Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama krahason projektin e Zvërnecit me Costa Navarino në Greqi: U tha se po vinte fundi i botës, sot perlë e turizmit botëror
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama krahason projektin e Zvërnecit me Costa Navarino në Greqi: U tha se po vinte fundi i botës, sot perlë e turizmit botëror
Lajmi i funditPolitike

Rama krahason projektin e Zvërnecit me Costa Navarino në Greqi: U tha se po vinte fundi i botës, sot perlë e turizmit botëror

Published: June 2, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim lidhur me projektin e Zvërnecit, duke e krahasuar atë me Costa Navarino në Greqi. Me anë të një postimi në Facebook, Rama solli në vëmendje se përpara ndërtimit të resortit ishin ngritur shqetësime të shumta mbi ndikimin e mundshëm në mjedis dhe biodiversitet.

Duke e krahasuar me situatën e Zvërnecit që ka shkaktuar protesta dhe reagime të shumta nga qytetarët shqiptarë, Kryeministri thekson se edhe projekti i Costa Navarino u përball me protesta, peticione dhe parashikime për pasoja të rënda ekologjike.

Megjithatë, kryeministri theksoi se sot Costa Navarino konsiderohet një nga destinacionet turistike më prestigjioze në Evropë, duke gjeneruar mijëra vende pune, investime të konsiderueshme dhe zhvillim për bizneset lokale. Sipas Kryeministrit, historia e Costa Navarinos nuk dëshmon se çdo investim i madh është domosdoshmërisht i suksesshëm, por tregon se projektet që janë në zhvillim nuk duhet të refuzohen.

- Publicitet -

Në fund të postimit, Rama bëri një paralelizëm me Shqipërinë, duke sugjeruar se vendi mund të ketë një projekt të ngjashëm me Costa Navarinon në zonën e Zvërnecit dhe duke theksuar se edhe Shqipëria mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me këtë histori të vërtetë nga fqinjët tanë të jugut, ju uroj ditë të mbarë Costa Navarino mund të quhet ndryshe historia e zakonshme e lajmëtarëve të katastrofës, atyre që nuk ëndërrojnë po paragjykojnë ëndrrat e të tjerëve; nuk projektojnë po gjykojnë projektet e të tjerëve; nuk ndërtojnë po përgojojnë ata që ndërtojnë. Sa më e madhe ëndrra aq më i madh paragjykimi i tyre, sa më ambicioz projekti, aq më e madhe katastrofa e paralajmëruar, sa më i madh ndërtimi aq më i llahtarshëm përgojimi i atyre që ndërtojnë.

Ndodhi në Greqi. Me Costa Navarinon. Para se të ndërtohej, u tha se po vinte fundi i botës. U tha se do të shkatërrohej natyra. U tha se do të zhdukej biodiversiteti. U tha se fushat e golfit do të pinin ujin e brezave që do të vinin dhe Messinia do të kthehej në shkretëtirë. U tha se një nga peizazhet më të bukura të Mesdheut do të varrosej nën pushtimin e betonit. Peticione. Protesta. Kundërshti. Debate. Parashikime apokaliptike. Me pak fjalë, repertori i zakonshëm i atyre që e kanë më të lehtë të venë kujën për fundin e një vendi, sesa për transformimin e tij. Por në fund projekti u ndërtua. Dhe sot? Sot Messinia nuk është simbol i katastrofës.

Është simbol i transformimit të një ëndrre të bukur në një realitet mbresëlënës, falë një projekti shumë ambicioz. Një nga destinacionet turistike më prestigjioze të Europës. Një rajon i vendosur si një perlë e rrallë në kurorën e turizmit botëror. Mijëra vende pune të mirëpaguara. Miliarda euro të gjeneruara për ekonominë. Shumë biznese lokale që janë rritur përreth. Prona që kanë fituar vlerë. Një territor i tërë që ka ndryshuar rrënjësisht pa humbur ekuilibrin mes natyrës dhe komunitetit. Dhe në këtë trajektore spektakolare transformimi ja edhe disa fakte kokëforta: 75% më pak emetime operacionale karboni krahasuar me vitin 2019. Mbi 185 mijë metra kub ujë të ricikluar dhe ripërdorur vetëm gjatë vitit 2024. 72% më pak plastikë njëpërdorimëshe.

