Nga Blendi Kajsiu
Heqja e masës “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës nga Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) krijoi pështjellim në sferën tonë publike. Reagimet e shumta ndaj vendimit, herë me hare dhe herë me trishtim, kishin një emërues të përbashkët; hutimin.
Ky hutim vihej re së pari në kampin berishist ku Berishën e pritën me hare, sikur të ishte shpallur i pafajshëm. Pyetja që trazonte festën berishiste ishte, “si ka mundësi që drejtësia e Ramës e la të lirë Berishën pikërisht para zgjedhjeve parlamentare? A nuk u bë reforma në drejtësi thjesht për të hequr qafe opozitën, d.m.th. doktorrin?”
Përgjigjen e parë përballë hutimit berishist e dhanë komisarët mediatik të berishizmit që i paralajmëruan militantët të mos e tepronin me festimet sepse me siguri Berishën e liruan për ta goditur edhe më fort, ndoshta edhe brenda familjes. Sipas kësaj logjike SPAK-u i Ramës liroi Berishën për të dënuar Jamarbërin, Argitën, Lirinë ose Shkëlzenin.
E megjithatë ky sqarim lehtësues për fabulën berishiste, se SPAK u ngrit thjesht për ti rënë doktorrit, nuk shpjegonte përse duhej liruar Berisha për të arrestuar familjarët e tij. Nëse SPAK dhe GJKKO janë vegla qorre të Ramës, siç janë të bindur berishistët, ata pa pikë turpi mund ta fusin në burg të gjithë familjen Berisha.
Pa përmendur faktin që logjika elektorale e lirimit të Berishës për të futur në burg Zenin mbetet më misterioze se triniteti i shenjtë. E thënë ndryshe, pyetja se çfarë fiton elektoralisht dhe politikisht Rama nga lirimi Berishës dhe burgosja e Zenit, mbetet pa përgjigje.
Natyrisht u hodhën edhe shpjegime të tipit “Berishën e liroi presidenti Trump”, nga njerëz pranë Berishës por shumë larg llogjikës. Ndaj nuk ia vlen barra qiranë të ekspozojmë absurditetin e tyre. Mjafton të sqarojmë lexuesin se Trump ende nuk është president i SHBA-ve.
Si përfundim, llogjika e mpakur politike e berishizmit nuk arriti ta shpjegonte lirimin e Berishës nga GJKKO e Ramës. Ndoshta për këtë arsye berishistët u përqendruan tek festimi i vendimit si një fitore e madhe politike, por që politikisht nuk shpjegohet dot.
Një fenomen i ngjashëm u shfaq edhe në kampin anti-berishist dhe ramist. Disa u ankuan se vendimi ishte i dyshimtë se vinte pas protestave berishiste. Të tjerë u trishtuan sepse gjykata tregoi dobësi përballë Berishës. Ndërkohë shumica filloi të argumentonte se në fakt Ramës i leverdis Berisha në fushatë elektorale dhe jo si hero i burgosur në shtëpi.
Edhe këtu logjika politike ose nuk e shpjegon dot, ose nuk ka të bëjë fare me vendimin e GJKKO. Ideja se Ramës i duhet Berisha në gjendje të lirë për të legjitimuar fitoren në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 mund të shpjegojë efektin e vendimit të GJKKO, por jo vetë vendim-marrjen.
Ndonëse ka shumë pak gjasa që Rama të jetë i shqetësuar se fitorja e tij në vitin 2025 mund të delegjitimohet nga mos-pjesëmarrja e Berishës në fushatën elektorale. Mjafton të kujtojmë që Rama legjitimoi fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2019 pa pjesëmarrjen e PD-së, kur kjo drejtohej nga Lulëzim Basha që në atë kohë nuk ishte as non-grata dhe as në hetim për korrupsion.
