Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin në samitin e Komunitetit Politik Europian. Do të flasë edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky, kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.
“Për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për komunitetin politik evropian ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën. Jo ishte zgjedhje e qartë për ne se ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës, ëndërrojnë për të ardhmen. Keni ardhur në një moment domethënës kur kemi mësuar ta shohim të shkuarën përmes syve të së ardhmes. Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Evropa ka qenë më e pranishme se kurrë, jo si listë politikash, por përkatësi, dhe si fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar në Evropë, identitet, përkatësi dhe që fitoi më shumë se 52% të votave”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama vendosi theksin të Bashkimi Europian gjatë fjalës së tij të hapjes në Samitin e mbajtur në Tiranë.
“Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur. Dhe për ta bërë këtë duhet të investojmë edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës. Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë. T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje”, tha Rama.
Rama tha se Europa nëkëtë periudhë ka nevojën dhe mundësinë për të “rishpikur” veten, mes sfidave të shumta që kanë përfshirë mbarë botën.
“Kur Donald Trump tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi se i Plotfuqishmi kishte një plan për amerikanët, tha vetëm gjysmën e të vërtetës, se gjysma tjetër është se Zoti ka një plan për Europën. Europa ka një mundësi prej Zotit për të rishpikur veten”, tha Rama ndër të tjera.
j.l./ dita
Po patjeter qe BE do te ishte se uje 24 ore _qofte dhe te papijshem i sugurove, 300 mije vende pune ,, ne Europe dhe neper bote ama, i sigurove, shendetsi dhe arsim falas po, pensionet i ke cuar lart e me lart.. tani vetem BE dhe amanet ate propzimin e Shehajt te Mundesise aman mos e haro, me heq lekun dhe me fut euron
Keshtu si ky e ka nisur, prit kur t’ia fuse edhe BE-s (EU-s) kwmbwt ne nje kepuce! Se rusit ia mblodhi e ia bwri katwr atje ne OKB (UNO)!