken e Kimes….
    2.. Ne vend qe te merret me Berishorrin qe e coptoi me hekura ne 1997 me grupin kriminal te XH.XH ky eshte vampirizuar ndaj sistemit te 1944-1991 sa arrin te coje gocen e Trampit si Trap te shtepia e gjetheve kur vete Amerika nuk shtepi gjethesh por pyje Amazone.

    .Nuk po flasim me gjate per dekorime ish ballo-fashistesh
    apo shitjen e nyjeve strategjike ( kujtoni Portin e Durresit)
    por ky rasti me poshte e ben si te Sulua te filmi “Lulkuqet mbi mur”…..

    pse une zoti Ambasdor ??
    ..
    .
    Vepra me ndyre e Ramortjes qe e firmosi “ne shkallet e aeroplanit” para se te nisej per ne Shtetet e Lulbashkuara te Amerikes

    Pra..Nese Vishinsk Ajazi ( tetor 2017)…truri I Bashkim Nazidedes dhe “kompjutri dixhital” I Sali Kermes dekorohet nga Presidenti dhe Kryeministri ..i jepet Dekorata e Artë e Shqiponjës dhe emrohet ambassador ne Nato dhe kjo e fundit nuk reagon “per mikun e Ollges Ruse” cfare duhet te mendojme ??
    .
    Ty mor Ramortja
    te donte te vdekur Berisha ne 21 janar 2011
    dhe e ka thene burrerisht ne menyre kriminale
    se do vrisja Ramen me doren time SIPAS KANUNIT LEKES…
    dhe Bideni-Kimja dhe Spaku rrine si turistet te Bunkari Enverit
    qe ti duhej te beje Bunkarin e Salihit qe hapur fare mbrohet nga Non Grata Gallata e xha Bidenit….

    Reply
  • LEON says:
    September 5, 2023 at 2:15 am

    Pse o chess,ka dekoruar Rama Xhahil Xhihanin ?
    Edhe mundet .Ka merita Xhahidi.
    Kur beri Nano qeverrine,te gjithe ministrat kishin CV me kontribute ne Partine Socialistre.Per Ramen qe nuk e kishte pare deren e PS,,Nano thoshte:Eshte ay qe kopanisi Xhahid Xhihani.

    Reply
  • vlonjati says:
    September 5, 2023 at 5:05 am

    SPAK,i pari eshte Rama si Europian, i dyti je ti dhe mbas teje ska me Europiane !

    Reply
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:
    September 5, 2023 at 6:01 am

    Ti vete je Qelbur dhe ate qe quan PS me kohe e ke Vdekur

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 5, 2023 at 8:12 am

    Ketu vetem demo eshte i cmend.

    Reply
  • Spak says:
    September 5, 2023 at 8:13 am

    Nuk ja vlen o komentuesi “vonjati”! Nuk ja vlen, me njerez si ty dhe te ngjashem me ty!

    Reply
  • intelektuali says:
    September 5, 2023 at 8:14 am

    KUSH DO TA VRASE EDI RAMEN DHE PARTINE E TIJ SOCIALISTE?

    Kjo eshte pyetja thelbesore qe duhet t’i beje media dhe gazetaria jone kombetare kryeministrit, Edi Rama te friguar dhe rrezikuar nga Forca e Liga dhe Dashakeqese te Rilindjes, por kush jane keto Forca te Liga qe duan te vrasin kryeministrin shqyptar dhe te asgjesojne Partine Socialiste alias Partia e Punes?

    KUSH DO TA VRASE EDI RAMEN DHE PARTINE E TIJ SOCIALISTE?

    Fanatiket e Enverit dhe fansat e Edvinit menjehere do te dalin nga brimat e miut dhe do te kercejne zgupthi duke akuzuar CIA ose FBI e SHBA per kete komplot Imperialist, sepse helbete nuk ka si te jete KGB e Putinit qe i ka mire relatat me mikun e Edvinit, Aleksander Vucic dhe aq me teper duke degjuar ne Top Channel konspiracionistin boteror, Alfred Cako me enveristin kontravers, Mylaim Zeka qe jane hedhur totalisht ne perkrahje te Putinit dhe Partise Bolshevike duke anatemuar Ukrainen e Zelenskit si Fashiste e Hitlerit, por kjo do te prishte relatat me partnerin strategjik te Shqypnise dhe NATO, pastaj nuk kemi degjuar per zbarkim te Xhevdet Mustafes-Junjori ne Divjake per te vrare Liderin Socialist shqyptar dhe per te asgjesuar Partine e tij ne pushtet, njashtu sic e pame ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes, Xhevdet Mustafa-Babai qe Imperializmi amerikan e kishte derguar per te vrare Diktatorin komunist dhe per te asgjesuar Partine e Punes me ndihmen e Armikut te brendshem qe rezultoi se ishte komunisti i fundit, Kadri Hazbiu, shefi i Sigurimit qe Poliagjenti Mehmet Shehu e kishte rekrutuar si agjent te CIA qe ne barkun e nenes, atehere:

    KUSH DO TA VRASE EDI RAMEN DHE PARTINE E TIJ SOCIALISTE?

