Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama jep lajmin ‘Diella’ së shpejti do të ketë fëmijë, do t’i lindë në ‘maternitetin’ e…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama jep lajmin ‘Diella’ së shpejti do të ketë fëmijë, do t’i lindë në ‘maternitetin’ e…
Lajmi i funditPolitike

Rama jep lajmin ‘Diella’ së shpejti do të ketë fëmijë, do t’i lindë në ‘maternitetin’ e…

Published: September 20, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari, është shprehur se ministrja robot “Diella” së shpejti do të ketë fëmijë.

Rama u shpreh se ministrja e Inteligjencës Artificiale do t’i lindi fëmijët në “maternitetin” e Inteligjencës Artificiale.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me inteligjencë artificiale të çështjeve civile. Është plotësisht e mundur që njerëzit mos të harxhojnë lek, mos harxhojnë kohë, mos harxhojnë energji dhe të mos lënë mendtë e kokës në procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procese të ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti dhe plot të tjera gjëra që duhet t’i shohim dhe duhet t’i bëjmë”, tha kryeministri Rama.

- Publicitet -

Duke shtuar se “Diella do t’i lindi në maternitetin e Inteligjencës Artificiale”.

Rama iu përgjigj edhe kritikëve se Diella është ngritur për të vjedhur, duke u shprehur se “kur je hajdut, aty te rri mendja, si do vjedhë ai tjetri atë që ti do ta vjedhësh për vete por që nuk po të bie rruga andej”.

“Diskutojnë sot si do vjedhë Diella sepse kur je hajdut, aty te rri mendja, si do vjedhë ai tjetri atë që ti do ta vjedhësh për vete por që nuk po të bie rruga andej. Si i shkon një njeriu normal mendja, mund të ketë 1000 pyetje për Diellen por nuk i shkon mendja si do vjedhë kjo. I shkon mendja vetëm atyre që ose kanë vjedhur ose vjedhin ose do vidhnin në rast se i caktonte njeri ne vend të Diellës”, tha Kryeministri.

Gjithashtu Rama theksoi se siguria ushqimore do të kontrollohet përmes Inteligjencës Artificiale. Kryeministri njoftoi se është ngritur kompania që do të gjurmojë produktet ushqimore të importit përmes Inteligjencës Artificiale.

“Për sigurinë ushqimore dhe për sigurinë e të gjitha mallrave që vijnë nga importi dhe për sigurinë e cilësisë, ne përsëri me Inteligjencë Artificiale do të ndryshojmë komplet mënyrën se si do të kontrollojmë.

Kemi krijuar një kompani “AlbTrace” me partnerë, një ndër pesë kompanitë më të mira në botë të gjurmimit, pikërisht të mallrave, të produkteve dhe tani po ndërtojmë sistemin. E njëjta gjë për naftën, e kështu me radhë”, deklaroi ai.

Ndërkohë që ajo që Diella do të bëjë është shumë e thjeshtë, shumë, shumë e thjeshtë. Çfarë ndodh me tenderat dhe ku hyn korrupsioni në një proces tenderimi. Në dy faza, procesi ka dobësi; dobësi që i shfrytëzon korrupsioni.

Pra, tek termat e referencës dhe e dyta, tek gjykimi mbi dokumentacionin. “Jo, nuk ma ke sjellë me vulë të freskët”, “Jo, s’më ke sjellë letrën në kohë se sa punonjës ke”, “Jo, ke sjellë me vonesë këtë, atë”.

Atëherë tek terma e referencës, Diella e bën të pamundur trajtimin me preferencial, të dikujt përmes referencave dhe për këtë, ne jemi duke, ne, domethënë ata që po merren me këtë, po punojnë.

E dyta, të gjitha dokumentet pafund që bëjnë kompanitë dhe mbledhin lart e poshtë për shkruar ndonjë tender janë fakte publike. Pra ekzistojnë në sistemin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Sa punonjës ke? E kanë në Sigurimet Shoqërore, e kanë Taksat. Sa xhiro ke? Sa kështu ke? Sa ashtu ke? Sa makineri ke? Të gjitha këto janë dhe Diella do i mbledhin vetë. Nuk ka nevojë fare të shkojnë njerëzit lart e poshtë, edhe t’i mbledhin, bëjnë dosjet, pastaj del një anëtar komisioni edhe thotë: “Jo, nuk e ke me vulë të freskët”. Do ti mbledhi të gjitha vetë.