Fitorja e PS-së në vitin 2025, që tashmë duket e sigurt, do denoncohet njësoj nga Berisha si në arrest shtëpie si në gjendje të lirë. Vështirë të mendosh se Rama shqetësohet se Berisha mund ti delegjitimojë atij fitoren në vitin 2025, sidomos përballë një komuniteti ndërkombëtar që prej kohësh i ka vënë vizën Berishës dhe berishistëve.
Është akoma më e vështirë të imagjinosh që GJKKO përpara se ta lirojë Berishën nga arresti shtëpiak ka marrë parasysh, apo ka analizuar, efektet politike që ky vendim do kishte në llogaritë elektorale të Ramës. Ndaj edhe në këtë rast logjika politike nuk e shpjegon dot vendimin e gjykatës.
Sa më shumë stërhollohen shpjegimet politike të vendimeve të drejtësisë, aq më i qartë bëhet fakti që gjithnjë e më shumë këto vendime nuk shpjegohen dot sipas logjikës politike por sipas një logjike juridike, që është më e mira sepse është më e thjeshta. Parimi i Ockham-it në filozofi thotë se nëse për një fenomen ka shumë shpjegime të ndryshme, atëherë shpjegimi më i mirë është ai më i thjeshti.
Në rastin konkret përballë spekulimeve politike kemi një shpjegim juridik, sa të thjeshtë edhe bindës. Berishës ia hoqën arrestin shtëpiak sepse hetimi përfundoi dhe çështja është në gjyq. Pra ai tashmë nuk mund të manipulojë provat, nuk ka rrezik që të arratiset, ndaj nuk ka arësye që të mbahet në gjendje arresti.
Është një shpjegim shumë më i thjeshtë dhe bindës se spiralet e konspiracioneve politike që tek vendimet e SPAK dhe GJKKO përpiqen të gjejnë gjurmët e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Në fakt, prej kohësh këto institucione marrin vendime që shpjegohen më lehtë juridikisht se sa në funksion të llogaritjeve politike.
E tillë ishte edhe masa me arrest shtëpie e Berishës. Nuk u bë me urdhër të Ramës për të hequr qafe Berishën, por thjesht sepse ky i fundit në mënyrë publike dhe me vetëdije shkeli detyrimin ligjor për paraqitje. Nëse Berisha do e kish respektuar këtë detyrim ligjor, sikurse shumica dërrmuese e shqiptarëve të thjeshtë, atëherë masa e arrestimit në shtëpi nuk do ishte dhënë. Kaq.
Për të shpjeguar këtë ngjarje kaq të thjeshtë berishizmi ka ngritur një fabul sa konspirative edhe absurde se SPAK i merr urdhrat nga Rama për të hequr qafe Berishën. Arrestimet e zyrtarëve të lartë socialist, arrestimet e aleatëve politik të Ramës, arrestimet e grupeve kriminale me të cilët Rama ka marrë vota në Elbasan, Durrës dhe Shijak, të gjitha reduktohen në strategji për legjitimimin e arrestimit të Berishës.
Mbetet mister i madh se përse Rama duhet të sakrifikojë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, të humbasë miliona euro në afera korruptive, të njollosë qeverisjen e tij, të hedh në erë modelin Tirana, të heqë qafe aleatë të vyer politik si Lefter Koka, apo të godasë grupe kriminale që sipas vetë berishistëve i sigurojnë fitoren në terren, thjesht për të eliminuar Berishën nga gara elektorale.
A nuk e ka më kollaj Rama ta mundë Berishën në zgjedhje me milionat e aferave korruptive, me grupet kriminale në krah, me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në qeveri dhe me aleatë të vyer që i sjellin vota?
Në fund të fundit popullariteti i Berishës dhe i Metës nuk përbëjnë ndonjë rrezik elektoral që PS-ja të sakrifojë kaq shumë ministra, kriminelë, para dhe deputetë për arrestimin e Berishës. Aq më tepër kur e gjithë kjo sakrificë ka shkuar kot sepse Berisha sot mbetet i lirë të bëjë fushatë elektorale në zgjedhjet e ardhshme.
