Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama krijon një MINISTRI të re ANTI-KORRUPSION për Administratën Publike, ja kë propozon në krye
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama krijon një MINISTRI të re ANTI-KORRUPSION për Administratën Publike, ja kë propozon në krye
Lajmi i funditPolitike

Rama krijon një MINISTRI të re ANTI-KORRUPSION për Administratën Publike, ja kë propozon në krye

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka ideuar një Ministri të re, këtë herë duke bashkuar në një Administratën Publike dhe “Anti-korrupsionin”.

Në krye të kësaj Ministrie, Rama ka propozuar Adea Pirdenin, e lindur në tetor 1983.

Ajo ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv.ministres së drejtësisë dhe që sipas Ramës “ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore”.

- Publicitet -

Sa i përket politikave antikorrupsion, Rama thotë se “është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen”.

Njoftimi i kryeministrit Edi Rama:

Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka hedhur me sukses hapin e parë të tyre, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike, për të rritur krahas pagave konkuruese dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke adresuar të gjitha hallkat e procesit të funksionimit të saj, nga rekrutimi deri tek promovimi i nëpunësve; duke rishikuar me një sy më kërkues e me ekspertizë më të konsoliduar organizimin e institucioneve, strukturat e funksionet e tyre, proceset e punës e të ndërveprimit mes tyre; duke krijuar kushte më të mira e mekanizma të qëndrueshëm për motivimin e për trainimin e trupës sonë të Shërbimit Civil dhe me radhë…

Po ashtu është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen.

Për ta nxitur këtë qasje të re dhe adresuar sfidat e mësipërme, do t’i dërgoj Presidentit të Republikës propozimin për miratimin e një tjetër anëtari të ri të kabinetit qeveritar, si Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Këtë detyrë do ta kryejë zonja Adea Pirdeni, e cila ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv.ministres së drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Luca says:
    January 11, 2024 at 4:03 pm

    Ka per te teeerree ereee
    Ka per te gjithe

    Ky qepaeze, lapanjoz,
    e beri qeverine
    Nente uje
    E nje kos.

    Reply
  • K R says:
    January 11, 2024 at 4:08 pm

    Sot kemi një qeveri të pavotuar nga njerëzit

    Reply
  • mali says:
    January 11, 2024 at 4:08 pm

    Po pse KLSH-ja nuk mjafton per te zbuluar korupsionin?Cudira shqiptare.

    Reply
  • Rilindja e Lenka Cukove says:
    January 11, 2024 at 4:14 pm

    Kjo Adea Pirdheja e zgjedhur apostafat nga Rama do ti thote me ne fund STOP Korrupsionit perfundimisht…(mbase e gjen kjo bukuroshe dhe kotecin ku rri strukur ai zevendes-Rama, ai “Tigri” Ahmetaj pra i arratisur pikerisht per kete arsye, se ka parandjere kete Ministri Anti-Korrupsion qe do ti shkulte dhembet)

    Reply
  • mali says:
    January 11, 2024 at 5:01 pm

    Ka te ngjare qe kjo Adea ka zbuluar formulen e korupsionit te sofistikuar ne dixhitalin e Rames dhe keshtu si me shkolle Speciale di strategjite e antikorupsionit.Me kete rast KLSH-ja del ne pension special.Ekonomi shkencore alla Rama :paguaj dy zyra qe bejne te njejten pune.Te paret ne ballkan qe po bejme keto gjera.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 11, 2024 at 5:05 pm

    mali:

    Ka edhe nje cudi shqyptare tjeter:

    Kjo bukuroshe e Edi Rames qe do te luftoje me korrupsionin tani, ka qene zevendese e Ilir Beqajt per negociatat me BE dhe nk e ka hapur gojen asnjehere deritani per korrupsionin e shefit te saj, ja cfare ka shkruar media qe Edi Rama e fsheh me kujdes:

    “ Në vitin 2021, Ilir Beqaj u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si Krye-negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.”

    Reply
  • Bureto says:
    January 11, 2024 at 5:39 pm

    @Mali ka KLSh, por ajo per nje afere kooruptive që nis sot në nje dikaster apo agjensi shteteror te madhe e te rendesishme (sa per ilustrim po them si ARrSh -Autoriteti Rrugor Shqiptar), asaj pra KLSh do t’i vije rradha mot, kyr siç thote populli e ‘mori ferra uraten’. Ndaj them se kjo mase do t’i sherbeje me mire parandalimit të nje tendence korruptive, nderkohe qe KLSh ecen me planifikim dhe kontrollin e X apo Y dikasteri e ben per gjithe vitin paraardhes dhe per gjithe problematiken respektive mjaft te gjere te tij. Etj.