    Me shume gjasa se CIA amerikane ka gjasa qe pucin t’ja kene pergatitur te vetet brenda llojit, si Enverit ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe menjehere mendja me shkon te mbesa e Beqir Ballukut qe Nexhmija thonte se Enverit i kishte ardhur ne maje te hundes ta mbante ne krahe dhe prandaj vendosi te likuidoje gjyshin e saj killer, antentator i intelektualeve shqyptare, por a mund ta beje e vetme Belinda Balluku kete puc brenda llojit, kur e ka mesuar se edhe Beqiri u lidh me gjeneralet e tjere puciste qe i zbuloi Mehmet Shehu dhe i kallezoi te gjithe te Enveri duke i cuar ne gilotine si “derri ne thes”? Atehere: Kush po komploton me Belinda Ballukun per te vrare Edi Ramen dhe asgjesuar Rilindjen e tij enveriste? Lista e dyshimit eshte e gjate: Sali Berisha qe ka shume vrasje misterioze ne biografine e tij, Ilir Meta qe donte te vriste Tom Doshin qe e kallezoi te Mc. Gonigal, Arben Ahmetaj qe di anglisht dhe nga brima e miut mund te jete lidhur me FBI qe nuk ka interes te hidhet drite mbi aferen Mc. Gonigal qe e korruptoi Edi Rama me nje spiun te Sigurimit te Enverit si nje rezil i FBI ne Bote, por pucisti mund te jete edhe Damjan Gjiknuri qe ka punuar si spiun i SHIK dhe i njeh nga afer fintet me puce enveriste sic veproi ne Bashkine e Dibres ne zgjedhjet elektorale qe i degjoi gjithe Bota me ze te plote pa figure, por mund te jene edhe killera te paguar nga ministrat e tij ne burg, por mund te jete edhe Alabari i Allahut nga Dubai qe Edi Rama e genjeu se do t’i falte Portin e Durresit badiava falas, njashtu sic genjeu Babai i Kombit, Ismail Beu greket kur i fali gjysmen e Shqypnise deri ne Vjose dhe pastaj ja mbathi ne Itali me nje peshkarexhe me dy valixhe ryshfet plot me dollaro dhe greket e mashtruar e helmuan ate dhe djalin me arsenik ne kafen e sabahut, atehere:

    KUSH DO TA VRASE EDI RAMEN DHE PARTINE E TIJ SOCIALISTE?

    Kjo mbetet ta shikojme ne ditet dhe javet e ardheshme.

    Reply
  • Spak says:
    September 5, 2023 at 8:26 am

    Nje koment per Lulin! Degjo o Lule e Hollandes berishiane! Mendoj se njeriut duhet t’i jepet nje shans i dyte,qofte ne dashuri apo ne jete! Dhe shpresova per nje cast se mund te riktheheshe,sepse ‘rikthimet – ka thene Saliu,tutori yt, jane fenomenale! Por jo Lule isha i gabuar! ne nje pellg ke ngelur si Saliu dhe bashke me te!” I more ne qafe” edhe disa njerez te ndershem, qe te besuan, si une! Jeni njelloj si Gazi edhe ti dhe te gjithe te tjeret! Keni lindur per te qene skllever

    Reply
  • Nje gje says:
    September 5, 2023 at 8:46 am

    problemi i madh eshte e ardhmja e inteligjences shqiptare nese nuk investohet sipas merites ose meritokracise, shqiperia kthehet mbrapa! duhet te zhduken disa zakone prapanike dhe metalitete te vjetra, per te zene nje vend pellumbash, te hash qyl, te besh qef dhe te pasurohesh ne meuyre korruptive ta kesh mendjen per te vjedhur keta jNE NJERZIT ME TE RREZIKSHEM!
    PRANDAJ DUHET QARKULLIMI I ELITAVE DHE NDESHKIMI I LIGJIT RAMA KA FILLUAR TA KRYEJ KETE PROCES
    SPAK PO FUNKSIONON ASKUSH NUK DUHET TA NDJEJ VETEN REHAT SE NUK MUND TE PREKET NGA DREJTESIA, ASKUSH TE MOS MENDOJ SE MUND TJA HEDHESH DREJTESISE DHE LIGJIT EDHE PRE MUND TE KESH POZITA SHTETERORE PARTIAKE ECT!

    Reply
  • LEON says:
    September 5, 2023 at 9:10 am

    Berisha krijoi elita fallco,,I dha derrmen Profesionizmit,qe ka vetem nje djep:Arsimi i Larte Universitar.
    Ky per te bere militantet injorante,me diplome,krijoi Kurset e Plepave,jo vetem ne Drejtesi,por edhe ne inxhinjeri krijoi kurse Fushore,si zboristet e Zall Herrit,
    Keta qe rrijne gjithe diten me celular ne dore perrc perrc duke bere veprime elementare aritmetike,duhet t`ju griset diploma e plepave ne surrat dhe te perballen me realitetin,,
    Te hiqen nga vendet qe kane okupuar me miqesira qekur ishin militante te Berishes dhe te zevendesohen me Rinine e Shkolluar ne Universitete Dite,me Kohe te plote,JO PARTIME.

