Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Ju kujtohet kur morëm detyrën? Gjysma e popullsisë vidhte energjinë elektrike, tani ju hajdutë na tregoni burgun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Ju kujtohet kur morëm detyrën? Gjysma e popullsisë vidhte energjinë elektrike, tani ju hajdutë na tregoni burgun
Lajmi i funditPolitike

Rama: Ju kujtohet kur morëm detyrën? Gjysma e popullsisë vidhte energjinë elektrike, tani ju hajdutë na tregoni burgun

Published: February 27, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama flet me komentuesit edhe për çështjen e ujit dhe energjisë elektrike. Rama tha se kur morën pushtetin, vetëm 4 zona kishin ujë 24 orë, ndërsa sot numërohen 43 zona urbane dhe 98 rurale.

“Në vitin 2025 ne flasim për shumë gjëra dhe nëse ty s’të pëlqen që flasim për ujin, po të kujtoj se kjo nuk është e lidhur me ne. Shqipëria ujë 24 orë në 2013 kur ne kemi marrë detyrën e ka pasur 4 zona, sot ka në 43 zona urbane dhe 98 zona rurale. Në 4 zona ka pasur ujë Shqipëria që ne trashëguam dhe po të them edhe një gjë, që as në kohën e komunizmit Shqipëria s’ka pasur ujë kudo. Të kesh një shtet, 24 orë ujë në territorin e vet, është të bësh një shtet më vete sa i përket investimeve. Bëmë gabim ne, më mirë ti kishim lënë fare, apo ne bëjmë shumë mirë që flasim dhe flasim ato që bëjmë. Dhe ndërkohë, ti që thua që këta bëjnë be-be pas meje, mos harro që shumica e popullit shqiptar është pas meje, në mbështetjen time dhe të PS. Populli s’ka kohë të harxhojë që në pikë të mëngjesit duke hapur telefonin dhe jashtë nxjerrë budalliqe të tilla. Jemi të qartë, 4 zona kishte me furnizim 24 orë me ujë”, tha Rama.

Sa i takon energjisë, Rama tha se gjysma e popullsisë nuk paguante fare dhe kjo ndryshoi vetëm me ardhjen e PS në pushtet.

- Publicitet -

“Të kujtohet kur morëm ne detyrën se si ecej nëpër Tiranë, më shumë prodhoheshin drita me naftë se me korrent. Të kujtohet, apo s embanmend. 50% e miletit vidhnin energjinë elektrike dhe e dini ca ka rezultuar. Ata që paguanin ishin ata që votonin PS. Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftën kundër korrupsionin, bëjmë një reformë në drejtësi që s’ka guxuar askush, i japim shpatën në dorë, ia dorëzojmë drejtësisë që të godasë është në trupin tonë, jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet dhe jo për të kontrolluar drejtësinë, e tani çohesh ti me shokët e tu të kënetës dhe na tregoni ju hajdutë burgun. E kuptoni se sa larg realitetit dhe sa larg përmbajtjes së gjithë përpjekjes që unë me PS po bëjeni, jeni. U ka bërë bufi i kënetës si insekte dhe s’dini fare se ca flisni. Jeni pakicë gjithsesi”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • info analitike says:
    February 27, 2025 at 10:28 am

    Ky ka ne arrest shume nga bashkepunetoret e vet e ne arrati Ahmetajn e ka guxim te akuzoje popullin per hajdutlleqe.
    Me cudit se si nxori kete perfundimin se vetem votuesit e PS se nuk paskan vjedhur. Do te ishte mire qe te verifikonit keto zonat qe thote ky me 24h uje. Duke pasur parasysh se ky eshte mashtrues patologjik e qe ka humbur besueshmerine me kohe. Ore po me Afrim Krasniqin cfare pati ky Psiqiku apo alergjia e madhe qe ka ndaj kritikave. Tashme eshte zhytur thelle ne autokraci.

    Reply
  • Pensionisti ishekonomist me diploma ne drite!? says:
    February 27, 2025 at 10:54 am

    Sot na vjedhi kompanite shteterore te dritave e ujitDiferen e fatures se energjiseekektike dhjetior janar,eshte mbi 40 perqind!?Shoerblimi ne shkur doli rrene.Ku ti marrin parate ne pensionistet e ngarate qe jemi paguar mbi dyzet vite sigurime!?

    Reply
  • Marroku says:
    February 27, 2025 at 2:07 pm

    Ju kujtohet!?Une liceisti u bera kryeminister.Qeverine bera me filoqylsa e ministresha ,e jo me plepiste!?Cfare faji kam une se spak i fut be burg!?Kete alibi nuk ka zogkurvev qe e kupton!?

    Reply
  • Aldrinp says:
    February 27, 2025 at 2:13 pm

    E moret vesh more milet? 50 % jeni hajtuter.
    50 % jeni kontrabandiste, dhe te tjeret patronazhiste.
    Me keq se kaq nuk mund ti drejtohesh popullit tend qe vuan nga varferia ekstreme, dhe vjedhjen e korentit e shikonte si kursim per te ngrene nje cope buke.
    Ndersa ky kurva vjedh me koncesionet qindra miliona euro.
    Po ato Tigrat nje e dy, sa para vjedhin ne dite, o qelbesire e ndyre?
    Sa energji prodhojne?
    Ju keni vjedhur Energjine me Kesh e Kompani, sa nuk ka shtet normal tju fali. Jo me te derdellisesh e te lehesh si qen kunder popullit tend, o plere e ndyre antishqiptare

    Reply
  • Rroft Luli says:
    February 27, 2025 at 2:30 pm

    Shiko vetën tënde o Edvin Rrotkari që ke vjedhur 200 mln Euro pastaj akuzo popullin që “vodhi” 12 mijë Lekë.
    SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË!

    Reply
  • chp says:
    February 27, 2025 at 3:41 pm

    Deri tani nga pese komente,te gjithe jane kunder Rames…pra rezultati 5 ME ZERO KUNDER RAMES…
    Ne fakt jam dhe une kunder Rames totalisht me kete lloj propogande…por qofsha i gabuar se keto komentuesit me siper dhe me florinj ta shtroje Rama Shqiperine keto 5 trimat do ta gjejne nje “Yckel” se jane me ate Zombien e Viqidolit qe do bente Shqiperine Superfuqi arrorresh dhe geshtenjash dhe do realizonte hekurudhen Tirane-Pekin..apo Tramvaji i Trapit Lyl Bashberisha ect..

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    February 27, 2025 at 4:27 pm

    Vetëm spermat e Saliut shkruajnë , ata 5 kërma të zakonshëm që komentojnë vazhdimisht në forrume , por laj thaj 5 mbeten gjithmonë , ndërsa neve armata një milionëshe e PS -së po presim të komentojmë më 11 maj .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?