Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka paralajmëruar të gjithë deputetët socialistë që kanë mësë paku një mandat do të jenë në listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit. Sipas Ramës, çdo deputetët që ka një mandat duhet të provojë veten te populli për të fituar mandatin e deputetit në listë të hapur.
“Dhe nga diskutimet e bëra me drejtuesit politik shoh që një numër jo i vogel nga platforma “Deputeti që duam” do jenë në skuadrën tonë të 11 majit. Nuk kemi akoma, përmbyllur të gjithë procesin, që do përmbyllet në Kryesinë e PS. Dua të ndaj me ju, cilido dhe cilado prej jush, që nuk pranon të jetë në listën e hapur. Parimi themelor i listës së re, asnjë deputet, në gjininë mashkullore, që ka marrë qoftë 1 mandat nga PS, nuk do jetë në listën e mbyllur“, tha Rama.
Në këtë mënyrë Rama po i jep mundësi të rinjëve që nuk kanë eksperiencë politike, që të garojnë dhe të fitojnë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit. Por cilët do të jenë deputetët socialistë që pritet të provojnë veten e tyre në listat e hapura?
Dosja.al, ka bërë një vëzhgim se cilët do të jenë kandidatët për deputetë për PS-në, në listat e hapura, të konfirmuara sot dhe nga Rama. Pritet që në listat e hapura për deputetë nga PS-ja të jenë emrat e konfirmuar ndër vite si deputetë që do të garojnë dhe për të thyer hersin në zgjedhjet e 11 majit.
TIRANË:
Erion Braçe
Pandeli Majko
Etjen Xhafaj
Plarent Ndreca
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Fatmir Xhafaj
Arben Pëllumbi
Ornaldo Rakipi
FIER:
Petro Koçi
Ismet Beqiraj
Baftjar Zeqaj
Bujar Çela
DURRËS:
Alban Xhelili
Denis Deliu
ELBASAN:
Luan Duzha
Klevis Xhoxhi
Florenc Spaho
Saimir Hasalla
KORÇË:
Ilir Topi
Ilirian Pendavinji
GJIROKASTËR:
Laert Duraj
VLORË:
Damian Gjiknuri
Ilir Metaj
Vullnet Sinaj
Niko Kuri
Anduel Tahiraj
BERAT:
Fadil Nasufi
Nasip Naço
Bardhyl Kollçaku
LEZHË:
Eduard Ndreca
SHKODËR:
Paulin Sterkaj
Frrok Gjini
DIBËR:
Lavdrim Krrashi
Për sa mandate do garojnë deputetët e PS-së, sipas rezultateve të zgjedhjeve të 2021?
Ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor, 1/3 e kandidatëve për deputetë do të dalin nga listat e sigurta të zgjedhjeve. Dhe sipas përllogaritjeve bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku në qarkun e Tiranës janë 37 mandate, 12 deputetë do të dalin nga listat e sigurta. Në vitin 2021, PS në Tiranë ka marrë 17 mandate dhe nëse në zgjedhjet e 11 majit do të jenë të njejtat rezultate, i bie që deputetët socialistë jashtë listave të sigurta duhet që të garojnë për 5 mandate.
Ndërsa në qarkun e Fierit me 16 mandate gjithsej, 1/3 është 5 mandate që pritet të jenë në listat e sigurta. Bazuar në rezultatet e zgjjedhjeve të vitit 2021, ku PS mori 9 mandate, deputetët socualistë në listat e hapura, duhet të garojnë për 4 mandate. Në qarkun e Durrësit, janë gjithsej 14 mandate dhe 1/3 e këtyre mandateve në listë sigurtë janë 4 mandate. Në zgjedhjet e 2021, PS në Durrës ka marrë 8 mandate dhe nëse rezultati do të jetë i njëjte, deputetët jashtë listave do të garojnë për 4 mandate.