Boshllëku i shpjegimeve politike të vendimeve të gjyqësorit buron nga fakti se për herë të parë në historinë e shtetit i shqiptar drejtësia po merr vendime që nuk mund të parashikohen politikisht. Për të kuptuar këtë mjafton të kujtojmë se sa politikisht të parashikueshme ishin vendimet e gjyqësorit shqiptar, të paktën që nga koha e komunizmit deri sot.
Në komunizëm politikja ishte identike me juridiken. Ndaj një dënim politik ishte identik me një dënim juridik. Dënimi që të jepte Partia e Punës thjesht vulosej nga gjykata. Për këtë arësye llogjika politike shpjegonte 100% vendimet e gjyqësorit.
Me rënien e komunizmit politikja dhe juridikja u ndanë teorikisht por jo në praktikë, sidomos në nivelet e larta të politikës. Gjatë qeverisjes së parë Berisha (1992-1997) sistemi i drejtësie i merrte vendimet me sytë dhe veshët nga doktori që në cilësinë e tij si President i republikës ishte edhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Nëse përfaqësues të gjyqësorit i rezistonin imponimit politik të ekzekutivit ata largoheshin me dhunë. Ky ishte rasti i ish kryetarit të Gjykatës së kasacionit, Zef Brozit që jo vetëm u shkarkua në vitin 1995 nga Berisha por edhe u kërcënua fizikisht nga SHIK-u. Ndaj sistemi i drejtësisë vazhdoi të ishte një vegël e ekzekutivit që merrte vendime thellësisht politike.
Rasti më famshëm ishte arrestimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano më 30 korrik të vitit 1993. Në momentin që Nano u arrestua nuk kish asnjë dyshim që do dënohej. Jo sepse akuza ndaj tij ishte solide por sepse ai përbënte një rrezik politik për Berishën, i cili orientonte në mënyrë direkte vendimet e sistemit të drejtësisë.
Vetëm një vit më parë Partia Socialiste me në krye Fatos Nanon e kish mundur bindshëm Partinë Demokratike të Sali Berishës në zgjedhjet lokale të 28 korrikut 1993. Ky ishte mëkati i madh i Fatos Nanos që u dënua nga prokurorë dhe gjygjtarë që udhëhiqeshin nga interesat politike të Berishës shumë më tepër se nga parimet e drejtësisë. Llogjika politike iu mbivendos asaj juridike.
Për të njëjtën arsye akuzat e forta për korrupsion të Fatos Nanos kundër Ilir Metës dhe ministrave të tij gjatë fushatës për katharsis në vitin 2001 nuk prodhuan asnjë procedim penal. Drejtësia nuk u vu në lëvizje nga akuzat e Nanos sepse operonte sipas një logjike thellësisht politike.
Për sistemin e drejtësisë ishte e qartë që fushata për katharsis e Nanos i shërbeu këtij të fundit të qeveriste me të njëjtët ministra që pak kohë më parë i kish akuzuar për korrupsion. Në këtë rast mos-veprimi i gjygjësorit ishte aq i parashikueshëm politikisht saqë as nuk u vu re nga mediat tona, ku askush nuk habit, dhe pak kush u ankua, se përse nuk u hap asnjë procedim penal pas aq shumë akuzave të rënda për korrupsion.
I njëjti arësyetim politik e shpjegon edhe pafajësinë e Fatmir Mediut dhe Shkëlzen Berishës pas shpërthimit të Gërdecit. Askush nuk dyshonte se pushteti i tyre politik do i ofronte mbrojtje dhe paprekshmëri nga gjyqësori, edhe pse përfshirja e tyre direkte në krimin e Gërdecit ishte dhe mbetet një sekret publik. Edhe në këtë rast sistemi ynë i drejtësisë u udhëhoq nga kalkulimi politik dhe jo nga llogjika e drejtësisë.