Pra, termat e referencës transparent dhe të barabartë dokumentacioni mblidhet në mënyrë uniforme për të gjithë dhe në fund është oferta. Oferta flet vetë, ashtu sikundër të gjitha ato kritere që janë kritere të cilësisë, askush nuk i gjykon dot më objektivisht se sa Inteligjenca Artificiale, bazuar te të gjitha këto dhëna që thashë, kaq e thjeshtë është, në të thënë, është shumë e komplikuar në të bërë. Gjitha arkitektura  e sistemit tani është ndërtuar dhe tani do të ecet me implementimit. Do të duhen edhe disa bashkëpunëtorë të Diellës, jo njerëz prapë, që jemi shumë besimplotë, “Diella do t’i lindi në maternitetin e Inteligjencës Artificiale”. Kjo është e gjitha, nuk ka ndonjë shkencë të madhe.

Më falni se u zgjata me këtë pjesë, po thjesht për t’iu thënë që duket sikur flasim për fantazira dhe për filma fantastiko-shkencor, po kjo është reale dhe është po kaq reale, siç jemi real ne që jemi këtu dhe mjafton pak interesim, pak vëmendje, pak lexim për ta kuptuar se çfarë thesari është ky dhe çfarë kemi në dispozicion për të përmirësuar në mënyrë eksponenciale jetën e njerëzve, për të rritur në mënyrë eksponenciale parametrat e sigurisë; për shembull për sigurinë ushqimore dhe për sigurinë e të gjitha mallrave që vijnë nga importi dhe për sigurinë e cilësisë, ne përsëri me Inteligjencë Artificiale do të ndryshojmë komplet mënyrën se si do të kontrollojmë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    September 20, 2025 at 1:48 pm

    PsikoIdjot! C’far kupton me termin:’Ekspnencial!?’ kur ti nuk Ke mbaruar as shkollen 8 Vjecare e nuk di as rregullin e treshit….SEPSE shkallen e racionalitetit e Ke ZERO se kafken e Ke ASFALT !?

    Reply
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:
    September 20, 2025 at 2:41 pm

    Pushteti te konsumon, te qelb, e te ben bajat kur je inteligjent e jo me kur je me Kartele Psikopatie si personi ne foto.

    Reply
  • Aldrinp says:
    September 20, 2025 at 2:42 pm

    Jo mor jo, diskutojme qe Diella do vjedhi, sepse vetem aty e ke mendjen ti, per te vjedhur.
    Diellen e ka projektuar Hajduti qe po vjedh gjithe Shqiperine, dhe qe ka shnderruar shtetin ne prone private
    Tallet me popullin ne menyre kaq banale, sa nuk ka “anale” te Historise te krijoje dhe cpiki absurditete te tilla

    Reply
  • Detari says:
    September 20, 2025 at 2:55 pm

    vareni ramazonin se po tallet gjithe bota me ju

    Reply
  • TALLJA E MADHE says:
    September 20, 2025 at 3:17 pm

    BARSALETA

    “Diella – Ministrja që të jep shpresë, por s’të jep zgjidhje”.

    (Rama para kompjuterit në rubrikën sy më sy me popullin.)
    Qytetari: O Ramë… më fal, po sot u zgjova me një njoftim në celular:
    “Mirëmëngjes nga Diella – ministrja e re virtuale. Si mund të ndihmoj për Shqipërinë sot?”
    Unë thashë: më në fund, një ministre që përgjigjet pa pasur nevojë me pi kafe tek Rogneri!
    Rama:E po kemi hyrë në epokën digjitale. S’na duhen më ministra që hanë dreka e darka me tendera, tani i hamë në format .zip!
    Qytetari: E provova Diellën direkt. I shkrujta: “O Diella, ç’a bëhet me legalizimin?”
    Ajo: “Kërkesa juaj është pranuar. Po e përpunojmë që nga viti 2015. Jeni në vendin e 132 në listë.”
    Qytetari: 132? Me aq veta para meje, më mirë legalizohem në Kanada!
    Një qytetar tjetër i zemëruar: Unë i shkrujta Diellës: “Jam pa drita prej dy ditësh!”
    Diella m’u përgjigj: “Faji është i motit. Po punojmë që ta ndriçojmë të ardhmen tuaj!”
    Rama: Jo më kot quhet Diella, se vetëm rrezaton shpresë – jo dritë.
    Qytetari i zemëruar: Pastaj, i kërkova një takim në ministri… ajo më çon një link për Zoom, por kur e hap, dritarja bosh – vetëm një ekran që shkruan: “Diella është aktualisht në pushim sistemor. Ju lutemi mos humbni shpresën!”
    Qytetarja: Jo vetëm që është ministre virtuale, por s’ka as zemër virtuale. Të paktën SIRI të qetësonte me zë të ngrohtë – kjo të jep ankth me PDF.
    Një qytetar tjetër: Në 12 vite qeverisje, s’e kam parë asnjëherë Ramën kaq të lumtur.
    “O Ramë, ç’a ka kjo Diella që s’e kemi ne?”
    Rama: “Kjo s’bën pyetje, s’kërkon rritje rroge, dhe s’del në emisione investigative!” Se Diella s’ka nevojë për mbrojtje nga SPAK-u. Ajo ka antivirus. Në fund të ditës, Diella është perfekt për këtë vend: S’të thotë as PO, as JO… thjesht “në proces.”
    Qytetari: Po si s’keni turp… edhe korrupsioni është në proces! Kësaj i thonë, “qeveris Diella, e paguan populli! Të paktën me ministrat e vërtetë kishim një shpresë që do arrestohej ndonjë…
    Me Diellën, maximumi të bllokohet për “overload serveri”…Po asnjëherë për overload tenderash!