    Reply
  • Spak says:
    January 11, 2024 at 5:50 pm

    Komentues te shitur,injorante,primitive!

    Reply
  • M.Shparthi says:
    January 11, 2024 at 5:55 pm

    Akti i radhes nga “telenovela” Rama; edhe nje tjeter “Pionere e Partise” (nenkupto e Rames) promovohet ne postin e rendesishem te Ministres.

    E thene shume drejt nga komentuset ketu me siper, po e rizgjeroj edhe une kete pyetje: Po KLSH, ShIK (sektori i krimit ekonomik) apo Auditet (komisionet e kontroll-revizionit) qe ka qeveria me se meren, nuk ndjekin shkeljet financiare dhe korrupsionin? Pra thjesht krijohet nje strukture shteterore e tepert per te harxhuar (vjedhur) para mga buxheti i shtetit, me rrogat e tyre te majme, dhe per te koklavitur strukturat ne menyre te tille qe asnjera te mos dije se kush duhet ta mbaje pergjegjesine per nje problem qe duhet te zgjidhet. Ne fund te vitit, me gjithe keto struktura shteterore te paguara mire, Rama thote se une nuk kam si ta di qe vjedhin ministrat (i hane dardhat pas kurrizit te Ramas), HaHa, tragji-komedi!!!!

    Eshte per te ardhur keq qe per nje popull si yni, i cili jeton ne dyerte e Europes Perendimore (jo ne mes te Afrikes) dhe me nivel te mire aresimor (ka patur intelektuale te shkolluar brenda dhe jashte vendit), te kene ardhur ne karriken e kryeministrit njerez te papergjegjeshem ne formimin e tyre ekonomik si: Aleksander Meksi, Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edvin Rama. Biles, duke bere nje bilanc te thjeshte te ekonomise ne keto 30 vitet e fundit dhe te pasurise se tyre te ekspozuar ne publik, mund te thuhet pa hezitim se ata kane qene jo vetem elifmatrake ekonomike por dhe hajdute te mirefillte qe kane shperdoruar dhe pervetesuar paturpesisht pasurine dhe te ardhurat e shtetit (dhe te popullit shqipetar).

    Reply
  • demo says:
    January 11, 2024 at 7:47 pm

    Jalla re Rama,jaaaalla ! Ben hajduti si i ndershem.
    Uaaaa,edhe Dashi Avasee!!!!!!

    Reply
  • capi says:
    January 11, 2024 at 9:25 pm

    Dhe kjo nje nga ato shashkat e Edvinit. Nuk ma merr mendja qe kjo ministri do te marri atribute kontrolli.
    Ne ABC e auditimit/revizionit/kontrollit eshte panvarsia si nga administrative, financiare dhe ku raporton rezultatet kontrollit. Cfare pavarsie do te kete kjo zj. ministre kur kete e emeron dhe heq vete KM. Cfare do ti thote qe ti zoti KM po shperdoron fondet.
    Ne korporata, auditimi eshte ne varesi te bordit te drejtorave, dhe nese eshte auditim i jashtem raporton rezultatet tek bordi ose tek pronari. Nuk eshte kurre ne varsi te Drejtorit Exekutiv.

    Nuk di KLS nga varet, per mendimimin time nuk duhet te jete ne varesi te egzekutivit. Kam lexuar ne gazeta se KLS ka raportuar shume shkelje. Ka cuar ndonje per keto shkelje ne gjykate? Cfare vlere te mbushes nje qerre me documente dhe asnje nuk eshte mbajtur pergjegjes.

    Ne kohen xhaxhit nje revizor ndermarrje te merrte me qafe per dy mije leke deficit ose dhjete mije leke suficit te benin gjemen, shkoje pas hekurave. E solla si shembull qe kontroll pa vullnet ti cuar gjerat deri ne fund kote qe kontrollon.
    Eshte e vertet qe kontollohet nje aktiviteti i nje viti me pare, ose sic thone pas pilafit. Por dhe nje gje eshte e vertete: frika ruan vreshtin. Beje ca shembuj e kalbi ne burg e do shikosh cdo bejne ata te tjeret.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 11, 2024 at 11:35 pm

    Puna eshte fare e qartë
    sapo u firmos një kartë
    goca me vullnet të zjarrtë
    U vu në pozitë të lartë

    Pirdheni u emërua
    nga Edvini u besua
    Adea shumë u gëzua
    ishte gocë u bo grua
    Korrupsioni u tmerrua
    por paraja u pastrua
    dhe Beqja u pasurua
    Nga ai Rama u divorcua
    dhe nga postet u largua
    me milionat u martua.