100% energji elektrike nga burime të rinovueshme. Të kuptohemi! Kjo histori e bukur e vendit fqinj, nuk do të thotë se çdo investim i madh është automatikisht i mirë. As se çdo shqetësim është pa vlerë. Përkundrazi. Por do të thotë se zhvillimi nuk mund të mohohet kurrë kategorikisht. Një projekt bashkëjetese i zhvillimit me natyrën nuk mund të paragjykohet asnjëherë arbitrarisht. Sepse po të ishte dëgjuar gjithmonë kori i atyre që thonë “nuk bëhet” se prishet, njerëzimi do të ishte ende duke diskutuar nëse ia vlen të shpiket rrota.

Nuk do të kishte aeroporte. Nuk do të kishte porte. Nuk do të kishte autostrada. Nuk do të kishte qytete moderne. Nuk do të kishim as vetë Europën që njohim sot. Costa Navarino nuk është thjesht historia e një resorti më shumë. Është prova se kur vizioni, projekti, kapitali, teknologjia dhe përgjegjësia bashkohen në një ëndërr të madhe, mund të ndryshojnë fatin e një territori të tërë. Po Shqipëria s’mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj? Patjetër që po, madje ende më rrezatuese botërisht mu aty, në Zvërnec, po si e qysh kjo nuk ka lidhje me historinë e këtij postimi, po me historinë e një projekti që ka ambicien të krijojë destinacionin më tërheqës të kësaj ane të Mesdheut.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • demo says:
    June 2, 2026 at 8:21 am

    Mos me acaro!Mos me acaro mor krijese e shemtuar Autike,,Mor i linduri cyryk!C`do ti ne bukurite e Natyres shqiptare?\
    Pse vete Ti ndyn mrekullite e Arkeologjise Shqiptare?Pse shkon Ti si miza mutit ne qyp te mjaltit?C`do ti ne Zvernec?
    Nuk ke Ti 1000 pune si kryeminister,,?Si psh.Tani ne vere te merresh me drenazhimin e Kenetes se Durresit,,Te hapesh ca kanale,,Te sistemosh vendgrumbullimet e plerave,te ndreqesh stacionet e pompimit,hidrovoret,,QE TE MOS PERMBYTET DURRSI ME NJE SHURRE SHI.
    Me pa zarar Ti je,kur nuk je.Nuk ka ndonje samit ne Japoni per Ty?Mbaruan bifteket ne flake te Nusretit ne Dubai?
    Nuk ka ndonje ballo pa maska NATO,qe te performoje klowni Tiranjes,i dashuri Edi?
    Shko thyej qafen mor hajdut,mor qenje e peshtire!Aty do ti lesh turinjte,mu ne kenete te Zvernecit.!Eshte ngritur Rinia,do te fundosin mu ne kenete,Pleh per gaforret do perfundosh!

    Reply
  • nastradini says:
    June 2, 2026 at 8:33 am

    BAJGA te Enverit, o MUTERA te Edi Rames:

    Me VFLP – “vdekje fashizmit, liri popullit” ju o kriminele e filluat grabitjen e Shqypnise, sot vazhdoni hajduterine me manipulime enveriste si kameleone te Partise Bolshevike: “vdekje popullit dru me pre, liri investitoreve hajdute” njashtu sic Putini ne Rusi.

    CFARE FITOI POPULLI NGA ASGJESIMI I PORTIT TE DURRESIT?

    Pervec se humbi portin historik mijravjecar, humbi token ne miliarda euro, sepse gangsteri Edi Rama ja fali Alabarit te Allahut Akbar.

    CFARE FITOI POPULLI NGA INCENERATORET?

