Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama mbledh grupin e PS, prezantohen ndryshimet ligjore që ndalojnë drejtësinë të pezullojë ministrat dhe disa poste të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama mbledh grupin e PS, prezantohen ndryshimet ligjore që ndalojnë drejtësinë të pezullojë ministrat dhe disa poste të tjerë
Lajmi i funditPolitike

Rama mbledh grupin e PS, prezantohen ndryshimet ligjore që ndalojnë drejtësinë të pezullojë ministrat dhe disa poste të tjerë

Published: February 16, 2026
Shpërndaje

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar, ku po prezantohen edhe ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat, apo postet e tjera kushtetuese nëse dyshohen për korrupsion.

Ndryshimet ligjore mbajnë firmën e Edi Ramës, kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Pas prezantimit në grupin e PS, propozimi me ndryshimet ligjore për nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale do të depozitohen në Kuvend.

- Publicitet -

Partia Socialiste do të prekë nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut. Në të, do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

KODI I PROCEDURËS PENALE, NENI 242

SI ËSHTË…..

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

SI BËHET….

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, zv.kryeministri, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

Lajmi në përditësim….

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Kryeministri Blendi Gonxhja says:
    February 16, 2026 at 9:02 am

    Presidentin e Republikës, Kryeministrin, zv.kryeministri, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

    TE LARTPERMENDURIT NUK ZGJIDHEN SIPAS LIGJIT ELEKTORAL!!!

    Reply
  • Tutu says:
    February 16, 2026 at 10:25 am

    Shkurt e gjithe banda e hajduteve te medhenj ..!

    Reply
  • Rexha says:
    February 16, 2026 at 10:57 am

    Askush te mos ua cenoj sovranitetin per te plaçkitur vendin.

    Reply
  • Timon10ri says:
    February 16, 2026 at 11:47 am

    Kërkon medoemos t’i vërë atribute të pajustifikueshme vetvetes dhe gjithkujt që mendon se është “hallkë e zinxhirrit të ndryshkur” për t’i dalë përpara vendimeve të mundshme të një prokurorie e gjykate të posaçme. Po ndjen erën e frikës. Ky nuk është as kapiten dhe as timonier. Ky është nga ata që ngjiten të parët drejt majës së direkut në kohën kur anija fillon e fundoset.

    Reply
  • skela says:
    February 16, 2026 at 1:08 pm

    Drejtësia nuk mund të ketë gjithë të drejtat. Pse?! Se ajo nuk është e zgjedhur nga askush, por e vetemëruar. Një drejtesi që nuk jep llogari asgjekundi është rrezik për demokracinë. Ndryshe parlamenti është institucioni më i lartë, i zgjedhur me votën e Sovranit. Pra Parlamenti duhet të gëzojë të drejtën të anullojë vendimet e të gjitha shkallëve të drejtësisë. Drejtësi e pavarur sigurisht, por që të përgjigjet diku. Qeveria dhe parlamenti përgjigjen çdo 4 vjet para popullit kur votohet, ndërsa këta gjyqtarët e “plepave” nuk përgjigjen asgjëkundi! Dhe as për 20 vjet! Dhe paskan të drejtë të vetëcaktojnë edhe rrogat që “meritojnë”! Kjo është ballanca e pushteteve. Aq më shumë kur dihet se sistemi gjyqësor në Shqipëri është i qelbur nga koka te këmbët. Saqë u desh të krijohet një institucion i posaçëm si vettingu, për të pastruar këto ujëra të zeza. Disa po ngazëllehen pa masë, ngaqë kanë gjetur të ashtuquajturën drejtësi e pavarur që të punojë për ta si kobure politike. Meqë nuk fitojnë dot me vota duan të fitojnë me gjyqtarët dhe prokurorët e politizuar dhe të korruptuar. Ndryshe a i kthejmë kështu disa zyrtarë të lartë në të paprekshëm?! Përkohësisht po. Por kur nuk do të jenë më në pushtet, kur nuk do të jenë më të zgjedhur, drejtësia do ketë të drejtën t’i marrë nën hetim për pislliqet që kanë bërë në kohën që kanë qënë në pushtet. Kështu është vendosur edhe në Itali në kohën e Berluskonit. Prokuroria e Bolonjës e hetonte atë për malversazione. Por ligji vendosi që një kryeministër në detyrë nuk mund të preket dhe hetohet për sa kohë është në këtë post. Sigurisht që ky ligj nuk është i përkryer, por sidoqoftë mundëson ndalimin e një mafieje gjyqësore të bëjë ligjin në vend. Ligjin e bën vetëm Parlamenti i zgjedhur nga populli. Kjo është demokracia.

    Reply
  • xxx says:
    February 16, 2026 at 1:51 pm

    Kushtetusen, e cila ka fuqi reale tia vere ne diskutim ligjet, ky e paska perfshire ne listen e te paprekshmeve.
    Shpreson qe Kushtetusja mos dali kundra vetes dhe tia permbys kte pacavure te radhen ne ato qe ky i quan ligje. Ligje nxjerre nga parlament kukull, me lista te mbyllura, me te ashtuquajturat zgjedhje ku ligjet dhe qeverisja e ktij reduktojne voten ne mjet shkembimi per buken e gojes.

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    February 16, 2026 at 3:36 pm

    Ne liste e pa’ ndeshkuemerise te futet edhe Kreret apo K….ne krye te sgjensise te PRIVATIZIMIT te Tere pasurise se Shqiptareve dhene KRIMIT si puna e LINDES se ish mantenute e CABIRIT!?

    Reply
  • Aldrin says:
    February 16, 2026 at 4:13 pm

    Ohohoho…
    Kjo eshte Kushtetuta e Ramutit, jo e Republikes Se Shqiperise.
    Ligji elektoral nuk parashikon emerimin e Administrates, por zdhedhjen e deputeteve ne Parlament.
    Shko Fshi Bythen Ramut
    Administrata shteterore nuk ka te beje me procesin elektoral

    Reply
  • Liria says:
    February 16, 2026 at 5:55 pm

    Gabim fatal i Edi Rames!

    Reply
  • soza says:
    February 16, 2026 at 7:25 pm

    Ata kane te drejte te vjedhin ne shperdorim te detyres dhe te besimit publik, por ligji nuk mund te veproje ndaj ketyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?