    Reply
  • Askushi says:
    January 12, 2024 at 12:29 am

    Cfar e la Mira Pirdenin??

    Reply
  • !!? says:
    January 12, 2024 at 8:45 am

    Koka e kuçedrës së korrupsionit në Shqipëri, kusari horror Edi Rama, që po përfundon çfarosjen e kombit në kope emigrantësh mjeranë që lypin mirqënie në dyert e botës, tallet haptazi jo vetëm me shqipëtarët por edhe me, për shëmbull zyrtarët e BE, duke krijuar ministrin e antikorrupsionit, duke e ditur shumë mirë që edhe kjo ministri do të jetë e korruptuar dhe një fole e qelbur e re korrupsioni vetëm për faktin se ministresha Adea Pirdeni ka punuar me sukses të lavdërueshëm si zëvëndse e kusarit fantastik Ilir Beqja që edhe mutin dhe shurrën e shqipëtarëve, me analizën e alkimis së PPP së çekapit të kusares Vilma Nush, e kthen nga mut dhe shurrë në para të pastërta për llogari të kryekusarit Edi Rama.

    Të jeni të sigurt që kjo ministri do të jetë jo vetëm një love ajllend korruptiv për fëmrat që do të punësohen në zyrat e kësaj ministrie për të luftuar korrupsionin por një mburojë tjetër e kryekalorsit të kusarisë dhe korrupsionit Edi Rama.

    Krijimi i kësaj ministrije me ministreshë Pirdhenin do të jetë një pordhë plot parfum integrues e shout non stop mediatik gebelsian të vagabondit politik Edi Rama që

    Mc Gonigalët e rekrutuar prej tij në BE, Varhellët, Mishelët, Makruanët ……. duke nuhatur me kënaqsi aromën e kësaj pordhe të re integruese, të trumbetojnë që ja…..

    barcoletxhiu, gazëtori, kllouni i samiteve të tyre po lufton fuqimisht për integrimin në BE duke vringëllitur edhe shpatën e ministris së antikorrupsionit dhe

    e meriton që “nusja” BE ta fus sa më shpejt “dhëndrrin” kollovar, kusarin tashma të nivelit ndërkombëtar Edi Rama, me gjithë hejbet e kusarisë, në gjiun shumë të lakmuar, të bëshëm të subvencioneve dhe investimeve shumëmiljonshe të saj në kuadrin e integrimit.

    Më duket se, nga tiparet, qo ministreshë është tëpkë si ministresha e suksesëshme rurale, strategja e Akademis së barinjëve, Krifca të cilën po e kërkon zoti OLAF, Sherlok Holmsi i BE për ta futur “brënda” në BE por Edi Rama është i gatshëm ti jap zotit OLAF ca nga miljonat e subvencioneve që i ruan ai në hejbet e tij të kusaris dhe Krifcën, një aset i rëndësishëm i kusaris, të mos t’ja jap zotit OLAF.

    Të shikojmë, zoti OLAF do të mar parat si McGonigali i FBI apo Krifcën, apo do ta mar për ta futur brënda zoti SPAK shqipëtar bashkë me Ilir Beqen që paska mar edhe ai ca miljona nga subvencionet e nuses BE për zhvillimin rural në……. qëndër të Tiranës..

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    January 12, 2024 at 9:23 am

    Ate ministrine e re socialistet ta gezojne. Ne ishim shume keq per nje ministri te re dhe per nje ministri mixe si e Gonxhes. me beri pershtypje nje artikull i gazetes Dita ku kerkon qe Nanon te na e nxjerre nje hero dhe se nuk mund te krahasohet me arrestimin e Berishes! Me sa e mbaj mend denimin e Nanos Berisha i beri nje nder duke e denuar aq pak dhe Nano ja shperbleu duke mos e denuar por per vjedhjet qe ka bere (qe edhe sot jeton si sheiket e Kuvajtit pa bere asnje pune) Nano nuk duhet te kishte dale nga burgu dhe sot. Kjo sekretarja qe i paska shkuar te burgu bashke me dy koleget e tjera nuk ka asnje ndryshim meata qe mblidhen poshte dritares se Saliut por me sa kuptoj jane te ushqyer mire me leket e vjedhura te popullit nga te DY.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?