Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama i përgjigjet KLGJ-së: Gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan, mua më ka votuar populli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama i përgjigjet KLGJ-së: Gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan, mua më ka votuar populli
Lajmi i funditPolitike

Rama i përgjigjet KLGJ-së: Gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan, mua më ka votuar populli

Published: August 30, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një deklarate të KLGJ, për akuzat e këtij të fundit ndaj gjyqtarëve.

Në reagimin e tij, Rama i cilëson skandaloze vendimet e gjyqtarëve ndaj zaptuesve të hapësirës publike dhe shprehet se “KLGJ ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë”.

Rama shprehet se KLGJ-ja ka për detyrë të marrë seriozisht ankesat për vendimet “qorre” të gjyqtarëve, të cilat, sipas tij, shfaqin “mungesë ndjeshmërie ndaj interesit publik.”

- Publicitet -

Ai nënvizoi se është pikërisht KLGJ-ja dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) që duhet të veprojnë ndaj këtyre rasteve.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.

KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.

KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.

KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.

Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    August 30, 2025 at 5:05 am

    Mos e pergojo Populli shQIptar qe 35 Vjet me gjenocid TITIST e perzute nga trojet e te pareve dhe ua dogjet ShQIperine ne emer te allaEkbar ,si lerdhunues edhe te 10 komandamente e te Zotit…TI .e SS- Serbi SALINE!

    Reply
  • K O R C A says:
    August 30, 2025 at 5:33 am

    Me mire se kaq , nuk mund te thuhet . Vazhdo me vendosmeri z.Rama , se je ne rrugen e duhur . Ketyre plehrave qe e mbajne veten per drejtesi iu duhet qendruar dhemb per dhemb , se jane te pa cipe e te pa permbajtshem . Qellimi i vetem i tyre eshte vetem ta mjelin “lopen” Shqiperi , sa t`i lene vetem kockat dhe te kthehen ne sheike !
    Kemi shume besim tek Ju z. Rama se do te dini ta drejtoni vendin si nje kapiten anije i zoti , ta nxirni Shqiperine ne breg dhe ta rendisni me popujt e Europes .

    Reply
  • Phoenix says:
    August 30, 2025 at 6:29 am

    Ka nje arsye te forte qe Kushtetuta e Republikes i ka ndare pushtetet, ne te varur e te pavarur. Arsyeja kryesore, eshte qe pushteti ekzekutiv mos te degradoje ne nje Diktature te rendomte. Te pakten per garniture kjo, se ne jemi nje Diktature dhe Popullin nuk e pyet njeri. Fjalen Popull keta e kane sa per fjalime propagandistike, batuta dhe relata publike.

    Reply
  • vlonjati says:
    August 30, 2025 at 6:49 am

    Phoenix, si ishte ajo shprehja qethuhej gjoja per Zogun ; o popull sa gjera behen ne emrin tend, biles dhe Lartmadhenia flet ne emrin tend :Por kjo thirrje duhet te vazhronte sepse edhe Enveri ç’do gje e bente ne emer te popullit, edhe Berisha po ashtu i bente te gjitha per popullin dhe ne emer te popullit , ndersa ky trapi ja ka kaluar te gjitheve sepse nuk thote me per popullin por thote qe populli me ka zgjedhur mua dhe un bej si te dua !

    Reply
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike says:
    August 30, 2025 at 7:18 am

    Kryeministri (pushtet ekzekutiv) me zanat Piktor u heq verejtje te rende KLGJ (pushtet me vehte) ” se ka harruar se roli i saj themelor edhe te shqetesohet per cilesine e drejtesise “!
    Rast me tipik te nderhyrjes ne drejtesi e ushtrimit presionit hapur fare mbi nje Pushtet te pavarur nuk ka, dhe kete e demonstron qarte vete kryeministri.
    Diktatoret pa perjashtim ashtu e shohin vehten, si simbole te drejtesise, ndershmerise, perendise qe dijne gjithcka e mund te diktojne c’do gje…deri kur gremisen ne koshin e plehrave te historise.

    Reply
  • Gac Gjondrekaj says:
    August 30, 2025 at 8:05 am

    Po. Duket se sostemi gjygjsor është bërë një me opoziten. Nuk ka pavarsi pushteti absolute siç pretendon gjygjsori. Kur arrin puna që të dëmtohet populli ai është absoluti mbi të gjithë dhe z. Rama është përfaqsues i zgjedhur i tyre. Unë mendoj se duhet çbërë kjo skemë e sistemit të drejtësisë. Nuk ka të paprekshëm e të pa kritkueshëm siç pretendojnë gjygjtarët.

