Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama i përgjigjet Kurtit: Nuk njihje himnin e Kosovës, Thaçin e doje në Hagë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama i përgjigjet Kurtit: Nuk njihje himnin e Kosovës, Thaçin e doje në Hagë
Lajmi i funditPolitike

Rama i përgjigjet Kurtit: Nuk njihje himnin e Kosovës, Thaçin e doje në Hagë

Published: October 16, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar në reagimin e tij këtë të enjte pas deklaratës së Vetëvendosjes, ku thuhej se Rama ka mbështetur votimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015. Nga ana tjetër Rama thekson se nuk ka asnjë garë me Vetëvendosjen dhe se i vjen keq që sipas “ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë”.

Më tej Rama shton se çdo politizim i protestës së UÇK-së do dëmtonte popullaritetin e saj.

Reagimi i Ramës:

- Publicitet -

Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim. Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës. Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.

Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja… pic.twitter.com/uXCOBsYoCf

— Edi Rama (@ediramaal) October 16, 2025

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • Detari says:
    October 16, 2025 at 8:42 am

    Keshtu ndodh kur nje popull eshte i shartuar, nje vllah kunder nje turku, qe te dy zihen per “arberine”… gjoja.

    Reply
  • Iso says:
    October 16, 2025 at 9:09 am

    Mos u merr me legenat e vetperdhosjes!malpini qe do bashkonte Kosoven me Shqiperine,percau Shqiptarine.

    Reply
  • xyz says:
    October 16, 2025 at 9:24 am

    Çfarë do të thotë: “nuk njihje as himnin e Kosovës”?! E vërteta është se asnjëherë më parë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë qënë më të ftohta.

    Reply
  • demo says:
    October 16, 2025 at 10:16 am

    Edi Rama shih hallet e shumta te qeverrisjes e mos u merr me lapsat e Trumpit,me maunen pa timon te Anglise ne drejtim te paditur,me Gjermanine copa copa dhe djemte Atdhetare te Kosoves,qe bene Luften dhe e bene Shtet.
    Ty te vret syte Shteti Kosoves FUNKSIONAL,CEP ME CEP!, Hashim Thaci,Albin Kurti jane vellezer te Lokes Kosove .Mos ju fut sherrin ne Vater!Nuk na lane trute,qe te harrojme se Ti e nxite Ate Gjykaten Speciale,Burgun e ka prej teje Hashimi,qe te ngrifesh e te shkrifesh Ti neper Samite si i Zellshmi Shembulloor.,Nuk jane shuar britmat e tua drejtuar Haradinajt ne sy te Merkelit: Jepe Mitrovicen Ramush!Firmose Ramush! Ato Zajednicat qe i pikturove Kosoves perse ja dergove Makaronit,per t`i expozuar ne Luver,si kryevepra Arti?,.Me mitingje do te lash mutin me shurre.Kam qene pjesemarres ne Mitingun kunder Traktati Varshaves daja,ne 1968!!!!

    Reply
  • Dashi says:
    October 16, 2025 at 10:28 am

    Edhe zjarrin t’ja verë Kosovës idioti antishqiptar Albin Kurti , më keq se ç’ja ka vënë , demua përsëri Ramës do t’ja hedhë fajin . Veç kësaj , demua e di se ç’ka bërë Rama me Makronin e me udhëheqës të tjerë të BE- së , a thua se ka qënë pjesëmarrës në vizitat e Ramës në Evropë dhe i ka parë e dëgjuar me sytë e veshët e tij . Sepse demua është njeri “i rëndësishëm” . Të jesh pensionist 85 vjeçar , që luan domino me ” kolegët” , nuk i thonë shaka . Demua i di të gjitha…..përmbrapsh .

    Reply
  • Ppp says:
    October 16, 2025 at 10:42 am

    Ne hage thaci çoi veten
    Ai e votoi ligjin
    Kurti votoi kunder
    Ashtu i thane thacit votoje se ti nuk do denohesh njelloj si te than ty per spak
    SA SHPEJT HARROJME
    RROFTE BALLKANI I DHJERE RROFTE VLLAU VUCIC

    Reply
  • Skypion says:
    October 16, 2025 at 11:31 am

    Albin Kurti eshte pasqyra ku Rama e sheh veten ashtu sic eshte: nje kllon! Nese ka nje politikan shqiptar qe Rama e urren me te vertete, madje edhe me shume se Berisha, ky eshte Albin Kurti. Rama e di kete dobesi te tijen, prandaj do te donte qe te mos perballej me te, dhe e shmang me sa te mundet; edhe Kurti e di kete, prandaj edhe e ngacmon si kete here. Dhe e ka shume te lehte, per shkak te marrezive te panumerta te Kryeqenefit te Shqiperise.

