Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama mbledh grupin e PS: Fitorja e këtyre zgjedhjeve përcakton të ardhmen e vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama mbledh grupin e PS: Fitorja e këtyre zgjedhjeve përcakton të ardhmen e vendit
Lajmi i funditPolitike

Rama mbledh grupin e PS: Fitorja e këtyre zgjedhjeve përcakton të ardhmen e vendit

Published: March 10, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste në selinë e Kuvendit.

Në një komunikim të hapur me mediat Rama vlerësoi para deputetëve rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat siç tha zhvillohen në një kontekst gjeopolitik shumë të favorshëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në BE.

Sipas kryeministrit Rama, rezultati i zgjedhjeve të 11 majit ka një peshë të madhe mbi të ardhmen e vendit.

- Publicitet -

“Unë besoj që qysh se unë kam privilegjin të udhëheq këtë forcë politike dhe me të gjitha zgjedhjet e derisotme, 9 të tilla në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme sic është në këto zgjedhje. Këto zgjedhje zhvillohen në një kontekst dyfish të jashtëzakonshme. Njëri është konteksti i marrëdhënieve me BE dhe i BE me BP dhe tjetri është konteksti i anëtarësisë sonë në aleancën euratlantike dhe sigurisë në tërësi

Zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme dhe rezultati i 11 majit është më shumë sesa rezultat i partive politike, në rastin tonë është më shumë sesa fitore e PS në vetvete.

Për ne si familje politike dhe për flamurin tonë ka qenë e rëndësisë së veçantë që të fitojmë zgjedhjet, por më 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshe mbi të ardhmen e afërt të vendit shumë më të madhe sesa ç’kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme, 9 herë me radhë”, tha Rama.

Rama tha gjatë fjalës së tij se i duhet në zgjedhjet e 11 majit mandati më i fortë ndonjëherë që të finalizojnë brenda këtij 10-vjeçari anëtarësimin në BE.

Sipas tij, vetëm me anëtarësimin në BE Shqipëria dhe shqiptarët do të mund të kenë shtetin e së drejtës, ku institucionet e drejtësisë të mund të funksionojnë të pavarura siç po ndodh tani.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    March 10, 2025 at 12:35 pm

    Po ti fitoren e ke ne xhep o Buf gjigand. Perse sekelldisesh kaq shume kur e di pazarin dhe rezultatin. Apo do te shesesh Demokraci e vote te lire? Shko more mbushu bythec i Netes. Ju kuptuam se c’fare halesh jeni te gjithe, qe me Kovidin.

    Reply
  • Humoristi says:
    March 10, 2025 at 12:41 pm

    Rrene me sterbisht!Nese ne shqiptaret gabojme ti japim sulltanpiktorit mbi 84 deputet,sipas narreveshjes se tij me nongraten. Katundare,mjere vatani yne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?