Ashtu sikurse ndodhi edhe me aferën korruptive të Ilir Metës të kapur me zë e figurë nga i ndjeri Dritan Prifti. Askush nuk kish dyshim tek korruptimi i Metës, duke përfshirë edhe demokratët. E megjithatë askush nuk u çudit që sistemi i drejtësisë i dha pafajësinë, sepse duhej mbajtur në këmbë qeveria Berisha-Meta.
Të gjitha janë vendime juridike që mund të shpjegohen vetëm politikisht. Në fakt ky ka qenë parimi kyç i funksionimit të gjyqësorit tonë, sidomos në çështje të profilit të lartë politik. Në këto raste vendimet e gjyqësorit janë përcaktuar pothuajse në tërësinë e tyre nga interesat politike të pushtetit.
Ndaj sot ka shumë pështjellim, nervozizëm e hutim kur diçka e tillë nuk ndodh. Analizat politike kanë humbur çdo kapacitet për të shpjeguar dhe parashikuar vendimet e drejtësisë së reformuar. Sot askush nuk mund të parashikojë me siguri vendimin që do marrë GJKKO nesër në rastin Berisha. Kjo është prova më e madhe se drejtësia e re nuk është vegël e interesave politike të pushtetit dhe aq më pak e shantazhueshme nga opozita.
Natyrisht kjo nuk do të thotë që pavarësia nga politika garanton automatikisht vendime juridike cilësore apo të mirë-arsyetuara. Kjo pavarësi thjesht do të thotë që vendimet e gjyqësorit tonë janë gjithnjë e më të paparashikueshme politikisht. Dhe ky është një lajm i keq për ne analistët politik, por shumë i mirë për qytetarët.
—-
Titulli është i redaksisë
Qe ta dish ti Kajsiu në vitin 2016 Ben Blushi, flet hapur në Elbasan, në një sallë ku ndodhej edhe Edi Rama dhe drejtuesit politik të Qarkut. Fjala e Blushit është e fortë dhe i drejtohet të gjithëve, socialistëve, ku i thotë se po i heqin të drejtën e fjalës dhe votës njerëzit që po hyjnë me armë në parti.
Në atë moment, ca djem me xhupa të zinj e me fytyrë të egërsuar, nisin të sulmojnë e shajnë hapur Ben Blushin.
Socialistët e thjeshtë shtangen, ndërsa Edi Rama nuk pipëtin, duke u dhënë zemër horrave të Suel Çelës. Këtu është momenti që Babloku ngjizet fort me këtë bandë dhe e përdor vazhdimisht sa herë i duhet të heqë ndonjë ‘gjëmb’ nga këmba. Por çmimi është i lartë, pasi Elbasani kthehet në një qytet jashtë kontrollit ku njerëzit rrijnë mbyllur nga frika, e gjithçka kontrollohet nga Suel Çela, që kthehet realisht në kryetarin e Partisë Socialiste të Elbasanit. E nga aty vendos të urdhërojë deputetët, oligarkët, e të sulmojë gazetarët, siç bëri me Gjergj Zefin, duke dërguar zagarin e tij, Renato Bodurri
SPAK i Dumanit eshte cfarë i duhet vendit. Por nuk do ta lenë të rritet.
Altin Dumani ishte dje në sallën e Kuvendit në një aktivitet të zhvilluar nga KiE për luftën ndaj korrupsionit dhe ai kërkoi dy gjëra nga politika:
-Të rrisë pragun e vlerës së korrupsionit që ka për kompetencë SPAK. Aktualisht në çdo rast që vërtetohet se kemi korrupsion mbi 500 euro, ky rast hetohet nga SPAK. Dumani kërkoi që kjo shifër të rritet akoma dhe më shumë, me qëllim që ata të mos harxhojnë kohë me drejtorë, por të godasin ministra, deputetë, kryetarë bashkie, etj., që vjedhin miliona me tenderë.
