Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgjigjen zyrtare ndaj ftesës për pjesëmarrje në Bordin e Paqes, duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe udhëheqjen e tij në themelimin e kësaj nisme.
Në letrën drejtuar Presidentit Trump, Kryeministri vlerëson Bordin e Paqes si një instrument konkret dhe të domosdoshëm për ndërtimin aktiv të paqes globale, përtej deklaratave formale. Ai thekson se Shqipëria, si aleate e qëndrueshme e SHBA-së, është e gatshme të kontribuojë në këtë përpjekje dhe njofton se angazhimi do t’i përcillet Kuvendit për miratim.
Përgjigjia e Ramës
Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim. #KrenarpërShqipërinë Bashkëlidhur përkthimi: Republika e Shqipërisë Kryeministri Tiranë, 19 janar 2026 Shkëlqesisë së Tij Z. Donald J. Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Washington, DC I nderuar Zoti President, Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese. Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente. Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.
Duket qartë se për të qenë një organizatë e re ndërkombëtare, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si një forum tjetër deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si një instrument i përqëndruar dhe qëllimplotë i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale. Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes. Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim. Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare. Populli shqiptar do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët. Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global. Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

j.l./ dita

Po do behesh ti te qifsha gruan me taksat ton RQ
ShQIperija e Kujt!?
Kalif Salise,Serbise,A mer i QI-se apo P….te satEme!?
Zoti Trump na nderove
Edi Ramen e shpetove,
Kur te shaje prape or Drago,
Ftoje ne Mar a Lago.
Ben gallate me Makron
Alijev Azerbaixhon
Gjithe bota e degjon.
Ftoje ne Washington.
Po s`te doli me gallate
Ta ka thene dhe me sopate
Para zgjedhjes ne Fushat
Ftoje dhe ne Haus Wait
Shqiptare,ngelur gjalle!
Integralisti ‘thonj pa’ prere’,allias ‘bojaxhi’ eshte shume me i rrezikshem se babai Shpirteror SS- Serbi Sali se Jo vetem Ka lindur me probleme te RENDA te shendetit mendor,femije cyryk qe nuk rritet kurre por NUK mer ilacet qe i zevendeson me miell te barche……!!!!
Shpetimi!?
O.B.SH-Organizata Boterore SHendetesise:
Trajtim sanitar te detyruar ne QELI!
Ia fute kot o Jetimet. Vertet Rama eshte koqe kandari e nuk mbush mirë, e tani që po lëpin atë që pështyu e po dhjet në brekë nga Trapi e tregoi se çfarë debili i neveritshëm është, po të thuash se është më i rrezikshëm se qelbësira më e madhe që ka nxjerrë kombi shqiptar, SS siç e quan ti, është t’ia futësh si kau pelës.
Nje i semure psiqik,si Rama,edhe PSE me diagnosi me te lehtese sa Saliu kur nuk mer ilacet behet me i rrezikshem prandaj duhet urgjentesisht Trajtim sanitar i detyruar!
Nuk ta njoh moshen por ti leme kush Ka kryer me shume KRIMET…mendoj se Rama Jo vetem qe me Saline Kane te njejtey agjentura UDB,aksin Beograd Paris…por Rama si qene bir qeni eshte me antishqiptar
Nese e ke me mua, moshen time e di intelektuhalja, qe e perserit shpesh qe kam qenë foshnjë kur ai përkthente veprat e shokut Enver dhe 10 vjeç kur vdiq, po ti prapë thua a priori pa argumente që është më antishqiptar. A ka më antishqiptar se kryeqelbësira që donte të vinte Veriun kundër Jugut, që pranoi fare hapur që furnizoi me naftë Millosheviçin “që të ngrohte kosovarët në dimër”, që luftoi UÇK-në, që iu kundërvu Rambujesë e krijon destabilitet në Shqipëri sa herë ia kërkojnë ustallarët e vet në Beograd.
O Artan dhe ti o Qivaçi i mesiperm, a e dini qe po debatoni kush vjen ere me te keqe muti, apo kaka?
Tre vite me pare(2022), si “bashkependembajtes”
ne keshillin e sigurimit te OKB-se. Sot, “krenar per shqiperine bashkelidhur” … Nga m’i gjen keto fraza more Pallosh i Surrelit…pordhet me oke, e shtepia troke. Ti je “bashkelidhur” pas pushtetit, krejte i ndare nga realiteti..milionat qe ka thithur nje sekser si Toni Bler, koncensionet pa fund, komplet sovraniterin dhe shallvaret e tua, i’a ke dhuruar sulltan Erdos. Shto ketu edhe kredite e fryra te “Smart City” me sheiket e emirateve dhe arabise, qe perdoren per te lobuar, dhe hop, i bashkelidhur si dylber haremesh ne Bordin e OKT-se, te palacove te “paqes”, ata, kane perzene njerez me lufte, ti i ke perzene ne PAQE prandaj te takon edhe nje CMIM! Hajt, te hapin shishet e veres Ergyset, kane c’te festojne. Heren e kaluar si bashkependembajtes, kishe skandalin e ministres
Xhacka, si investitore strategjike e oborrit, e mbrojtet mbas PENDES se sukseseve Imagjinare, tashti, vetem pak dite, kur do te kerkohej heqja e Imunitetit te Balluke Lubise, qe te dilje lakuriq o Ushkulidhes, e gjete rrugen per t’i shpetuar furtunes. Neser, ke 21 Janarin, 15 vjet pushtet mbi gjakun e mavrive qe i’a nxorre ne prite bashkekombngrenesit Berisha. Pregatit ndonje shkrim sa per sy e faqe qe t’u dalesh borxhit vulehumburve. Shko me lule hipokrizie atje ku u la bulevardi me gjak qe suma jote, te bashkelidhej pas karrikes se pushtetit o PUSHT. Shko s’e pas Likes se bllokut(presidentit me te mire), gardistit tashme deputet, ke edhe ate Ermut Beqirin e AKSHI-t qe videon e korrupsionit, e nxorri te manipuluar…E per kete, ka perlare tenderà pa fund nga ajo ndermarrje mafioze, vetem nje ndyresire si ti, mund t’i jape shpjegim kesaj! Ne
kthim nga OKT-ja o bashkelidhes, terhiq disa mijera palestineze, ashtu sic di te besh ti, pa pjerdhur askend, e ke bere me pare me muxhaidinet, afganet, kampet e gjadrit, shtetin
e ashures, mjaftohesh vetem me ndonje thenie te “gjyshes”, s’e shtepia eshte e zotit dhe e mikut, po na fol nje here edhe per gjyshin o Naltmadhni…
Shtriga e borebardhes nuk ja jep me ilacet?!
Kur shqiptari pret qe perendimi ti zhduke korrupsionin
Perendimi adhuron politikanet e korruptuar sepse i perddor da heri i ngrifet
E ç’duam tjetër ne shqiptarët !? Ja dhe dita të takohemi me presidentin e Amerikës, na erdhi! Dhe pos e takuam , do jemi me të në një sallë… Thonë andej nga anët tona : “dhe pos kami ngrënë bukë gruri, kemi fjetur në kashtë…” D. m. th. , ja dimë erën grurit…