Gjatë forumit të Paqes në Paris, Kryeministri Edi Rama tha se është pesimist për situatën në të cilën ndodhet fjala e lirë momentalisht por shtoi se ka shpresë së gjithçka do të ndryshojë. Ai kujtoi për të pranishmit një artikull që shkroi vite më parë për ‘The Guardian’.
“Është një kënaqësi e vërtetë që jam këtu sepse që prej disa kohësh kam qenë shumë i frustruar nga pamundësia për të përftuar një mënyrë komunikimi mes institucioneve dhe botës së medias. Pastaj takova Kristofin. Mësova për këtë gjë. Kurrë nuk kishim ëndërruar as për fjalën e lirë apo median e lirë.. Kur isha në Paris për herë të parë. Më kishin refuzuar vizën për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes një miku këtu arrita të shkruaj një artikull për The Guardian. Kishim bërë çeljen e shtypit të lirë në Shqipëri që ishte një xhungël. Në atë kohë shkruaja atje. Gjeta një mesazh nga The Guardian që donin të flisnin për artikullin tim nëse jam i lumtur apo i kënaqur me titullin që sugjerojnë ata. Thashë me vete si mund ë më pyesin mua për një gjë që mund ta bëjnë vetë. Të nesërmen më morën sërish në telefon. Titulli ishte shumë normal dhe më i mirë se ai që kisha vënë unë. Thashë pse duhet të më pyesnit thjesht mund ta botonit. Gruaja nga ana tjetër tha jo ne nuk funksionojmë kështu. Duhet të kontrollojmë gjithçka me autorin. Sot jetojmë në një botë ndryshe.
Të ruash ekuilibrin mes lirisë së fjalës është sfidë e stërmadhe dhe është sfida e civilizimit tonë. Në emër të lirisë së fjalës nuk mund të përhapen gënjeshtra sit ë ishin të vërteta. Jam shpresë plotë se diçka do të ndryshojë. Drejtpeshimi, nëse ka një të tillë do të shpëtojë njerëzimin ose do të jemi në pozitë shumë të keqe. Jam pesimist nëse nuk gjendet një lloj arsyetimi dhe ekuilibri”, deklaroi Rama.
a.m/dita

Genjeshtar jeni dhe ju qe e mbytet Shqiperine me genjeshtra te tipit Sali Berisha ne burg bashke me Ilir Meten.Pse nuk i fusni ne burg pra .
Ka plotesisht te drejte:
E drejta e fjales po perdoret nga keqeberes,
Si nje e drejte te thush çdo gje te krijuar nga
“impulset e momentit psiqik, pa i shqyrtuar,
nepermjet te nje filtri te llogjikes dhe fakteve.
Kemi dy raste kryesore:
1.
Kur individi beson se po flet ne menyre te llogjikeshme,
Kur ne realitet fuqin e kane marre instiktet,
Që na e kane paralzuar mendjen,
Dhe nuk arrijme te kuptojme se mbi cilin
Pol, te kesaj Dysheje(Instikt, Aresye) po funksjonojme, është
një fatkeqës, qe mund te shoqerohet me pasoja te renda
2.
Kur individet manipulojme,
Genjejme me qellim,
Krijojne “fakte fallco”, per tu nisur nga ato,
E per te arritur qellimin e tyre,
Kjo eshte shum e rezikeshme
3.
Ky rast, eshte shembull i pastert,
Kur te “drejten e fjales” nje individ
e transformon:
Ne te “drejten e manipulimit”,
Ne te “drejten e shpifjeve”, shkurt,
Ne “Anti te Drejte”, kerkon ndeshkim
4.
Kur individe te tille,
Ka me shumice, Demokracia,
Shndrohet ne Anarki, dhe pasojat,
mund te jene te renda e te çojne,
deri ne nje regjim diktatorjal.