-Kërkesa e dytë e tij, është që prokurorët e SPAK të kenë të drejtë kandimi për një mandat të dytë. Me ligjin aktual, prokurorët kanë mandat 9 vjeçar dhe më pas kthehen ose atje ku kanë qenë, ose prokurorë Apeli. Por Dumani ka kërkuar që atyre t’u jepet e drejta për të garuar për një mandat të dytë.
Këto dy kërkesa janë dhe sfida kryesore për politikën. Dumani i ka dorëzuar shkresërisht te Komisoni i Xhafajt. Nëse nuk pranohen, atëherë do të tregohet se Komisioni i Xhafajt nuk u ngrit për të luftuar korrupsionin, por për të goditur SPAK.
Po ashtu, do kuptojmë që politika mezi e pret mbarimin e mandatit për prokurorët aktualë dhe pas 4 vitesh (SPAK ka 5 vite në funksion) do kemi një luftë të madhe për të kapur prokurorët e rinj.
Dumani dje ja hodhi dorashkën Xhafajt, tani do të shohim hapin e politikës. Askush nuk foli. Si mazhoranca dhe opozita heshtin për këtë kërkesë. Po ashtu dhe vetë Xhafaj. Kjo pasi të gjithë janë të trembur dhe kanë frikë ta forcojnë më shumë SPAK.
Fakti që Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama qëndrojnë në pushtet pa patur përballë një opozitë reale, sjell si domosdoshmëri ndryshimin e paradigmës politike – përndryshe – vendi rrezikon seriozisht të rrëshqasë përfundimisht në një butafori autokratike, ku për gjithçka vendos Edi Rama.
Askush nga ne nuk mund ta largojë nga pushteti një hajdut si ai, përveç SHBA-ve.
Nuk mbahet shpia me miell hua or ti Gani.
Do heqin Ramen do ven nje Ram tjeter sic mbajten Saliun kaq kohe edhe pse populli nuk e donte.
Lidhur me ate qe thotë GANI USA:
Është e vërtetë se SPAK ka kohë që po godet mazhorancën e Edi Ramës, por gjithashtu është e vërtetë se përgjatë kësaj kohë, nuk ka asnjë shenjë se pushteti i tij është dobësuar. Sigurisht që kjo ka shkaqet e veta, ku më kryesori është fakti se që prej vitit 2021 opozita gjendet në një luftë të vazhdueshme civile, ku Sali Berisha ka rrëmbyer Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë në luftën e tij për të mbrojtur veten. Kështu, deri tani rezultati i reformave dhe politikës amerikane ndaj vendit tonë ka pasoja të tmerrshme për opozitën shqiptare, por jo edhe për qeverinë shqiptare, pavarësisht se SPAK ka goditur fort edhe element të pushtetit të Edi Ramës. Në këto rrethana, duket qartë se kjo nuk është e mjaftueshme, se Edi Rama nuk bie nga pushteti, as nuk jep dorëheqjen, as nuk rrëzohet pse arrestohet Vangjush Dako dhe Lefter Koka, as pse shpallet non-grata Tom Doshi; ai nuk bie nga pushteti edhe pse korrupton Charles McGonigal, edhe pse vjedh para direkt nga Buxheti i Shtetit, edhe pse për një tekë të vogël humbet në arbitrazhin ndërkombëtar mbi 130 milion euro; edhe pse e kthen vendin në një plantacion droge. Shkurt, Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti, sepse,
a) Opozita është një organizëm politik i kontrolluar nga Sali Berisha,
b) Vet Edi Ramës i intereson kjo gjendje, pra që në krye të PD të jetë një person nën hetim, me shumë çështje të hapura me drejtësinë, non-grata në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe,
c) të dy gjenden në një aleancë të heshtur, të interesuarit më të mëdhenjë që të ruhet status quo-ja aktuale,
Nëse gjendja aktuale nuk ndryshon, domethënë, nëse në zgjedhjet e vitit 2025 shkohet me Sali Berishën në krye të opozitës, dhe me Edi Ramën kryeministër, ato zgjedhje do të ishin vetëm një farsë e turpshme elektorale. Kjo do të ishte vërtet një goditje e rëndë për vet pluralizmin politik në vend.
