Sot (1 shtator) kryeministri Edi Rama do të mbledhë Qeverinë në Dajt, për të nisur edhe sesionin e ri politik pas një pauze të pushimeve verore.
Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim. Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.
Burime pranë mazhorancës e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Mbledhja do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 18:00.
Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron. Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në mbledhje, pritet gjithashtu që të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor.
Ndërsa më 8 Shtator, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet një riparim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve.
Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.
j.l./ dita
VOTO L. BASHËN! 7×7=42!
Fillimisht Timonieri do ti beje me dije deri ne detaje qeverise per darken me Vucic atje ne Prage duke i siguruar se arritja me madhore e kesaj qeverie eshte pikerisht fakti i evidentuar edhe nga gazeta gjermane se Serbia nuk ka patur kryeminister me te mire ne Tirane se Rama qe nga koha e Pashiqit!
Për t’i rënë shkurt , unë , me mëndjen e Edvin Rames , as në nevojtore nuk shkoj .
Më gënjeu muti i mutit , unë , kur ishte në opozitë kam shkruar në gazeta qëndrore artikuj në mbështetje të tij , më vjen turp sot për këtë . Ky paska qenë politikan prostitutë , si brënda dhe jashtë vëndit .
Ky paska qënë palaçua i palaçove , etallon i degjenerimit dhe unë budalli i budallenjve .
Sot ky është shqipetari më i qelbur , shqipëtari më antishqipëtar .
Mbledhjet e qeverisë nuk bëhen më në godinën e ish kryeministrisë, tashma atelja dhe galeria private e piktorit të nivelit global dhe aktorit Edi Rama që, me talentin e çfaqur në rolin epik shekspirian të dajës në filmin e Mamaqit Fuck Tropoja, luan rolin e kryeministrit të munguar të Shqipëris.
Aty në galein private, piktori i talentuar Rama, ka mbuluar muret me piktura zhabash, gjarprinjësh, kuçedrash, ……….tani si Mikelanxhelo në kapelën Sistina po pikturon edhe tavanet e ish godinës së kryeministris dhe parashikohet që
vitin e ardhëm kapela Sistina e Ramës do të hapet për publikun dhe me miljona turistë, adhurues të artit të pikturës nuk do të shijojnë më Përmbytjen universale të Mikelanxhelos në Vatikan por do të vrapojnë për të shijuar artin e piktorit kryeministër dhe kryeminnistrit piktor unik në botë, kusarit të nderuar Edi Rama në galerin private të tij, ish ndërtesën e kryeministris, ja pse qeveria nuk mblidhet më në këtë ndërtesë por
në resortet strategjikë turistikë ku i kushtohet një rëndësi e veçantë të ngrënave , të pirave, ……….dhe të…… argëtim dhe nuk harrohet edhe fjetje aktive në resortet ku zhvillohet mbledhja e qeverisë, paguan Edi Rama nga xhepi i tij për çdo mbledhje artistiko turistike argëtuese qeveritare.
Mbledhja tjetër e qeverisë Rama do të bëhet në një resort turistik në Maldive.