Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTA / “Jemi fëmijë të të njëjtit Zot”, gazeta greke për Ramën: Nuk ngjan si kryeministër, duket si yll rroku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > INTERVISTA / “Jemi fëmijë të të njëjtit Zot”, gazeta greke për Ramën: Nuk ngjan si kryeministër, duket si yll rroku
KryesorePolitike

INTERVISTA / “Jemi fëmijë të të njëjtit Zot”, gazeta greke për Ramën: Nuk ngjan si kryeministër, duket si yll rroku

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Ekathimerini”, ku u pyet për disa tema të raporteve mes dy vendeve fqinje.

“Ne kemi një marrëdhënie fantastike me Greqinë dhe personalisht me Kyriakos Mitsotakis, i cili di të flasë dhe di të dëgjojë” – thotë ai në intervistën që u shpërnda në shqip, nga zyra e tij e shtypit.

Pjesë nga intervista:

- Publicitet -

Kryeministri shqiptar flet për Kathimerini për artin, politikën, lidhjet dypalëshe dhe “gjemba” si çështja e zonave detare, të cilat do të çohen në Hagë.

Afro 2 metra i gjatë, me fizikun e një ish-sportisti, i veshur me atlete dhe xhaketë lëkure, Edi Rama ngjan më shumë si një yll roku se sa një kryeministër. E gjithë sjellja e tij, në fakt, është “jokonvencionale”.

Kathimerini u takua me liderin shqiptar të dielën në fillim të këtij muaji në Sallën Zappeion në qendër të Athinës, ku ai dhe kuratorja Katerina Koskina po vendosnin një instalacion masiv të veprës së tij artistike.

Ftesa për të hapur një ekspozitë në Athinë u bë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i jashtëm Nikos Dendias pasi ata vizituan Ramën në zyrën e tij në Tiranë dhe u mrekulluan me artin që zbukuronte muret e saj dhe tavolinën e tij.

Ekspozita në Zappeion, e cila zgjat deri më 31 mars, përfshin piktura në fletë letre A4 dhe një seri punimesh qeramike që ai thotë se i ka bërë në punishten e një miku.

Lidhjet me Greqinë

Në Greqi, thotë Rama, “ndihem si në shtëpi për sa i përket peizazhit, njerëzve dhe ngrohtësisë së saj”, por Greqia pati “fatin e mirë të bëhej anëtare e Bashkimit Europian, të kishte liderë si Karamalis, Papandreu dhe Mitsotakis dhe të priste Lojërat Olimpike”.

Për sa i përket perspektivës së Shqipërisë në BE, Rama thotë se është një “proces i vështirë”.

“Procesi i anëtarësimit është shumë më i komplikuar dhe më kërkues se sa ishte për vendet e tjera në të kaluarën. Le të themi se është çështje subjektiviteti politik, ndryshim kriteresh. Gjithçka është shumë më e rreptë tani dhe disa vende nuk do të ishin anëtarësuar nëse do të aplikonin sot”, thotë Rama, që madje sugjeron se Greqia, kishte “mashtruar” për t’u bërë anëtare e bllokut.

Mes dy fqinjëve ka edhe çështje të pazgjidhura, kryesisht ajo e zonave detare dhe minoritetit grek në Shqipëri. Për të parën, Rama thotë se të dyja palët “kanë rënë dakord të mos bien dakord dhe çështja do të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës”.

Për të dytën, Rama thotë se “populli gjithmonë gjen një mënyrë për t’i zgjidhur gjërat”.

“Ne kemi qenë gjithmonë afër. Na ndau përkohësisht komunizmi dhe pas rënies së tij pati një valë emigracioni nga vendi ynë në vendin tuaj që shkaktoi shqetësime, por me kalimin e kohës kjo u bë një dobi reciproke, si për vendin tuaj ashtu edhe për timin. Njerëzit, siç thashë më herët, gjithmonë gjejnë një mënyrë për t’i zgjidhur gjërat. Por ka politikanë që po i shërbejnë agjendave të tyre dhe kështu lidhjet dypalëshe nuk përcaktohen nga marrëdhëniet njerëzore por nga lidershipet, dhe veçanërisht kur flasim për vende fqinje.

Zhvillimet rajonale

Biseda jonë shkon te ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës në tabelën rajonale të shahut dhe mundësinë e shpërthimeve të reja të tensionit në Ballkan.

“Njerëzit thonë se ne prodhojmë më shumë histori në Ballkan se sa jemi në gjendje të konsumojmë. Unë jam optimist për Ballkanin, megjithatë, veçanërisht nëse gjejmë një mënyrë për të punuar së bashku dhe aq më tepër për të hyrë nën ombrellën e BE-së.

Ne kemi problemet tona, natyrisht, mosmarrëveshjet tona dhe truket tona, por të tillë jemi – përndryshe, do të ishim Beneluksi. Gjyshja ime kishte një fjalë të mirë: Sa më i lumtur fqinji juaj, aq më e lumtur është shtëpia juaj”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Aldrin says:
    March 28, 2023 at 1:22 pm

    Ky ylli i Rrokut Grek mjafton te japi DEtin dhe Jugun deri ne Vlore, dhe i besohet qe eshte femije i te njejtit Zot me beqirat e Vorio Epirt dhe te Kishes Serbe.
    Mjafton ta kurorezoje ndonje prift Ortodoks, dhe tabloja merr pamjen e plote

    Reply
  • Rush says:
    March 28, 2023 at 2:11 pm

    Vorio-Epiri eshte territor grek i pushtuar nga shiptaret. Vorio-epirotet vuajne dhe shtypen barbarisht nga shqiptaret. Ata vriten barbarisht nese kerkojne te drejtat e tyre. Rasti Kacifas e verteton mese mire kete gje. Kthimi i sovranitetit grek mbi Vorio-Epirin do te ndodhe shume shpejt.