    Reply
  • Vlonjati says:
    September 20, 2025 at 4:29 pm

    Aldrinp akoma vazhdon te hash ? Po mjaft a i vrare se ke kohe 4 vjet te hash familisht , ka sa te duash . Per mutin e kam fjalen .

    Reply
  • Çensura mjet komunist says:
    September 20, 2025 at 4:56 pm

    BARSALETA

    “Diella – ministrja që s’të mban radhë, po të mban në pritje”.

    Një ditë Rama del në konferencë dhe thotë me entuziazëm: E gjeta zgjidhjen për të gjitha problemet e shqiptarëve, ninistrja e re – Diella! E mençur, e bukur (me AI), e bindur dhe… s’ka orar pune! Ja po të doni bëjini pyetje tani live.
    (Gazetarët shtangin.)
    Gazetari: Po çfarë bën konkretisht Diella?
    Rama: Çfarë të duash! Jep përgjigje të shpejta, po kurrë saktë. Mund të kërkosh legalizim, do të thotë “jemi duke shqyrtuar dokumentacionin”, edhe pas 4 vitesh. Njësoj si ministrat e vërtetë, po me më pak harxhim buxheti!
    Gazetari : O Diella, s’kam ujë në banesë!
    Diella: “Furnizimi me ujë është prioritet kombëtar. Ju lutem kontrolloni rubinetin përsëri.”
    Gazetari opozitar: Diella, ku shkuan paratë e inceneratorëve?
    Diella “Gabim sistemor. Provoni më vonë.”
    Gazetari opozitar e pyet: O Diella, a ekziston liria e medias në Shqipëri?
    Diella hesht për pak, pastaj përgjigjet: “Kjo pyetje është jashtë kompetencës time. Ju sugjeroj të flisni me ‘Zërin e Arsyes’ të qeverisë.”
    Në fund, Rama buzëqesh: Me Diellën nuk kemi më nevojë për justifikime, nuk ka më protesta para ministrive. Se edhe protesta tani bëhet online… dhe Diella i bllokon komentet!
    _________________________Konkluzioni:
    Në Shqipëri, realiteti virtual është më i mirë se ai real – se në botën e Diellës, çdo dështim është… “në proces zgjidhjeje”.

    Reply
  • demo says:
    September 20, 2025 at 7:50 pm

    Kaligula beri kalin Senator/Perandor nuk e bente dot,se ishte vete.

    Reply
  • Mirësia says:
    September 21, 2025 at 3:38 am

    Inteligjenca artificiale është dobiprurëse, ajo të ndihmon në çdo kohë e në çdo vend dhe në të gjithë fushat e jetës.
    Më rastisi në një vizitë me një mjeke në Tiranë gjatë një vizite i thashë se kisha marrë informacion nga inteligjenca artificiale dhe më tha se në dëshiron të jap unë atë informacion me 30000 në muaj, pas kësaj e lashë vizitën dhe u largova. Kjo është një mjeke e njohur në Tiranë dhe përtej saj. Prandaj o njërëz të mirë atë e kemi në dispozicion për të marrë një përgjigje të përzgjedhur dhe në mënyrë më njerëzore se në rastin konkret nga shumica e mjekëve shqipëtarë.
    Ju uroj një ditë të mbarë!

    Reply
  • fery says:
    September 21, 2025 at 5:20 am

    Diella do te lind, njisoje si hajvani
    qe u polle nga hajvanati i PS..!

    Reply
  • Edi says:
    September 21, 2025 at 5:37 am

    Kush e qi diellen?
    Se do lind ajo

    Reply
  • durrsaku says:
    September 21, 2025 at 6:52 am

    O Aldrimp . a nuk te vjen pak keq dhe per Vlonjatin ? Lere ore te haje pak dhe ai ! Megjithese ai e don te zgjedhur, o te Rames o bjer e vdis .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?