O mik
Amerikanët, të cilët e njohin mirë Edi Ramën me veset dhe fiksimet e tij, prej kohësh kanë vendosur që t’i presin krahët, përpara se ta rrëzojnë.
U godit baza e tij ne Elbasan, radhen e ka Durresi e me radhe.
Amerika e kap lepurin me qerre jo me Ferrari
C`vete te Nano o kajsi sheftelia!? Nano ngriti ne kembe Shtetin e rrezuar.Ka vjedhur Nano thua ti! Une them ka lepire duart..Aq te vidhnin Berisha-Rama,,rrogat,pensionet e shqiptareve do ishin sa rrogat,pensionet e BE.
Prehistoriku.
Ajo qerrja jote kur te rrotullohet rrota qe te kape Berishen ,Berisha dhe ti e une dhe Rama e shikojme nga qielli punen qe do te beje.
Pra prehistorik nuk ka vlere me puna e qerres.
Ne qofte se politikanet e korruptuar nuk do denohen,
mafja do mar prioritet ne vending tone.
Mbi te gjitha do humbase shpresa se ky shtet do drejtohet nga ligjet.
Do vazhdoj havazi I vjeter:
Kap cte kapesh sot, se neser nuk dihet se cdo behet.
Po foton e personazhit qe luan Marlon Brand, ne nje film serial, pse e keni vënë ketu?
Per 3 vite nga zarat e Saliut thuhej se kanditati per KMi Opozites nuk do te ishte Saliu,edhe Berisha deklaronte se KM do vendosej pas zgjedhjeve me referendùm nga opozitaret,dje doli hapur se po pregatitet per kthimin e trete,pra si KM.Kete shifni o qypa te Medias dhe per kete pyesni Malokun,jo merreni me fjale boshe.
OK PËR SHKRIMI:
1.Nëse Sb nuk gjykohet & nuk ndëshkohet për KL.Parizani me 60 pasuri për DHËNDRRIN+GOCËN me firmën e tij si K
MINISTËR & tu SEKUESTROHET PASURIA..Ky do ishte TRADHËTIA E PARË NDAJ POPULLIT.
2.Nëse Sb nuk dënohet me 25 vite burg për 4 vrasjet në 21 janar 2011 me urdhërin e tij 100 %..Në kushtet kur ka detyrim nga.GJL & GJNDNJ..Kjo do ishte marrzia e dytë kriminale e drejtësisë dhe pa SHPRESË PËR POPULLIN.
3.Në rast se Sb,Djali Zeni,F.Mediu me 27 të vrar në GËRDEC ku po shtyen gjyqet mbi 40 herë që nga 2008..do të thot se SPAK,GJKKO dështojnë përfundimisht 100 % dhe,po kështu edhe AMERIKA QË MONITORON e FINANCON.
Në këto kushte NON GRATA SALEH..është i gatshëm të organizoi një GRUSHT DHTETI TË 5 -të NË OPOZITË E PAPARË NË RRUZULLIN ND/PLANETAR.!
OK PËR SHKRIMI:
1.Nëse Sb nuk gjykohet & nuk ndëshkohet për KL.Parizani me 60 pasuri për DHËNDRRIN+GOCËN me firmën e tij si K
MINISTËR & tu SEKUESTROHET PASURIA..Ky do ishte TRADHËTIA E PARË NDAJ POPULLIT.
2.Nëse Sb nuk dënohet me 25 vite burg për 4 vrasjet në 21 janar 2011 me urdhërin e tij 100 %..Në kushtet kur ka detyrim nga.GJL & GJNDNJ..Kjo do ishte marrzia e dytë kriminale e drejtësisë dhe pa SHPRESË PËR POPULLIN.
