Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama i drejtohet sot Këshillit të Europës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty për UÇK-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama i drejtohet sot Këshillit të Europës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty për UÇK-në
KryesorePolitike

Rama i drejtohet sot Këshillit të Europës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty për UÇK-në

Published: October 12, 2022
Shpërndaje

Sot kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Rreth orës 15:00 (me orën shqiptare), Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… NESËR FJALA IME NË KËSHILLIN E EUROPËS”, shkruante Rama dje në rrjetet e tij sociale.

- Publicitet -

Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur. Pas kalimit në Kuvend, Rezoluta u është dërguar:

1. Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;

2. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;

3. Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;

4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

5. Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

6. Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

7. Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Madje për të, kryeministri Edi Rama foli edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,. Gjatë fjalimit të tij, raportin e Marty-t dhe ndikimin e tij në drejtësi e ka cilësuar si një ‘dështim’ që po njollos një vend. Ndërsa nuk kaloi pa kërkuar nga OKB që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport të ri.

“Sa përmendet fjala Ballkan, vijnë imazhet e njollosura të krimeve njerëzore, të gjenocidit në Srebrenicë dhe spastrimin etik të shqiptarëve në Kosovë, llogaridhënia duhet të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim dhe vendosmëri ndaj idealeve të drejtësisë dhe bashkëpunimit mes palëve, drejtësia shërbehet me fakte, prova dhe me të dhëna, nuk mund të mos ndaj një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për botën. Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar/shkrimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës. Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thaçin, presidentin e Kosovës.

Ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama.

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç’njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK.

Duke u bazuar në të dhënat e këtij raporti janë ngritur padi për krime lufte për shumë drejtues dhe komandatë të UÇK-së, por së fundmi shteti i Kosovës ka marrë goditjen më të fortë. Për krime në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” në Burrel, akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj dhe Jakup Krasniqi. Përveç kupola e UÇK-së, të gjithë të tjerët kanë mbajtur poste të larta në Kosovës, veçanërisht Hashim Thaçi, i cili ka qenë president, por edhe kryeministër.

Në një postim në profilin e tij në Facebook sot në mëngjes, kryeministri Rama ka publikuar dhe një foto nga Këshilli i Evropës.

“MIRËMËNGJES dhe rrugës drejt Strasburgut, për t’iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës sot në 15:30, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Kasandra says:
    October 12, 2022 at 9:11 am

    Fjala top Z. Kryeministër! Kasandra.

    Reply
  • Vk says:
    October 12, 2022 at 10:24 am

    Me vjen keq po luft pa krime ska.

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    October 12, 2022 at 10:40 am

    Kjo eshte kerkesa me e drejte, z. Kryeminister!
    UÇK nuk ka bere krime, ne asnje menyre. Krime, gjenocid dhe etnocid ka kryer Serbia e Vuçiçit ndaj popullit autokton shqiptar ne trojet e veta etnike.
    Keshilli i Evropes e ka obligim moral e njerezor ta rrezoje katerciperisht pretendimin e Dick Marty-t per “krime lufte te UÇK-se”…
    Lufta e UÇK ka qene luftre mbrojtese dhe lirimtare.

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • mali says:
    October 12, 2022 at 11:16 am

    D.ekuqe.Perse shqetesohesh?Kjo eshte puna e gjykatave ,te qartesojne akuzat.Sa me shume prova aq me mire ne interes te ceshtjes.Nuk ka pasione ne gjykim.Prit perfundimin e gjykimit te personave.(nuk gjykohet UCK-ja ,bej dallime).

    Reply
  • Arben says:
    October 12, 2022 at 12:44 pm

    Do haj pak myt atje se pune ne vend i ka per merkulli

    Reply
  • Mali says:
    October 12, 2022 at 1:20 pm

    E VERTETE QE EUROPA
    KOSOVEN CLIROI
    POR PASTAJ TE HEDH VICKLA
    SI MUSHKE FILLOI

    UCK NDERI QE
    PALCE E SHQIPTARISE
    QE I VURI GJOKSIN LUFTES
    KUNDER ROBERISE

    AJKE E SAJ DERDHI GJAK
    E U BE FLAMUR
    NDER LAVDI TRIMAVE
    QE SHARROHEN KURRE

    THIKE PAS SHPINE TRADHETIA
    RENDE E GODITI
    MORI FRENAT E PUSHTETIT
    HASHIM THAC JEZITI

    VRAU PREU E MASHTROI
    BIJTE ME TE MIRE
    DESH KOSOVEN TA COPTONTE
    TRADHETARI PESHTIRE

    DREJTESIA NUK VONOI
    E VURI NE PRANGA
    LLOGARI TE JAP PER KRIMET
    E TIJA TE RENDA

    MORI FRYME LIRISHT KOSOVA
    SHPETOI NGA RREZIKU
    GJEMOJNE MIQTE E TRADHETARIT
    TE RENE NGA FIKU

    KRAH I BEHEN BANDES TIJ
    DUAN ME CDO MJET
    NGA RREZIKU TA SHPETOJNE
    TA VENE NE PUSHTET

    NE KURTH TA FUSIN SERISH
    KOSOVEN MARTIRE
    ZOTI MOS E DHENTE KURRE
    TE DAL GJEME E TYRE

    Reply
  • Alex says:
    October 12, 2022 at 3:26 pm

    Ti je ne tjeter turp I politikes ashtu si Gjysh Sala dhe Like Floriri po mire beni shkerdheheni kete popull se ate meriton perderisa me mentalitetin primitiv qe ka vritet per arsye banale ashtu si sot ne Klos dhe nuk del tju pastroje ju qe po e merni ne qafe ,deri dije ky popull ja vinte fajin dikatures prandaj nuk ngriej ne protest kurse sot ne democracy as e vret menjen se gjithmone ka 500 lekshin e kafese dhe 500 e rakise, kurse ti ben te zgjuarin neper bote dhe nuk ke lene televizion ne bote pa dhene mend dhe keta te fundit qeshin se mjafton te shikosh gjendjen e vendit I cili karakterizohet si me fukarai ne ballkan dhe me I koruptuari qe te kuptosh se c behet ,
    Po shyqyr qe na futet ne Nato se te gjithe bota mendonte te na sulmonte se jo per gje po jemi shume vend I lakmuar se gjithe truri I botes dhe buried ne I kemi ,bravo Edi
    Po qe ta kem kujtim ne boten tjeter ajde me puth njere ne prapanice ,
    kurva qe talleni me kete popull

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    October 12, 2022 at 4:51 pm

    Ti, ‘mali’ ia paske dhene kosishtes hapte, e mos po te keputet bishti! UÇK ne Hage e ka çuar UDB e Prishtines, e cila me LDK ne krye dhe perkthyesit e saj unmikistaneze, Lulzim Basha e Argita Berisha, kane dorezuar mijera faqe “deshmi” kunder UÇK dhe njerezve te saj dhe une nuk kam pse shqetesohem fare, sepse, te verteten e di pa maskat e “luftes” se UÇK…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • ?+ says:
    October 12, 2022 at 4:55 pm

    mali shtiret si patriot dhe antiedvinist por në të vërtet ësht berishist i tërbuar dhe filoserb

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 23 qershor 2026: Dashuria surprizon disa shenja, financat kërkojnë kujdes
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Vlora 97 on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Nje shqiptar on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. Ppsh on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?