Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama me kryebashkiakët: Do hyjmë në fazën e shtrëngimit pa tolerancë, nga Tirana deri te Bashkia e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama me kryebashkiakët: Do hyjmë në fazën e shtrëngimit pa tolerancë, nga Tirana deri te Bashkia e fundit
KryesorePolitike

Rama me kryebashkiakët: Do hyjmë në fazën e shtrëngimit pa tolerancë, nga Tirana deri te Bashkia e fundit

Published 17 Qershor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiakët, teksa i ka paralajmëruar për masa shtrënguese për detyrimet e prapambetura.

Në takimin që po zhvillon në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama tha se të gjithë kryebashkiakët duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht si të shtojnë të ardhurat financiare.

“Dua të ndalem shkurtimisht në disa aspekte. Së pari, në aspektin e detyrimeve të prapambetura, siç edhe në fakt e kemi diskutuar më parë dhe siç kam pasur rastin t’ua komunikoj, ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë, në bazë të parametrave të dakordësuara, jo kot. Kjo është e domosdoshme, sepse nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Kjo është e pamundur. Nga ana tjetër, rritja e performancës nga bashkitë është prioritet.

- Publicitet -

Nuk ka si të rritet performanca e tyre, nëse nuk forcohen financat e tyre. Nëse bashkitë nuk fillojnë realisht dhe seriozisht të mendojnë si të shtojnë të ardhurat financiare, do ketë shtrëngim. Është e dhëna më dramatike e të gjithë këtyre 30 viteve, që volumi i aktiviteteve që lidhin direkt bashkitë me krijimin e të ardhurave jobuxhetore, është minimal, afër zeros. Është e pamundur që ne akoma sot në nivel bashkiak, që nga Tirana, që është kryesorja, e deri te bashkia e fundit, nuk kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura. Duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë i kanë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë dhe të krijojnë shumë më tepër shanse për njerëzit që kanë nevojë për strehim”, tha Rama.

Kryemiinistri tha se Bashkitë nuk bëjnë detyrën, por bashkëjetojnë me thellimin e borxheve me abuzimin me pasurinë në emër të komfortit elektoral.

“Rolin e zhvilluesit e luajnë shumë investitorë që marrin kompani ndërtimi e zhvillojnë pronat. Me një gur kapin 2 zogj, strehojnë njerëzit e tyre dhe shesin për të mbledhur të ardhura, pse të mos bëhet kjo? Sa janë tregjet bujësore me pjesmarrje apo pronësi bashkiake, sa janë pikat e grumbullimit e të shpërndarjes. Sa nga ju kanë shfrytëzuar fondin e garancisë sovranë për bujqësinë? Sa herë e keni përsëritur këtë gjë, për të ardhur te një tjetër gangrenë që është uji. Pse duhet të ballafaqohemi me probleme serioze për ujin. Bashkitë nuk bëjnë detyrën, por bashkëjetojnë me thellimin e borxheve me abuzimin me pasurinë në emër të komfortit elektoral. Pasuria nuk shkon aty ku duhet po vetëm borxhe, borxhe, borxhe. Pa folur për shërbimet e tjera, pastrimi, transporti publik. 

Pse duhet të jetë qeveria kampione në dixhitalimin e pse të mos jenë bashkitë. Ka kuptim që bashkitë të jenë të prapambetura në dixhitalizim?”, vijoi Rama.

j.l./ dita 

J L 17 Qershor, 2022 17 Qershor, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo
3 Komente
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike thotë:
    17 Qershor, 2022 te 12:05 pm

    Mos me rrena me faza shtrengimesh se do dhitesh ne breke o Ram petlla!

    Përgjigjiuni
  • Patriot thotë:
    17 Qershor, 2022 te 12:53 pm

    Ik ore mut. Ca po ben? Autokritike? Legen kryeminister.

    Përgjigjiuni
  • mirel thotë:
    17 Qershor, 2022 te 4:33 pm

    Po sikur tja marresh gjithe territorin bashkive dhe ti besh biznese private te tuat, Fushes, Gjiknurit, Ahmetes, Gjanes, si i behet, do rriten fitimet?
    Ky flet sikur eshte taksidari Sulltan.
    Verini drurin qelbesires. I ka shkaterruar gjithe qyetetet, dhe kerkon dhe xhelep. Plere antishqitpare.
    Ja kur tja japi bashkite fondacioneve private serbo greke, si e dha Butrintin. Ne ate pike ka arritur Shqiperia

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Armëpushimi sjell “jetë” në Gaza, futen rreth 200 kamionë të tjerë me ushqime
  • Mbyllen hetimet për 4 shqiptarët e përfshirë në trafik heroine Turqi-Shqipëri-Itali. Kush ishte ‘koka’ e grupit (Emrat) 
  • Ishte pasagjere, detaje të reja nga aksidenti ku humbi jetën vajza 24-vjeçare e ish-deputetit
  • “Çmimet nuk do ulen para 2025”, paralajmërimi i OECD dhe objektivi i BSH
  • Takimi me ministrat e Jashtëm, Blinken: NATO është e bashkuar, diskutuam si ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor

Komentet e Fundit

  1. km në Dita që u bëmë me yll në ballë
  2. intelektuali në Kur iku gjermani i fundit?
  3. intelektuali në Kur iku gjermani i fundit?
  4. intelektuali në FOTO: “Ai ishte një njeri në udhëkryq, nga t’ia mbante, nga Lindja apo Perëndimi?”, një rrëfim amerikan për Enver Hoxhën dhe Shqipërinë e nëntorit ’44
  5. intelektuali në FOTO: “Ai ishte një njeri në udhëkryq, nga t’ia mbante, nga Lindja apo Perëndimi?”, një rrëfim amerikan për Enver Hoxhën dhe Shqipërinë e nëntorit ’44
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
×
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?