    Pervec parave mbi $400 milione dollare te grabitura shqyptaret fituan nje incenerator fantazem ne Tirane dhe inceneratore jashte pune ne Fier dhe Elbasan. Edi Rama sa here ndjehet ngushte fillon dhe krahason grabitjen enveriste me rruget dhe resortet ne vendet fqinje, kete MANIPULIM diabolik po ben me Zvernecin duke e krahasuar me nje resort ne Greqi, por genjeshtra i ka kembet e shkurtera dhe sapo te largohesh nga kufiri shqyptar shikon me sy dallimin rrenjesor, shko ne Parga o mashtruesi Edi Rama qe te shikosh si greket e mbrojne me fanatizem vijen bregdetare dhe si investimet greke ne bregdet i sherbejne popullit dhe jo mafies se droges qe po betonizon Shqypnine. Nuk ka nevoje te shkosh deri ne Peloponezin e larget per te pare Costa Navaron me hotle nje-dy kateshe larg vijes se detit, por shko ne Halkidiqi qe te shikosh LIVE si i ben greku investimet ne bregdet ne dobi te popullit dhe turizmit kur asnje MUT nuk derdhet ne det dhe vija bregdetare eshte e lire si per popullin ashtu edhe per turistet pa asnje gardh apo dallim.

    Reply
  • nastradini says:
    June 2, 2026 at 9:20 am

    Perktheja shqyptareve te paditur kete reklame te Costa Navarinos greke, resort ku nje nate qe kushton $500-$2000 dollare, ku tradita kulturore bashkejeton me lluksin bashkekohor pa betonin e shemtuar te droges dhe krimit qe ka zaptuar dhe mbuluar bregdetin shqyptar o Edi Rama qe te mesojne per mashtrimin diabolik qe po ben:

    Be part of our story WELCOME TO COSTA NAVARINO

    The story of Costa Navarino is as old as Greece itself. It was wise King Nestor, legendary ruler of ancient Pylos, who first gave meaning to the word “hospitality” when he befriended complete strangers. This is a place where friendship can always be found, where happiness is measured by footsteps in the sand. Premier Destination for luxury holidays in Greece. Costa Navarino is located in Messinia in the southwest Peloponnese, in one of the most unspoiled and breathtaking landscapes in the Mediterranean. Its philosophy is driven by a genuine desire to promote Messinia, while protecting and preserving not only its natural beauty but also a remarkable cultural heritage spanning 4,500 years. Costa Navarino Residences, a collection of luxury villas for private ownership, present a unique opportunity to acquire luxury freehold real estate in Greece. Located in the heart of Navarino Dunes just a few meters from the beach or nestled among verdant olive groves, Costa Navarino Residences offer much more than a residential proposition – they are a way of life.

    World-Class Golf Destination in the Mediterranean

    Named World’s Best Golf Venue by the World Golf Awards ranked #7 Golf Resort in the World by Today’s Golfer, Costa Navarino offers a world-class golf experience with its four 18-hole signature courses: The Dunes Course, set in diverse natural scenery with spectacular sea and river views, takes its name from the tall dunes that separate several holes from a golden beach, The Bay Course offers panoramic sea and mountain views, with two holes playing along the historic Bay of Navarino while The International Olympic Academy Golf Course and The Hills Course offer players a challenging game and breath taking sunsets. Home to international PGA tournaments, all courses challenge the best players while welcoming enthusiasts of all levels.

    Prime Sustainable Destination in Greece

    Situated near the attractive town of Pylos in Messinia, Costa Navarino upholds the highest standards of environmental and social responsibility through all development stages from construction to operation. Costa Navarino follows a meticulously planned environmental policy to protect the environment and natural resources of the region and at the same time improve the overall quality of living. A premier luxury travel destination in Greece, Costa Navarino aims to offer a world of authentic experiences, always with respect for the natural environment, the local community and the region’s rich history and culture.