    Reply
  • Miku u vjeter i Ad Thanos says:
    March 28, 2023 at 2:45 pm

    hahahaha, paska ra ne dashni gazetarja greke me Edin e Ramajve

    Reply
  • Erdogan says:
    March 28, 2023 at 2:55 pm

    Ku te lene Rilindasit xhonturq ta marresh Vorio Epirin e Kastriotit zoti Rush.
    Ata kujtojne se Saranda eshte numer Turke.
    Edhe Apollonas ne Fier Perendi Osmane.
    Edhe Argjiroja princesha e Kastros ne Gjirokaster ishte “Moter” me Salihete,Zabihate,Sultaneshat etj.
    Keta jane “populli me I vjeter” i Botes zoti Rush por nuk i lane Grejet ta shkruajne historine e tyre!

    Reply
  • Alban Dega says:
    March 28, 2023 at 2:56 pm

    EDI RAMA PRODHON LAJM EDHE KUR NUK KA KUMT.

    Reply
  • AX says:
    March 28, 2023 at 2:57 pm

    Veriu i toka e te Pirros nuk ka asnje lidhje me kulturen helene apo greke. Epirotet jane shqiptare dhe Epiri i Jugut eshte Shqiperi!

    Reply
  • Ta Mbushi says:
    March 28, 2023 at 3:17 pm

    @rush kur te kete Halla koqe do realizohet “clirim” i vorio epirit nga shqiptaret !…Pse sepse aty ka patur gjithmone shqiptar,ilirian,barbar, panvarsisht hyrje daljet greko romake per arsye tregetie,biznesi,politike,religjoze..aty kane qene qysh heret shqiptaret! paraardhesit e tyre iliro pellazge!
    Mos ha myt kot!

    Reply
  • Asd says:
    March 28, 2023 at 4:25 pm

    Gjithe ky interesim i menjehershem mos ka te beje me vendimin per detin.

    Reply
  • demo says:
    March 28, 2023 at 4:27 pm

    O Rrush,Rrrush qenke edhe nga trute.
    Ne Lashtesi fiset greke nuk e kalonin Gjirin e Ambrakise,ose gjirin e Artes.Kete e kane shkruar vete Autoret e lashte greke,nga Herodhoti,Tuqiditi,Theopompi,ptolemeu,polibi,
    Pirro Epirit nuk ka lene ndonje deshmi,qe te kete pranuar kombesine greke.
    Ne Mesjete Epiri banohej nga shqiptaret dhe Despotati Epirit drejtohej nga princa shqiptare si Gjin Bua Shpata.
    Ky Erdogan idhjoti kujton se Gjirokastra eshte emer grek,,por e ka nga budallalleku. Castrum quhej keshtjella ne latinisht dhe Argjiret jane nje Fis Kaon,i vendosur ne luginen e Drinos.Argjirocastro,quhej keshtjella Argjireve..
    Rrush,keni grabitur Noti Epirin,ose Epirin e Jugut.Deri ne 1918 nuk ka pasur Epir grek,,Epiri ka qene Authokton shqiptar,.Keni pushtuar Camerine,.Heret a vone do ta villni.Atje edhe guret e sokakut flasin shqip,,edhe muret e rrexuara te shtepive te djegura flasin shqip.

    Reply
  • ¿? says:
    March 28, 2023 at 4:29 pm

    Aaaaa tashti e mora vesh une kete pune, Qe te jesh karminister mjafton te dukesh si yll rroku dmth si Noisy, Kallashi, Topashi, BytheLarashi….
    Po prandaj shkone punet aq bukur ne Albanistan, paskemi pas karminister nje yll rroku e nuk e dinim, hajde qejf o qejf qe ben dervishi.

    Reply
  • demo says:
    March 28, 2023 at 4:36 pm

    Ju grekafonet keni genin e hajdutit.Edhe arberoret e greqise i quani greke,edhe fustanellen e arberoreve e quani greke,edhe Epirin e quani grek edhe Skenderbeun e quani Jorgo,
    Po merrni kte jevgun e Durresit,Edvin Ramen me gjyshe venciane,,bejeni grek,,se ky i ploteson gjithe standartet per te qene grek..
    Edhe edvinit i beni nder,,edhe ne na hoqni qafe nje cope hajdut,

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , dobicit nga Vicidoli says:
    March 28, 2023 at 5:31 pm

    Boooooo bo cfar idjoti qenka ky “Rrushi” ! Per hir te se vertetesd , duhet thene se ne se ka ndonje vend ne bote qe minoritetet te gezojne te gjiiiiitha te drejtat qe perputhen me konventen perkatese nderkombetare , KY VEND ESHTE UNIKAL , SHQIPERIA .

    Reply
  • Pinoku says:
    March 28, 2023 at 6:11 pm

    E kanë pikasur shumë bukur: Yll rroku! Ashtu është me të vêrtetë. Sharlatan, i papërgjegjshêm, i lehtë si një artist, kokëzbrasur si një sportist, ai nuk e ka fare “stofin” e burrit të shtetit! Por shqiptarët e zgjedhin dhe do ta zgjedhin përsëri deri sa monstrat Sali dhe Meta të jenë në politikë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?