    Reply
  • Soza says:
    August 30, 2025 at 8:11 am

    Vazhdo në rrugën e shënuar nga shoku Enver Hoxha. Dhe atë e kishte zgjedhur populli me votë. Ai shpërbleu me erudicionin e tij të ndritur në të gjitha fushat. Lart flamujt e kongresit dhe nga fitorja në fitore, pa asnjë barazim.
    Këta anëtarët e Birosë Politike ja kanë tejkaluar Lenkës dhe Palit.
    Suksese të mëtutjeshme!

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    August 30, 2025 at 9:10 am

    EDI RAMA.PO NA SHKATERRON EDHE NDONJE ELEMENT QE I KA NGELUR KETIJ SHTETI, PUSHTETI I DREJTESISE ESHTE PUSHTETI JOT I EKZEKUTIVIT.MERR VESH TI NGA SHTETI DEMOKRATIK DHE LIGJOR.TI S JE MBRET.SHTROJI PROBLEMET NE PUSHTETIN LIGJVENES,NE KUVEND I CILI SIPAS LIGJIT TE KOORDINOJ ME PUSHTETIN GJYQESOR PER KETO PROBLEME.

    Reply
  • katarakti says:
    August 30, 2025 at 12:01 pm

    Shtypja kokën o Rama. je i zgjedhur nga populli. Vendos parlamentin që tu kërkojë llogari këtyre pasardhësve të plepave dhe gjingjonëve. Parlamenti duhet të kontrollojë institucionet e çdrejtësisë në vend. Dhe kur të provohet se gjykatësit kanë shkelur ligjin dhe veprojnë si të duan, t’i fusë në burg. Që të jenë të pavarur është një gjë. Që të kontrollohen nga të zgjedhurit e Sovranit është një gjë tjetër. Me këtë çdrejtësi ky vend nuk do bëhet kurrë. Para pak ditësh lexova se Gjykata kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj një personi që kishte fyer një gjykatës! Çfarë turpi! Por institucionet e çdrejtësisë duan të tregojnë se janë mbi të gjithë dhe u shkon dora larg. Prandaj ndihet nevoja të vihen nën kontroll.

    Reply
  • SPAK says:
    August 30, 2025 at 12:15 pm

    Rama perdor te drejtat qe te jep ligji, parlamenti qe te ka zgjedhur populli me 83 deputete dhe regulloje sistemin e drejtesise! Nuk duam ”republike prokuroresh”! Te gjithe e dine edhe populli se cfare maskarenjsh hajdute kemi ne sistemin gjyqesor! Regulloje me c’do cmim ,populli do te mbeshtese!

    Reply
  • demo says:
    August 30, 2025 at 12:20 pm

    Perkrah cdo rrafshim te ndertimeve te zaptuesve ne Toke te Xanun,apo t`pa Xanun.
    Boll se na moren frymen!

    Reply
  • nga Enveri tek Edveri says:
    August 30, 2025 at 3:04 pm

    Ate Ramen e ka zgjedhur populli PER TE QEVERISUR e jo per te Mbreteruar! Jemi akoma Republike Parlamentare dreqi e hengert as kaq nuk e kuptoni apo doni te na dergoni serish ne ato epokat e Enver Hoxha Tungjatjeta me Edver ne vend te tij.

    Reply
  • ¿? says:
    August 30, 2025 at 3:37 pm

    Rrofte Komiteti i te Zgjedhurve nga Populli me ne krye Piktorin e Shquar me Fame Boterore, Liderin e Shkelqyer Nderkombetar Edvin Beqir Skico Rama. Perpara per fitorje te Reja, poshte Armiqte e Eger te popullit Shqiptar, Gjyqtaret dhe Prouroret e seleksionuar nga Reforma Fantastike ne Drejtesi. Rrofte Populli i Lavdishem Shqiptar qe vazhdon ta çaje rrugen e Mutit me luge ne dore.

    Reply
  • !!? says:
    September 3, 2025 at 6:21 am

    Edhe pak ditë sa të mblidhen deputetët e listave të kryekusarëve kombçfarosës Sali Berisha, Ilir Muta, Edi Rama dhe Tom Doshi………dhe

    maliqët prokuror, hetues dhe gjykatës në rresht, me mënd në kokë, nën komandën dhe bekimin e Fatmir Xhafës, kryetarit të komisionit kuvendor të drejtësis që duam të Edi Ramës, të futen në zyrat e tyre, përndryshe, po të mos futen në rresht, do të nxiren zvarrë, me shqelma bythëve nga zyrat…….

    këtë po u kërkon, me edukatë dhe kulturë kusari i nderuar i mandatzezës së katërt qeverisëse, Edi Rama, në unison me kolegët e tij kusarër, Sali Berisha, Ilir Meta………..maliqëve të drejtësis.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?