Në qarkun e Elbasanit me gjithsej 14 mandate ku 1/3 e mandateve janë në listë të sigurtë, që i bie 4 mandate. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS ka marrë 7 mandate, deputetët jashtë listave të sigurta do të garojnë për të fituar 3 mandate. Në Vlorë janë gjithsej 12 mandate dhe 1/3 e këtyre mandateve është 4 mandate, deputetët socialistë në listat e hapura, bazuar në zgjedhjet e vitit 2021 do të luftojnë për 4 mandate.
Në Shkodër me 11 mandate gjithsej, 1/3 e këtyre mandateve do të jetë në listë të sigurtë që i bie 3 mandate. Dhe bazuar në zgjedhjet e vitit 2021, ku PS mori vetëm 3 mandatë në Shkodër, deputetët jashtë listave të sigurta nuk kanë asnjë mundësi për të fituar mandat, nëse rezultatet do të jenë të njejta. Korça këtë vit është me 10 mandate gjithsej dhe 1/3 e këtyre është 3 mandate që do të dalin nga listat e sigurta. Në vitin 2021, PS në Korçë ka marrë 6 mandate dhe deputetët jashtë listave të sigurta, nëse rezultatet janë të pandryshueshme në këto zgjedhje duhet të garojnë për 3 mandate.
Në Berat gjithsej janë 7 mandate, ku 1/3 e tyre në listë të sigurtë është 2 mandate. PS në zgjedhjet e 2021, kanë marrë në Berat 5 mandate dhe nëse rezultati në këto zgjedhje do të jetë i pandryshueshëm, pritet që të deputetët socialistë në listat e hapura të garojnë për 3 mandate. Lezha me 7 mandate gjithsej, 1/3 e tyre është 2 mandate në listat e sigurta. Bazuar në zgjedhjet e vitit 2021, në Lezhë, PS-ja ka marrë 3 mandate dhe nëse rezultatet do të jenë të njëjta, deputetët socialistë jashtë listave të sigurta do të garojnë për 1 mandat.
Në Dibër janë gjithsej 5 mandate dhe 1/3 e këtyre mandateve është 1 mandat nga listat e sigurta. Sipas zgjedhjeve të vitit 2021, PS-ja në Dibër ka marrë 2 mandate dhe nëse rezultatet do të jenë të njëjta, deputetët jashtë listave të sigurta do të luftojnë për 1 mandat në Dibër. Qarku i Gjirokastrës ka 4 mandate gjithsej dhe 1/3 e këtyre mandateve që janë në listë të sigurtë është 1. Bazuar në zgjedhjet e vitit 2021, ku PS-ja ka marrë 3 mandate dhe lufta nga deputetët në listat e hapura për këtë vit, nëse do jenë rezultate të njëjta do të jetë për 2 mandate. Në qarkun me te vogël të vendit me 3 mandate gjithsej është Kukësi dhe 1/3 e tyre është 1 mandat në listë të sigurtë. Por në zgjedhjet e vitit 2021, PS-ja ka marrë në Kukës 1 mandat dhe nëse rezultatet do të jenë të njëjta, deputetët jashtë listave të sigurta nuk kanë asnjë mundësi për të thyer hersin.
j.l./ dita

Tane rilindadit pa mjeker nuk kane vend te sigurte ne listat zgjedhore!?Edhe gjyshi ka vene kushtet e veta komuniste.Mjekeroshet te mos i afrihen pd-se!?
Menyra se si po krijohen listat tregon qe Rama nuk ka asnje respekt per deputetet e tij per idete apo kontributet qe ata mund te kene. Nuk paska asnje frike se do te humbe ndonje prej tyre. I trajton thjeshte si qener qe u hedh ndonje kocke nese do te arrijne ta kapin. Vetem ky veprim tregon se cfare stronzo drejton Shqiperine.
Te kuptohemi, mua nuk me vjen keq per deputetet. Te jete per mua me mire ti heqe te gjithe dhe ti perdore vete kartonat bashke me berishen 85 njeri dhe 40 tjetri. C’i do muterit!? C’ti duam dhe keta dy muterit qe mbesin ne fund !?
PLARENT NDRECA I AKUZUAR DHE PO GJYKOHET PER VJEDHJET QE KA BERE NE TRE MINISTRI NE LISTE ???????