Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, në datën 8 shtator të këtij viti.
Mësohet se Asambleja do të zgjedhë Kryesinë e Partisë dhe Sekretariatin, pak kohë para nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Po ashtu mësohet se të dielën e 1 shtatorit Rama do të mbledhë në Dajt Qeverinë, për një analizë pune, me rastin e nisjes së sesionit të ri plenar.
Mbledhja do të zhvillohet tek vila qeveritare në Dajt, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18:00.
i.b./dita