    Reply
  • katarakti says:
    June 2, 2026 at 9:41 am

    Me arrogancën që të karakterizon, me përçmimin ndaj zgjedhësve të tu që të dallon, ti nuk ke pranuar asnjë çast ta diskutosh këtë projekt me shqiptarët. As me zgjedhësit e tu. Madje as me parinë e Partisë Socialiste. Askush nuk e di se çfarë ke biseduar dhe çfarë ke vendosur për Sazanin dhe Zvërnecin! Nëse do i japësh me qera (për sa kohë dhe me çfarë kushtesh) apo do i falësh?! Gjatë këtyre 13 viteve nuk ke zgjidhur asnjë çështje madhore, nga ato që trazojnë shqiptarët. Siç është psh çështja e pronave. nuk dihet ende se kush është private dhe kush është publike! Duke udhëtuar si i marrë rreth e qark botës nuk ke kohë të shohësh dhe të zgjidhësh problemet e njerëzve të vendit tënd. Spjegohu, sqarohu, bisedo me njerëzit dhe harroje se je më i zgjuari dhe më i dituri nga të gjithë! Kjo që ngjau dhe ajo që do vijë më pas do jenë një mësim i mirë për ty që i ke hypur kalit mbrapsht. I papërgjegjshëm, i paaftë, që të ka hypur vetja në qejf kot së koti, pa autoritet, tërhiq e mos e këput, i paaftë të marrësh vendime të forta – ky je ti. Fillo e mendo për pasardhësin, se koha jote mbaroi. Dhe mbaroi jo mirë. Je kritikuar vazhdimisht nëpër portale për mefshtësinë tënde, për mëndjelehtësinë me të cilën i merr gjërat, për kokën që të ngeli në avion – por nuk ke dashur t’ia dish! Tani përballu me pasojat.

    Reply
  • Demagog me brekushe says:
    June 2, 2026 at 9:48 am

    Nuk i vjen fundi botës nëse një zonë të mbrojtur mjedisore e lë ashtu të bukur e të virgjër siç na e bëri peshqesh perëndia.

    Fundi botës i vjen nga kusaria dhe harbutëria.

    Fundi botës i vjen nga gopsllëku dhe makutëria.

    Fundi botës i vjen nga planet ugurzeza nën rrogoz, qëllimi i të cilave lidhet direkt me tjetërsimin e pronësisë së zonave, dhe shitblerjen e tyre sikur të ishte mall tregu me shumicë.

    Fundi botës i vjen ose prej firmave guackë të regjistruara më së shumti jashtë vendit, ose prej individëve tejet të dyshimtë si për nga statuti social, po ashtu dhe për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar.

    Nuk e gjen gjë florën dhe faunën mahnitëse të zonave të mbrojtura, nëse institucionet mjedisore, në bashkëpunim të ngushtë me ato ligjore, marrin në kohën e duhur masa të rrepta ndëshkimore, si kundër zaptuesve të paskrupullt, po ashtu dhe kundër larjes dhe shplarjes së parave të pista ke lavatriçet partiake, tashmë të ndryshkura e të dala boje.

    Reply
  • nastradini says:
    June 2, 2026 at 10:14 am

    Greket e Micotaqit nuk kane shitur asnje nga portet e tyre te Alabari i Allahut Akbar: As portin e Pireut qe ja kane dhene me koncesion kinezeve per kontenieret per mallrat, as portin e Rafines ne Athine, as portin e Aleksandropulit NYJES distributore te gazit natyror per ne BE, as portin e Selanikut, as portin e mallrave Lindje-Perendim te Igumenices afer Kakavijes, qe lidh Korridorin 10 me portet e Italise dhe BE, as portet turistike te mijra ishujve qe u sherbeejne edhe popullit edhe turisteve nga e gjithe Bots me qindra tragete lluksoze.

