Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik
AktualitetPolitike

Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik

Published: November 3, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama gjatë turit me emigrantët në Selanik tha se ky qytet grek mund të quhet si qyteti i mundësive për shqiptarët. Por tha se këtu janë edhe dëshmorët shqiptare, duke theksuar se “i pashlyer do të mbetet në jetë të jetëve gjaku i dëshmorëve që u martirizuan në këtë qytet”.

“Për ne shqiptarët Selaniku mund të quhet qyteti i mundësive. Mos e harroni asnjëherë sesi të gjitha etnitë e tjera që e kanë populluar dhe e kanë bërë Selaniku atë botë plot fuqi tërheqëse, ne kemi edhe dëshmorët tanë.

I pashlyer do të mbetet në jetë të jetëve gjaku i dëshmorëve që u martirizuan në këtë qytet. Nëse shteti shqiptar është kujdesur në të kaluar që të riatdhesuar eshtrat e Hasan Prishtinës nga Kosova dhe Themistokli Germenji nga Korça, i skalitur ka mbetur edhe Spiro Kostori, të cilin komuniteti shqiptar nuk e lë në harrese”, tha ndër të tjera Rama.

- Publicitet -

Më tej kryeministri tha: “Kush kujtohet sa e si duhet për egërshanin Ali Pashë Tepelena që vuri rend dhe dinjitet në këto anë, duke ndëshkuar me rreptësinë më të madhe cdo akt agresioni fetar të shumicës politike ndaj pakicës. Ishte ai Aliu nga Tepelena që sanksionoi me firmën dhe vulën e tij se cdo keqbërës mysliman që guxonte të prekte një murg ortodoks varej në vend.

“Nga leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, prej ku gojët e mykura, ushqehen me frytet e kalbura të nacionalizmave ballkanike dhe jashtëqisin helmet e historisë të përdorura si mjete lufte, ndërkohë që lëndojnë popujt e këtij rajoni, leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye, po aq sa vite shqiptarët dhe grekët kanë ndarë diellin, për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar, për t’i parë hapësirat e njëri-tjetri si hapësira zhvillimi, bashkëpunimi dhe mirëqenie të përbashkët. Jo si copa kartash të vjetra ku kultivohen drurët e shtrembër të nacionalizmit.

Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës.

Në këtë qytete, Evropa ideale e pakufij është njohur në jetën e përditshme shumë kohë më parë se sa të shfaqej në formën e traktateve. Shpirti i tolerancës, i lirisë është mishëruar këtu shumë para se të kthehej në kriter përkatësia shumëkombëshe nën flamurin me shumë yje të BE. Në Selanik, shqiptarët gjetën zë, parafytyruan një të ardhme lirie, barazie, u mblodhën këtu edhe si aktivistë, shkrimtarë dhe mendimtarë, në këtë qytet që mish urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Këtë takim tonin e kam pritur me padurim, sepse të takosh shqiptarë në Selanik është një mund për të depërtuar thellë në një vend kozmopolit.

Më kujtohet një autor që thoshte se kur mbërriti në Selanik, ndjeu një Greqi tjetër, më shumë të lidhur me popujt fqinj, gjuhët dhe kulturat e tjerë. Jam sot me ju kur sapo ka hyrë nëntori, muaji i Pavarësisë dhe Çlirimit, dy datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Por si shqiptar dhe selanikas ju keni kremtuar pak ditë më parë festën e pajtoit të qytetit.

Shën Dhimitri ka qenë në të dalë të vjeshtës rregullatori i jetës. Në Shën Gjergj, shqiptari kapërcente fshatin për bukën e gojës, ndërsa në Shën Dhimitër kthehej me fitimet e tij në shtëpinë e vetë. Këtij qyteti shqiptarët i kanë dhënë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vetë, i ka dhënë ndoshta një jetë të dytë. Sepse ju duhet ta dini dhe t’ua mësoni me krenari fëmijëve, se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    November 3, 2024 at 1:08 pm

    Qe ta dish edhe ca me mire ti E.Rama!Ishte nje tradhetar si ti pashai shqiptar qe i fali qytetin grekeve.Me mire t`ja kishte falur Bullgareve.Kobi per shqiptaret,JANE GREKET.Kobi eshte ky i sotmi,pa Epir dhe Cameri.Selaniku nyk ka qene qytet grek.
    Ka qene banuar nga shqiptare,Cifute,Bullgare,turq,Arumune,Greket e pushtuan me dredhi,fale ketij komandantit shqiptar faqezi,qe ja dorzoi grekeve.Hasan Tahsin Mesarea.
    Shqiptaret nuk po na dalin trima hic,por po na dalin Tradhetaret e Shtepise se tyre.Esad pasha dorzoi Shkodren tek Malazeste.Esad pashe Janina dorzoi Janinen tek greket,Hasan Tahsin Mesarea dorzoi Selanikun tek greket,Enver Hoxha dorzoi Kosoven tek Serbet,Edi Rama po shqyhet te dorzoje Mitrovicen tek serbet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Cfare ke per tu mburrur ti o Edi dhjaksi????????????????????

    Reply
  • shkurt... says:
    November 3, 2024 at 1:58 pm

    ne mos nje shqiptar, nje tjeter me kombesi tjeter, do
    t’a shpetonte .
    ne ka shqiptare si lena kocj, ose sazan budalli, qe bjene ne
    argazem nga komentet e tua per punet e kesaj bote,
    ne p..idh te s’emes shkofte…bota .

    Reply
  • Detari says:
    November 3, 2024 at 2:56 pm

    @demo

    Hasoni ishte turk, dhe pjese e turqise, pra thesalonikun ky turku i ushtrise turke u DETYRUA tja leshonte greqise se ndryshe Greket do masakronin gjithe turqit aty dhe me te drejte.

    Se cfare lidhe ka albanistoni ne kete mes vetem ju sunitet e dini…

    Reply
  • demo says:
    November 3, 2024 at 4:13 pm

    Detariiii!Bullgaret kishin nje fuqi tokesore me te madhe dhe me te fuqishme se Greket,Ishte Ushtria Bullgare qe mundi turqit.Dhe ky gjeneral pashai mjafton te rezistonte dy dite sa erdhi ushtria Bullgare nen muret e Selanikut.

    Reply
  • Detari says:
    November 3, 2024 at 5:07 pm

    edhe cfare pastaj se e mbajten bullgaret per ca kohe? cfare ka te beje albanistoni ketu kur ne ate kohe ishte nje nga vilajetet turke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Komentet e Fundit

  1. K R on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  2. K R on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  3. K R on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. hila on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?