    Reply
  • Replikuesi says:
    October 16, 2025 at 12:05 pm

    Sot në kuvend o Skypioni spermë berishiane, Balla ja bëri renditjen kronologjike të së gjithë krimeve që ka bërë krye-krye-krye krimineli i Shqipërisë Sali Berisha . Nuk besoj që ekziston politikan në rruzullin tokësor, që të jetë mbuluar tmerrësisht me ato krime të dhëndërit sërb si Sali Vuk Berisha . Ju që i vini nga mbrapa këtij qoftëlargu , duhet urgjentisht të bëni një vizitë psikiatrike . Shëmbullin po e jep vetë populli, që largohet çdo ditë e më tepër nga kjo murtajë, që ka zaptuar opozitën shqiptare .

    Reply
  • capi says:
    October 16, 2025 at 12:54 pm

    Spo merret vesh kush eshte engjell dhe kush eshte djall ne kete mes. Se dhe Grenell medemek po sulmoka EU per ceshtjen Thaci.

    Reply
  • Deni says:
    October 16, 2025 at 12:58 pm

    ti me te vertete mendon se eshte shtet,funksional?

    Reply
  • Skypion says:
    October 16, 2025 at 1:18 pm

    Edi Rama eshte 2 metra i gjate, por ne krahasim me Sali Berishen eshte nje morr mendereje. Taulant BAlla eshte nje parazit ne menderen e ketij morrit te menderes. Prandaj as ia vlen te merresh me te, aq me shume kur eshte i zhytur koke e kembe ne krim, si asnje zyrtar i larte socialist; ne krim te rende; i pergjuar, i regjistruar , i dokumentuar, gjithcka e ka ne disa dosje qe jane ne SPAK. Eshte ceshtje kohe se kur do ta haje edhe ky si shoket e tjere; sepse, padyshim qe edhe kete do ta beje Rama kurban; ka bere Sajmir Tahirin dhe Erjon Veline, e spo beka nje kokshtremet si Taotao. E njeta gje po ndodh. Sajmir Tahiri, dikur i konsideruar si antiberishisti me i rrepte ne PS, qe ia numeronte te gjitha “krimet” Saliut, sot eshte nje ngordhesire politike qe s’ja hudh qyrrat askush; e zuri haka e Berishes; dhe kete hake Berishes, si perhere ia merr vete Edi Rama. Keshtu me Erjon Veline; edhe ky ia numeronte “krimet” Saliut; ja ku eshte sot, si qen i zgjebosur i lidhur ne zinxhir ne kolibe; edhe kete e zuri haka e Berishes; dhe po prapa haken BErishes ia mori Rama. Keshtu do ndodhe edhe me kokcepin Taotao. Absolutisht. Ketu do jemi dhe do ta shohim.

    Reply
  • Replikuesi says:
    October 16, 2025 at 2:10 pm

    Taulant Balla nuk është akuzuar kurrë nga drejtësia për korrupsion e vjedhje, pasi , përveç disa muaj Ministër i Brendshëm, ai gjithmonë është marë me detyra partie, ku nuk ke se ç’të vjedhësh . Ti sperma berishiane Skypion kari, je i pari që e akuzon . Sidoqoftë, gojën e ke, merr dhe një lugë druri në xhep dhe ndiq këshillën time : o Skypioni , ha mut ha .

