Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm
Lajmi i funditPolitike

Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm

Published: November 27, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se ky komision është një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edi Rama: Nuk jam këtu për të dhënë mend sepse qëllimi kryesor i këtij Komisioni të Posaçëm, unë çmoj të jashtëzakonshme dhe për nga prurja e opinioneve dhe këndvështrimeve si rezultat i gjithë këtij grupi ekspertësh është që Parlamenti të bëhet epiqendra e një ndërveprimi intensiv që fillon me këtë fazë të këtij proces dhe që në këndvështrimin tim duhet të vazhdojë deri në momentin kur Shqipëria do të anëtarësohet në BE. Mënyra se si komisioni do të transformohet në një mekanizëm brenda Parlamentit dhe një pikë referimi për institucionet e shtetit do të përcaktohet nga ky proces ku do të dalin detyra për të gjitha institucionet, të treja pushtetet. Do të më pranoni shprehjen e mirënjohjes për të gjithë ju. Ky është një proces patriotik në radhë të parë sepse është një proces që ka një domodoshmëri për të krijuar një front të madh mbështetës për negociatat në BE dhe pastaj është një proces thellësisht teknik dhe këtu është e paarsyeshme që ky proces mund të përballohet vetëm me burimet e brendshme.

- Publicitet -

Unë dua të nënvizoj 3 gjëra: E para, lidhur me këtë proces dhe me vetë këtë komision. Ky komision është sot në kushtet që flasim, një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë në procesin e anëtarësimit në BE sepse në BE shkojmë si një front institucionesh që përfaqësojnë 3 pushtetet, të cilat në marrëdhënie me njëra-tjetrën kanë hapësira ndërveprimi, por kanë edhe kufi sepse janë të pavarur nga njëri-tjetri. Koordinimi i gjithë këtij fronti dhe ecja në mënyrë uniforme përsa i përket performancës të të gjithë institucioneve mund të garantohet nëse Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjithë forcat që ndërveprojnë në emër të shtetit në Republikën e Shqipërisë pikëtakohen dhe mund të japin llogari. Përfshirja e një mase kaq domethënëse së shoqërisë përmes rrjeteve të ndryshme të shoqërisë civile, përmes mediave dhe përmes etj, etj, një garanci e madhe për të nxjerrë maksimumin e mendimit intelektual dhe të cilësisë në qasjen tonë.

E dyta, është që shumëkush dhe gjithmonë sa herë ka një iniciativë të re, synim për të hedhur një hap të ri, ngrihet dhe thotë “tani u kujtuat ju?”. Ne jemi kujtuar që ditën e parë në këtë detyrë. Në çdo hap të rrugës ka sfida të tjera. Duke folur tani për pronën, është e qartë se nëse kthejmë kokën mbrapa, ajo që është bërë është shumë voluminoze dhe përmirësimi është shumë i ndjeshëm, por i pamjaftueshëm me pikëmbërritjen, uljen në tryezë me BE-në. Themelore të kuptohet që përsa kohë pikëmbërritja jonë është BE-ja, atëherë, volumi i punës për t’u bërë është jo vetëm shumë më i madh, por edhe i panegociueshëm. Theksoj që sot është e mundur që ne të realizojmë ambicien për t’u anëtarësuar në BE duke plotësuar të gjithë kriteret që lidhen me pronën sepse kemi bekimin e kohës falë teknologjisë.

Të gjithë do të shohin se ky komision dhe ajo që do të dalë nga ky komision do të jetë një kontribut në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo e bën një kontribut historik. Balta e zëvendëson hudhrën dhe nuk ju merr njeri mësysh.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    November 27, 2024 at 3:40 pm

    Kjo shprehja e fundit:balta e zevendeson hudhren dhe nuk ju merr njeri mesysh.
    Nje fjali corodites pa kuptim.
    Nga ana psikologjike po vihet re tek fjalimet e fundit te Edi Rames perdorimi I objektit ‘ hudher’.
    Ky objekt ‘ hudher’ ka te beje me perdorim te brendeshem .
    Kuptohet qe e perdor me vend e pa vend.
    Pra mendoj qe Edi Rama eshte I coroditur .
    Eshte normale sepse PS ka mbeshtetur e inkurajuar krijimin e oligarkeve qe e mbajne ne pushtet.
    ” Hudhren” i a hedh Ethem Lalaj dhe jo pak ne popull.
    I lumte Edi Rames qe me fjalime pa buke dhe prralla ne diaspore kerkon vota.

    Reply
  • Patriot says:
    November 28, 2024 at 4:03 am

    Si do te funksionoje komisioni kur nenkryetari eshte ne SPAK, kryetarja arrogante? Cfare besimi ka ky komision kur gjysma jane hajdute ose te lidhure me to? Vetem gjiganti e di ??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?