    Reply
  • PS ka vdekur me kohë dhe i vdekuri nuk vdes për herë të dytë. says:
    September 5, 2023 at 3:09 pm

    E para, Edi Rama është ose plotësisht i lajthitur ose plotësisht gënjeshtar kur thot që PS e duan të vdekur. Ai e di mirë që PS ka vdekur me kohë dhe është ai personalisht vrasësi dhe varrmihsi i PS dhe si ka mundësi të vdes i vdekuri? PS nga parti që ishte është kthyer thjesht në një gestapo të frikshme spiun patronazhistësh detyra e të cilëve është të përgjojnë, survejojnë, kontrollojnë, të përpunojnë, të bëjnë diversion, të blejnë vota, të kërcënojnë, të rrahin si Rrahjat me hu në dorë, madje

    me armë në dorë të përleshen dhe të bjen edhe heroikisht si çunat problematikë të Taulant Pallës në Elbasan në zgjedhjet e 2021 me bandat kundërshtare që

    kusari horror kombçfarosës Edi Rama të grabis zgjedhjet e radhës, të grabis, nëpërmjet grabitjes së zgjedhjeve, qeverisjen e radhës dhe të vazhdoj pa ndërpreje të grabis shqipëtarët dhe Shqipërin deri në vitin 2030 kur ai do të vetëshpallet edhe de jure mbret i Shqipëris se de fakto tani ai ja kaluar mbretit.

    Guxon mbreti Çarls III të bëj marrveshje pa pyetur parlamentin sikurse qy, mbreti jon bën marrveshje të sojit Open Ballkan pa pyetur asnjë institucion por pam pam ……, vet firmos, vet vulos…..

    Guxon mbreti Çarls III të dërgoj sovranitetin e shtetit të tij mbi hapsirat detare në gjykata ndërkombëtare pa pyetur asnjë institucion legjitim, more asnjë një njeri fare sikurse vepron mbreti ynë arrogant deri në çmenduri anti ligjore Edi Rama?

    Guxon mbreti Çarls III i Mbretëris britanike të ngrej taksat dhe çmimet deri në çmënduri, joooooo…….. as që i vete në mëndje, por mbreti ynë de fakto i ngre sa herë që ti ketë qejfi dhe së shpejti do të shumfishohet taksa e banesës, do të vihet taksa e re e pasurisë, do të shumfishohet taksa e tokës dhe në qoftë se do të ketë ngelur ndonjë qindarkë në xhep, edhe ajo do të vidhet me kusarin dinake dhe brutale të sigurimit të detyruar me dhunë të banesës nga tërmeti dhe

    shtëpia ndërtuar me aq mund, pasuria që ka çdo shqipëtar, toka në pronësi do të ekzistojnë jo për mirqënien e shqipëtarëve por vetëm për mbretin de fakto Edi Rama që ai të mbush thasët e kusarisë. Mjer ai që ka një shtëpi, një pasuri, ka një tokë në pronësi, që s’ do të jenë më për mirqënien e tij, do jetë i lumtur vetëm ai që nuk ka ndërtuar një shtëpi, nuk ka krijuar asnjë lloj pasurie , nuk ka tokë se ai s’ do të paguaj, ai do të shpëtoj nga mallkimi i taksave të mbretit , lartshtatësisë së tij 198 cm linear (me të cilën ai mburret si adoleshent edhe në arenën ndërkombëtare), kusari i nderuar Edi Rama.

    Jo, PS nuk ka çfar të vdes se ka vdekur, sikur vërtet një forcë e mbinatyrshme do të bënte drejtësi mbi tokë, drejtësi edhe për vuajtjet e shqipëtarëve këto 30 vjetë shkatrrimi total politik, ekonomik, moral, …….30 vjet eksod të pandalshëm etnikspastrues….., si thoni ,

    vrasësit të PS dhe të kombit shqipëtar që po çfaroset në kope emigrantësh në të katër anët e globit duke harruar gjuhën dhe kombin që i përkasin së shpejti, kjo forcë sublime e mbinatyrshme drejtësidhënse, a nuk do ti kërkoj vdekjen si dënim për këtë megavrasës, specie antinjeri, atavizëm gjenetik i botës së egër të dinosaurve?

    Jooooo……, PS nuk jeton, ajo ka vdekur, atë e vranë dhe partivrasësi është njëkohësisht kombvrasësi horror përbindshi Edi Rama që nxjer paturpësisht lot krokodili për ndjes pastë PS që e mbyti pa mëshirë me duart e tija, që për ditë nxjer lot krokodili në shoun e pandalshëm mediatik për kombin që po e vret pa mëshirë po me duart e tija pa u ndalur, dhe

    në qoftë se ai nuk do të “vdes” të paktën politikisht

    edhe kombi shqipëtar do të bëhet për ndjes sikurse PS e vdekur tashma se ashtu e donte , të vdekur , asnjeri tjetër por vet Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?