Huqi në bashkëbisedimin me kryeministrin Rama foli për rrugëtimin e tij në këtë biznes, që nis me pastrimin e një mulliri kafeje të vjetër për të bluar e shitur kafe me pako, e që sot aroma e saj ndjehet edhe pranë Piramidave të Egjiptit. Huqi tregon se gjysma e suksesit të tij vjen nga forca punëtore, të cilën, ai e thotë se është ndër të paktët që e ka kuptuar.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ende sot ka biznese që nuk kanë arritur të kuptojnë që fuqia më e madhe e tyre është forca punëtore, ndërsa foli për aksionin antiinformalitet të nisur tashmë në të gjithë vendin për të formalizuar tregun e punës, si një ndër mekanizmat për të siguruar edhe pensione dinjitoze.
“Akoma shumë biznese nuk kanë dashur ta kuptojnë që investimi më i rëndësishëm është te njerëzit që ke në skuadrën e biznesit tënd. Nëse nuk ke atë kapital të sigurt, të patundshëm, të rrofshin dekoret dhe mundimet e tjera, pasi atyre të gjithave iu bie vlera”, deklaroi Rama.
Rama tha më tej se që prej vitit 2013 janë nxjerrë nga informaliteti dhe futur në tregun e punës mbi 300 mijë të punësuar.
“Nga 2013-a e deri sot, kemi nxjerrë nga e zeza, formalizuar e futur në skemën e sigurimeve shoqërore 300 mijë punonjës. Ka ende shumë akoma që duhet bërë. Duam të shtyjmë fort në këtë moment formalizimin e pagave, pasi kemi marrë vendimin të hapim një korsi të re për pensionet. Do të fillojmë me një qasje agresive për t’u dhënë më shumë pensionistëve, duke nisur nga bonusi i fundvitit. Kemi plan për një rritje më domethënëse sesa ka qenë rritja nga indeksimi, edhe pse po të shikojmë pensionet nga u nisën, pavarësisht se janë shumë të vogla, rritja ka qenë domethënëse, por e papërfillshme në raport me sa u rritën pagat dhe rritja ekonomike”, deklaroi Rama.
Rama theksoi se pensionet nuk janë si taksat. Ato, sipas tij, qeveria i merr në fund të muajit nga ata që janë të punësuar dhe do t’i shpërndash tek ata që marrin pension.
“Nuk ka një arkë shteti posaçërisht për ata që marrin pensione. Pensionet janë skemë direkte e mbështetjes së atyre që janë në punë për ata që kanë dalë në pension”, tha ai.
Kryeministri nënvizoi se ka një lloj sensibilizimi sa i përket kësaj situate dhe se beson se ky aksion do të ecë para.
Sipas tij, me aksionin kundër informalitetit nuk synohet goditja e bizneseve dhe se fiskalizimi dhe inteligjenca artificiale do të jenë elementë që do të ndihmojnë në këtë proces.
“Nëse do t’i fshehësh pagat, ke një mijë mënyra. Por me githë sa kemi bërë me inteligjencën artificiale në fiskalizim, do ta kemi më të lehtë. Nuk duam të rëndojmë biznesin me kontrolle apo goditje, që shpesh bëjnë më shumë dëm sesa fitim. Nuk diskutohet që do ta bëjmë luftën kundër informalitetit. Është proces që nuk mbaron”, tha ai.
Sot “Mulliri i vjetër”, që nisi si biznes familjar, gjendet në shumë vende jo vetëm në raftet e marketeve.
“E gjitha nisi si një biznes i vogël familjar në tregtimin e kafesë së pjekur dhe të bluar turke që në vitin 1994, pasi u kthyem pas një periudhe 2-vjeçare emigrimi në Gjermani. Me kalimin e viteve, kafja turke “Mulliri i Vjetër” filloi të njihej duke krijuar një emër të mirë në tregun lokal. Gjithçka ecte mirë dhe ishte koha për zgjerim fillimisht në tregun rajonal, duke nisur me Kosovën, e më pas në Maqedoninë e Veriut. E sot në Egjipt”, tregon Huqi.
Pika e parë e kafesë “Mulliri i vjetër”, përtej rajonit, u hap në Nju-Kajro, Egjipt.