3.Në rast se Sb,Djali Zeni,F.Mediu me 27 të vrar në GËRDEC ku po shtyen gjyqet mbi 40 herë që nga 2008..nik do futen në BURG, ..BUUR,do të thot se SPAK,GJKKO dështojnë përfundimisht 100 % dhe,po kështu edhe AMERIKA QË MONITORON e FINANCON.!
Në këto kushte NON GRATA SALEH..është i gatshëm të organizoi një GRUSHT DHTETI TË 5 -të NË OPOZITË E PAPARË NË RRUZULLIN ND/PLANETAR.!
Drejtesia nuk eshte ne binare nese dy te akuzuar per te njejten veper penale ,njerin e liron tjetrin e mban ne Burg megjithese hetimet Kane mbaruar..kajsi gjykimi juaj eshte ne fakt ne anen e salizmit…saliu e tere shpura e tij kur Kane qene ne pushtet Kane shkaketuar tragjedi te medha(per cudi drejtesia e re leviz me hapin e breshkes ,pret te vdes saliu per tu justifikuar),nuk mund te fshihen nga kujtesa kolektive 96 kur u gjakosen,vodhen zgjedhjet ,97 shqipetaret humben djersen,dinjitetin,sigurine,lirine,istitucionet,ne ste vite te zi shqipetaret moren nje goditje Jo vetem ekonomike por edhe u tronditen nga ana mendore qe e vuajne edhe sot(kjo tragjedi nuk u gjykua kurre) ,humben jeten njerez te pafajshem,kudo kishte zhvatje,vjedhje ,zaptime,djegje,dhunime,perdhosje,urrejtje,saliu organizoi nje ushtri paralele te tij dhe e nderseu kunder jugut(deshtoi me turp),kjo ngjarje e tmerrshme do qindra libra te pershkruhet e po nuk u gjykua do ngelet nje turp ne historin tone,por edhe nje dhimbje e perhereshme,nuk mjaftoi 97 saliu prap tentoi per te bere puc shteti ne shtatorin e vitit 1998 prape me dhune ,arme propoganden e frikes terrorit psikollogjik Duke organizuar turma (deshtoi ,prape nuk u gjykua) ,per cudi pas 8 vjetesh prape ne pushtet?????!!!!!! Edhe kete here i dhunshem,zhvates,si rezultat plasi bomba e tij e korrupsionit qe Solli 26 vittima,shkaterrime,plagosje ,prape frike,pasiguri(u gjykuan ushtaret,kupola shpetoi e tani kemi nje zvarritje absurde te tdrejtesise,une e kam humbur besimin),ne zinxhirin e marrezive te salizmit do vinte 2011 kete radhe Duke vare shteti qytetaret e tij ne bulevard,pse protestonin per prapsite e salikeve(edhe kjo ngjarje tragjike nuk u zbardh ,pergjegjesit kryesor akoma nuk po’ thirren te deshmojne,edhe mbas vendimit te gjykates europiane,pse???(Zvarritje e cudicme,kjo ndodh o nga frika,o leku,o nderhyrje e forcave te tjera Brenda e jashte vendit ,o ne drejtesine e re gjinden militante politike te salizmit) ,braktisja e kuvendit,zgjedhjeve 2019 a nuk eshte veper e saliut!!!???…prandaj une mendoj se drejtesia e re eshte nje shtojce e salizmit,e drejtesise se plepave,e kur Jane te njejtet prokurore,gjykates megjithese Jane kontrolluar nga pasuria e aftesia professionale salizmin nuk mund ta fshijme me gome..ndoshta do duhen dekada per drejtesine??? Shpresa vdes e fundit
Zoti gazetari! Ate ngjarjen me Blushin e pame ne televizor,,Po me kete Zefin nuk dijme gje cfare ka ndodhur? Mos eshte banda rivale me Suel Ce;en?Prandaj thote Edi Rama:Hengshin kokat me njeri tjetrin?