Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Fitore dehëse, ndihem i vogël, turi falenderues do nisë nga Shkodra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama: Fitore dehëse, ndihem i vogël, turi falenderues do nisë nga Shkodra
KryesorePolitike

Rama: Fitore dehëse, ndihem i vogël, turi falenderues do nisë nga Shkodra

Published: May 15, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore thotë se ndihet shumë i vogël përballë kësaj fitoreje.

Në një komunikim për gazetarët, Rama tha se do nisë turin e falënderimeve nga Shkodra.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar. Vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo.

- Publicitet -

E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë.

Nuk dua ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me dimension politik të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan ta tërhiqnin këtë vend mbrapa dhe i shikon këto zgjedhje si aksion revolucionar si përmbysje ndaj qeverisë”, tha Rama.

Rama ka dhënë edhe një mesazh falënderimi për të gjithë skuadrën e PS por më së shumti zgjedhësit. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek ata që nuk votuan pasi nuk kapërcenin dot ideologjinë  tyre apo bindjen e tyre politike.

Në këtë formë, Rama shpjegoi edhe pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat opozita u braktis nga votuesit.

“Nuk dua t’i ngrij askujt buzëqeshjen legjitime të fitoreve prandaj dua të gjithë ta dinë, kryebashkiakët tanë, deputetët, drejtuesit politik u jam tejet falenderuar për përpjekjet e tyre dhe jam admirues për punën e tyre.

Falënderoj patronazhistët e palodhur dhe aktivistët e pa epur pa të cilët makinerisë sonë elektoralë do u mungonin shumë kuaj fuqi. Falënderimi më i madh u shkon zgjedhësve, që na votuan ose na votuan për herë të parë.

Dua ta falenderoj nga zemra çdo zgjedhës të djathtë, nga ata që e dëgjuan mesazhin tim për të mos dalë fare në votime për të mos kapërcyer ylberin politik. U jam mirënjohës. Të tjerëve atyre që nuk ja dolën të dalin nga e këneta e së shkuarës u them atyre që më vjen keq po atje ka vetëm të shkuar, jo të ardhme.

Për mua ky rezultat është mesazh i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Votuesi i lirë says:
    May 16, 2023 at 3:03 am

    Shumë bukur!
    Nuk ka nevojë për tollombace, fishekzjatrri, për tym dhe çjerrje fyti, siç bëjnë liket dhe saliket e hedhur në kazan, ende pa u zhvilluar zgjedhjet…
    Tani fillon puna për realizimin e premtimeve.
    Suksese dhe të palodhur në zgjidhjen e problemeve të shumtë.
    Çdo punë me radhë, çdo punë në kohën e vetë, sipas porosisë së Naim Frashërit të madh:
    “Çdo punë ka kohën e saj,
    Punën nga koha mos e ndaj!”…

    Reply
  • Fli milet se ka lezet says:
    May 16, 2023 at 6:34 am

    LUANI PRITE I ZE PRESE
    BEFAS SULET SHIGJETE
    NGA GRYKA E ZE I MERR FRYMEN
    PASTAJ E HA QETE QETE

    Reply
  • luzati says:
    May 16, 2023 at 7:04 am

    SHko ne Himare dhe Kurvelesh ,kerkoju falje Kucoteve qe refuzuan te votonin PS se ju more ujin ??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vuçiç letër kreut të NATO-s: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • Punonjësi i Policisë që punonte si bodyguard, dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej pas vrasjes së turistit portugez
  • Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  • Vrasja e turistit në Ksamil, shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, ndalohet polici dhe shoqërohen 42 të tjerë
  • VIDEO: Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. 1thundrak on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. Ina on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  4. ¿? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  5. Nato on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?