Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama inspekton godinën e re të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, ministrja: Do krijojmë kartën e dhuruesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama inspekton godinën e re të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, ministrja: Do krijojmë kartën e dhuruesit
Lajmi i funditPolitike

Rama inspekton godinën e re të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, ministrja: Do krijojmë kartën e dhuruesit

Published: February 2, 2024
Shpërndaje

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), është transformuar rrënjësisht falë investimit për rikonstruksionin e plotë të saj, duke e shndërruar në një qendër dinjitoze dhe bashkëkohore të cilësisë së lartë, me mjedise të një standardi bashkëkohor në dhurim, testim, përpunim ruajtje dhe shpërndarje.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi mjediset e reja të qendrës së rikonstruktuar, të mirëpajisur me teknologjinë më të lartë, ku ndër të tjera është realizuar digjitalizmi i plotë dhurues-pacient në QKTGJ e banka gjaku në Tiranë, automatizimi i mëtejshëm në testim dhe përpunim, centralizimi i mëtejshëm i shërbimeve me qëllim sigurimin e cilësisë maksimale të gjakut dhe garantimin e aksesit të barabartë ndaj gjakut të mjaftueshëm e cilësor në çdo skaj të vendit.

“Këtu jemi në godinën tërësisht të re të qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut, një investim që u realizua nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2023. Ishte një investim total, jo vetëm në infrastrukture, por dhe në pajisje dhe në ngritjen e kapacitetit të stafit që punojnë në këtë qendër. Janë 60 punonjës që punonjës në këtë infrastrukturë dhe që shërbejnë për të gjithë ata dhurues që paraqiten këtu dhe dhurojnë gjak.” – shpjegoi Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, teksa theksoi se “qendra ka marrë edhe certifikatën e akreditimit të cilësisë nga drejtoria europiane për menaxhimin e cilësisë”.

- Publicitet -

Standardet europiane në dhurim, testim, përpunim, ruajtje dhe shpërndarje të gjakut, bashkëpunimi teknik me qendrën homologe franceze, si edhe stafi i kualifikuar dhe i mirëpaguar, kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen me 50% të numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

“Ne kemi rritje 50% të dhurimeve vullnetare të mbledhura nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe një rritje rreth 20% e dhurimeve vullnetare në tërësi krahasuar me një vit më parë. Ka mjaft sensibilizim dhe më ndryshe është përgjigja e njerëzve ndaj dhurimit vullnetar të gjakut”, u shpreh Drejtuesja e QKTGJ Irena Qendro.

Ministrja theksoi se po punohet për të krijuar kartën e dhuruesit të gjakut, ku mblidhen pikë në bazë të dhurimit, të cilat ofrojnë lehtësime në shërbime të tjera.

“Po punojmë edhe për kartën e dhuruesit vullnetar. Duam që krahas investimit të bërë deri më tani, të gjithë dhuruesit që vijnë pranë qendrës të kenë një kartë, status të veçantë, që sa herë kryhen procesi i dhurimit, merr pikë, nëpërmjet të cilave krijohen lehtësira në shërbime të tjera. Jemi duke realizuar praktikën dhe modalitetet se si do të jepet kjo kartë.“, theksoi Koçiu.

Me transformimin e realizuar Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është shndërruar në një operator ekselence i Shërbimit Publik Shëndetësor.

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Kuci says:
    February 2, 2024 at 4:40 pm

    PO KARTA E DHURUESIT KA DEKADA QE EGZISTON MOJ PILIVESKE

    Reply
  • capi says:
    February 2, 2024 at 4:56 pm

    Ku ka qene kjo qender, si ka shpetuar pa e lene me PPP. Shpejt mblidh qeverine dhe miratoe.

    Reply
  • Shurreli says:
    February 2, 2024 at 11:50 pm

    Nuk mbeti pa shetitur kudo ku hap nje wc ne maje te malit,por ka lene pa wc Tiranes ndaj turistet shurrojne tek Lana!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit
  • A mund të përshtatet specia njerëzore me temperaturat përvëluese?
  • “Mur më mur” mes Spanjës dhe Italisë: Rikthehen kontrollet në kufijtë e Shengenit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?