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 16, 2025 at 2:45 pm

    VO:
    Përveçse në Kosovë VV & Shqipëri PD kan zënë rrënj AGJENTËT E UDB,edhe në shumë komentues si DEMO,etj,i fryjnë fyellit në një vrimë sikurse Albini & Saliu dhe lukunia e tyre militant-banda kundër Shqiptarizmës.!
    Kontradiktat EDI-KURTI kan lindur qëkurse Alibini ishte kundër Ballkanit të Hapur si vazhdim i iniciativës Merkel.
    Albinia akuzoi Ramën për shitjen e territoreve të Kosovës në favor të Sërbisë në këmbim të 10 mild.$.Dhe Rama e denoncoi në gjykatë por u tërhoq si vëlla i madh.
    Albinia krijoi P/VV në Tiranë,e padëgjuar në PLANET,sigurisht me ndikim të Sali Non Gratës, për të rrëzuar E.Ramën,duke kandiduar 3 persona në Tiranë,Lezh dhe Gjirokastër,ku mori gjithsej 200 vota.
    Alinia nuk ka kën në unison me E.Ramën që takoi A.Thaçin e KO në Hagë,pasi nuk ka shkuar vetë Atje.
    Albinia nuk është dakort që të protestohet në Tiranë pro udhëheqësve të UÇK,Sikurse Sali Shpifsi i cili UÇK e ka quajtur BANDË KRIMINALE dhe kundër KOSOVËS-SHTET.
    S.Berisha ka arrestuar A.Thaçin,etj me qëllim të ndihmohej Sërbia në pushtimin e Kosovës.
    S.Berisha Theu EMBSRGON e OKB për Naftën 1993-1997 me mbi 6000 ton në ditë,duke dëmtuar qëllimisht Kosovën.
    Kështu,Albini dhe Saliu janë dy Shqipëtarët më të rrezikshëm në Kosovë e Shqipëri dhe jo vetëm, të cilët jan BOJKOTUAR NGA SHBA.!
    E.L newsalbania.al

    Reply
  • Laxxarus says:
    October 16, 2025 at 2:54 pm

    Dashi pa brire?! Tek ne thone: Ky eshte burre buri -ky i dyti eshte bure gruaje dhe akoma ky itreti eshte mut bur. Ti Dash pa brire ku e gjen veten ?

    Reply
  • Dashi says:
    October 16, 2025 at 4:11 pm

    Unë e gjej veten mijra vite dritë lart teje . Sa për brirë , i kam që ç’ke me atë punë , madje jam i pajisur edhe me të tjera , rezervë . Po deshe provoje . Po ti ç’pate , kush të dh.eu ty ?

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    October 16, 2025 at 4:28 pm

    Pergjigje e merituar per vv dhe albishtat, por edhe me shume t’i thoshte, pak e kanë.

    Reply
  • fery says:
    October 16, 2025 at 9:07 pm

    Para se te donte te shkone Thaci ne Hage burgosjen e tij e kerkuan familjarwt e mbi 400 viktimave te pase.! luftes ne kosove te cilet u vrane ne rethana misterioze .Dhe as pase 20-25 vitesh per ato viktima nuk u dha drejtesi. E mose te flasim per ata shqiptar qe u vrane para dhe gjate luftes kurse shumica nga viktimat ishin kundershtar poltik te Thacit
    Pse Rama nuk e permendi deri sot deklaraten e deshmitarit Jems Rubin ne Gj e Hages kur tha se ai ishte paguar nga Thaci me para te taksapaguesve te kosoves nga 52.000 € ne muaj (me shume se rroga e presidentit amerikan qe eshte 50.500 € ) nga 2018-2021 me qellim te llobimit te tij ne çarçe amerikane me ndikim per ndarje te kosoves dhe Kr.ministri shqiptar Rama organizon proteste per mbrojtjen e tij nga GjS e Hages pse Thaci nuk mundi te ia jape nen administrim serbise nji pjese te kosoves… tmerr me kete Kr.minister te degjeneruar dhe kombetarishte te paformuar

    Reply
  • PRISHTINA -GËRMIJA says:
    October 16, 2025 at 10:40 pm

    O feryyy po si mbaroi ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri ti e zbulove edhe rezultatin sipas marveshjes Rama -Vuqiç dhe mbeta pa e shikua ndeshjen e more Elefant

    Reply
  • info analitike says:
    October 17, 2025 at 7:31 am

    A nuk ishte Rama me Thaçin që donin të bënin pazar me Vuçiçin mbi kufijtë e Kosovës. Asnjë prej të lartpërmendurve, përfshi dhe Albinin që ka të vetat, nuk mund të fshehë zullumet nën flamurin e shqiptarisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë
  • Vrau fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari në Rrogozhinë
  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  2. lola on Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  3. titi on “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  4. Dudumi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?