“Tani ne vërejmë interes edhe në tregje përtej atyre shqipfolëse. Egjipti është një ndër këto vende. Pikën e parë e hapëm në Nju-Kajro. Por ishte surprizë. Pas kësaj, na kontaktoi një kompani që ka marrë me koncesion piramidat. Erdhën dhe panë kafenë në Nju-Kajro. Sot mulliri është afër një nga piramidave më të mëdha të Egjiptit”, thotë ai.
Huqi ka në plan të shkojë më tutje. Në Riad e Medinë, ndërsa gjendet në marketet e Europës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angli, e deri në Kanada.
Një ndër arsyet pse ky biznes po rritet dita-ditës, tregon ai, është forca punëtore.
“Mulliri i Vjetër” ka sot 547 punonjës në Shqipëri. Në total në të gjithë botën, ka rreth 700 punonjës.
Huqi thotë se paga mesatare bruto shkon në 1 mijë euro, ndërsa minimalja 600 euro.
“E them me krenari se paga mesatare shkon rreth 1 mijë euro. Paga minimale 600 euro. Jam i lumtur që në këtë situatë të vështirë, nuk kemi pasur problem për stafin”, tha ai.
i.b./dita
Kush eshte ky Huqi, ai qe te nxjerr huq? Se me kete palloshin eshte e garantuar qe te gjithe keni per te dale huq. Prandaj dhe u vune aty ku eshte. Socializmi nuk u krijua per biznesin, por qe te shkaterroj Biznesin dhe iniciativen e lire me vendime arbitrare dhe skema mafioze. Lerini ato fjalet e bukura qe ju shesin per mireqenie dhe mbeshtetje sociale. Keta ju duan ne varesi ekonomike e te buka e gojes, qe tu puthni kembet e ti duartrokisni edhe kur ju degjenerojne e ju kthejne ne qenie te skllaveruara. Mos kini ndonje iluzion per keta monstra, se do zhgenjeheni.
Pallosh i pi..it të satëme , zagar i fëlliqur .
Sulltanpiktor 7×7 nuk bajne 42.Ke mbaruar liceun artistik .Tedi Papavrami ne kujtime tija tregon se pas klases se gjashte nuk ke bere me arithmetike.Pse na genheve per bonusin e prillit 2024!?!?Kush pensionist te beson me!?Llogaritjet nuk duhet t’i bejne as Beqja e as manastirzeza,qe te futen ne koncensuonet ne mjeksise!?
Lexoni ato 2 rrjeshtat e fundit e pastaj besojeni ate deklarim pasurie me vetem 3000 EURO!
“Paga mesatare shkoka ne 1000 EURO,
Paga minimale 600 EURO ”
Fatkeqsia me e madhe per nje vend qe krye-rrenacakun me te madh e ka kryeminister.
Kush i ka llogarite!?7×7 nuk bajne 42.filoqylsi qe zevendesoji profesorin e ekonomise,si minister i finacave,e zevendeskryeminister eshte ne ekzil politik!?me mos hajen e gojes se tij, shoku Sali ,edhe Shoku Ilir,edhe shoku Luli jane dakort
Ky lloj biznesi kur zgjerohet shumë, bëhet me kontrata, ku i paguhet përqindje pronarit të emrit të fillimit, por lokalet nuk janë në pronësi të tij. Kështu është zgjeruar Macdonald, Burger King,etj. Punonjësit paguhen nga pronari i lokalit dhe jo nga pronari i emrit, i cili merr përqindje në bazë të kontratës.
Edi po sikur të gjithë personat e punësuar të cilët nuk i kanë lejuar pronarët për t’i regjistruar në Sig Shoqërore të denancohen dhe të paguajnë për vitet e humbura të punëtorëve…. Njëjtë me “energjinë elektrike”… Njerzit kanë humbur nga Pesëmbëdhjetë vjet në të zezë…para vieteve 2013…?
Edi Rama!
Mos I hyre detit me kembe.
Per gjerat qe nuk di mos fole sepse behesh qesharak.
Problemi I pensioneve zgjidhet nga njerezit competence.
Presidenti a kryeminister kane kycet e kashtes per kete problem.
Ke degjuar gje nga fushata per president ne USA te zene ne goje pensionet?
Ka shume faktore ekonomike qe nuk I bie dot me sopaten e dardharit.
Bravo Mali, u gjend dhe Huqi. E paskan degdisur te Ekonomia.
Cdo gje Jane mashtrime