    GREQIA NUK NDERTON RESORTE TE SHEMTUARA PREJ BETONI NE ZONA TE MBROJTURA TE NATYRES SI ZVERNECI, POR PERDOR TURIZMIN ELITAR SI NJE LEVE BAZIKE PER EKONOMINE KOMBETARE

    Sa te ardhura jane grumbulluar ne buxhetin e shtetit hajdut te Edi Rames? Askush nuk e thote. Nderkohe qe ne Greqi deklarohen te srdhura ne buxhetin e shtetit $dhjetra miliarde dollare cdo vit. Kjo ben dallimin midis Greqise investuese ne turizmin e bregdetit mijra kilometra me turizmin grabitqar hajdut shqyptar. Ky dallim vjen nga lakmia dhe babezia e Edi Rames per te kollofitur cdo llokme te vijes mjerane bregdetare, per ta mbushur me Kulcedra prej Betoni qe te kallin daten kur i shikon nga deti, por edhe nga injoranca e Edi Rames ne drejtimin e shtetit, we kerkon te mbaje gjalle shtetin e vdekur komuniste me injeksione betoni dhe asfalti, pa harruar te ndaje pjesen e tij. Ne kete situate injorance dhe nevoje per financa Edi Rama i meshon propagandes enveriste lidhur me projekte dallkauke per korridorin 8 te harruar prej Kohesh nga Bota, per Fotovoltaike idiote per energjetiken qe po hane token e bukes, ne nje kohe qe importet e ushqimeve po kapin majat historike, pet Parqe eolike si Mullinj me ere Donkishotjane dhe Sanco Pancat e Rilindjes e duartrokasin papushim.

    ME CFARE PRODUKTESH DO TE FURNIZOJE EDI RAMA RESORTIN QE DO TE NDERTOJE NE ZVERNEC? USHQIME, PIJE, FRUTA ZARZAVATE, DRITA, UJE, KANALIN E UJRAVE TE ZEZA QE I FLAK NE DET?

    sepse:

    Ne Greqi i kane zgjidhur me kohe.

    Reply
  • TRENI says:
    June 2, 2026 at 10:49 am

    ———————————————————————————————————————————————————––

    @ [AUTOKRAT EDI RAMA].
    DUHET TE JESH TRANSPARENT ME SHQIPTARET, (JO KUR DETYROHESH); SEPSE E KE PER DETYRE.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    @ [VASAL I GREQISE EDI RAMA].
    MOS DERGO NE HAGE SOVRANITETIN SHQIPTAR NE DETIN JON; SEPSE NUK DO KETE VARR KU TE FUTESH.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    @ [VASAL I OLIGARKISE EDI RAMA].
    NEQOFTESE PLAN/PROJEKTI NE ZVERNEC DO ZHVILLOJE SHQIPTARET; MOS E ÇA BYTHEN SE ÇFARE THOTE GREQIA.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • Ela says:
    June 2, 2026 at 11:23 am

    LARG DUART NGA SHQIPERIA
    NUK TA KA LENE KRISTAQI

    Reply
  • eli-tiv says:
    June 2, 2026 at 11:51 am

    …urretje patalogjike per k/mnistrin…..tregues i qarte nuk e arrini dot…qendron shume lart mbi ju

    Reply
  • nastradini says:
    June 2, 2026 at 1:01 pm

    Ore BAJGA e Edvinit, spiuni i Sigurimit @eli-tiv:

    Sa larte qendron nje njeri e tregojne dipllomat e tij, ti o BAJGE patronazhiste na trego nje dipllome te Bojaxhiut Injorant Edi Rama dhe pastaj bej avokatin e hajdutit te Rilindjes Enveriste Edi Rama qe eshte cuni i Kristaqit, KILLERIT te Enverit, qe pagoi nje spiun te Sigurimit per korruptuar FBI si nje Kryeminister FAQEZI qe e nxiu Shqypnine dhe Shqyptaret para Botes dhe Historise

    Reply
  • Ela says:
    June 2, 2026 at 6:54 pm

    FLM Intelektual
    Lexoni te verteten njerez
    Eh mos lejoni tju vjedhin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?