Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të martë një takim me pensionistët në qytetin e Fierit. Në fjalën e tij, Rama akuzoi kompanitë që nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve, duke i cilësuar si grabitëse të fondit të pensioneve. Ai njoftoi nisjen së shpejti të një fushate kundër kompanive të ndërtimit që fshehin pagat reale të punonjësve, duke e krahasuar me fushatën kundër atyre që nuk paguanin energjinë elektrike në 2013-ën.
“Problemi ynë është që të reflektohet rritja reale e pagës në sektorin privat. Ne nuk mund ta pranojmë që një kompani ndërtimi deklaron paga nga 500 deri në 600 mijë lekë të vjetra, sepse e dimë që paga të tilla nuk ekzistojnë në këto kompani. Për këtë arsye do të ndërhyjmë! Ua kemi bërë të qartë kompanive dhe punëdhënësve që kjo është grabitje. Ne do t’u qepemi mbrapa të gjitha kompanive për t’u marrë pjesën që u takon pensionistëve, ashtu siç iu qepëm atyre që e merrnin energjinë pa e paguar. Gjysma e popullit, përfshirë dhe pensionistët, të cilët ishin paguesit më të rregullt të energjisë, paguanin dhe për gjysmën tjetër. Kjo nuk mund të funksionojë më,” tha Rama.
Kryeministri foli gjithashtu për pensionin minimal prej 70 mijë lekësh dhe nëse ai është i mjaftueshëm për të siguruar jetesën. Rama theksoi se pensioni social është për mbijetesë dhe shtoi se përfituesit e tij janë ata që nuk kanë punuar kurrë.
“Pensioni minimal është një pension social që e kemi vendosur ne me reformën e vitit 2014. Nga viti 1990 deri në vitin 2014 ka pasur një numër të konsiderueshëm pensionistësh që nuk kanë marrë asnjë lekë. Me 70 mijë lekë nuk jetohet, por mbijetohet. Po me asnjë lekë pension si jetohet? Ne vendosëm që asnjë i moshuar në Shqipëri të mos ishte pa një pension dhe vendosëm pensionin social, për njerëz që nuk kanë punuar asnjë ditë,” shtoi Rama.
i.b./dita
Buxheti Ramut, Buxheti.
Na rrofshin Koncesionet qe na i shton, e na i shumon e..ee
Drite na i bere rruget, si gjithe Shqiperine, pa drita epa uje
Meqe i permende Dritat po rritjen e “tarifave” kujt ja dedikon? Chezit apo Metes?
Pse nuk na edhe bonusin prej 5000 leke ne prille,qe na e premtove pa t’i fute kush gishtat ne fyt!?
PENSIONET NE SHQIPERI JANE ME TE ULTAT NE BALLKAN DHE NE EUROPE KUR QEVERITARET DHE DEPUTETET I KANE MBI 3 500 EURO NGA BORDEROTE PLUS TE ARDHURAVE TE DUKESHME DHE TE PA DUKESHME.KRAGASOHEMI ME VENDET AFRIKANE.
I INDEKSOI 20 % KOSOVA, 80 EURO MAQEDONIA, 45 % MALI ZI, VETEM SHQIPERIA KERKON TE VDESIN PENSIONISTET SA ME SHPEJTE.
O zoti krye – ministër si thua ti a mbi jetohet në këto kushte ku çmimet në stratosferë me 70mijë lekë (të vjetra).
Llogarit bukën e gojës, ujin e jetës, energjinë elektrike, qumësht, djathë, vezë etj minimumi 200mijë lekë, leje pastaj vizita tek mjeku që të stërmundon. Ja si ndodh me vizitën tek mjeku :
Merr datën tek mjekja e lagjes shkon tek mjeku, mjeku nuk të viziton por të thotë të bësh analiza, shkon tek recesioni, ajo të cakton datën kur të bësh analizën(ndodh kjo mbas dy muajsh) shkon përsëri tek mjeku pa datë të caktuar dhe ai edhe mund të të mos ‘vizitojë, kështu ti shkon tek lagjja dhe ajo ta jep vizitën mbas një muaji. Pra do të shkojnë 3muaj për të bërë një vizitë me analizat e një muaji më parë. Unë i kam thënë mjekes së tiroides por unë vij tek ty me analizat e një muaji më parë, çfare mjekimi do të më japësh për gjendjen time para një muaji. Këtu nuk ka logjikë, kjo gjë nuk është e rregullt, përgjigja_ky është urdhër nga lart pavarësisht që nuk është normal. Ja kjo është shëndetësia falas. Kjo është arsyeja pse themi që në këtë rast mashtrohet, sepse nuk mbaron punë. Dhe mjeku të thotë e kanë bërë kështu që të shkosh tek privati..
Me këtë pension minimal pensioni nuk del me buk thatë.
Shqipëtarët që kanë këtë pension kanë punuar në të zezë, se nuk kishte shtet ta urdhëronte ligji pronarin, dhe tani ai rrinë pa buk. Prandaj vini gishtin kokës!
plumbin kokes ke per te marre
Mua nuk më duket e pranueshme shprehja e kryeministrit se do ju qepemi nga pas, si dhe dritat. Kjo jo për gjë, por nuk ka logjikë. Pse e them këtë?
Që të nisësh një punë sado të thjeshtë duhet të mendosh, si duhet ta bësh që të dalë sa më mirë e mundshme, në kohën e duhur.
Për këtë duhet të kesh një informacion sa më të saktë për realitetin(jo nga maja e pushtetit) të mendosh hapat në të cilat duhet të kalosh, me qëllim që gabimet të jenë minimale, si dhe koha e mundshme për t’u bërë realitet. Gjërat nuk bëhen me një të rënë të lapsit, sepse jeni ju që vendosni, por duke parë administratën se në është ajo e zonja ta zbatojë si duhet (me korrektësi) në kohën e duhur (jo me fushata) dhe jo një urdhër(por me argument dhe shtruar).
Përfundimisht, duhet të kesh një administratë të konsoliduar, të aftë profesionalisht, plotësisht të përgjegjshëm për punën që kryen. Nëse kjo administratë është e tillë(ajo do ta zbatojë) nuk është nevoja të shprehesh me fjalën “tu qepemi pas”
Administrata duhet të jetë korrekte dhe të bëjë një punë të vazhdueshme dhe korrekte. Kështu mendoj unë se punët shkojnë mbarë, jo të nxitohemi se tani na duhet patjetër se e kuptoni qe jeni ju që keni shkelur mbi pensionistët (të paktën këtë mandatin e tretë) me të dy këmbët,megjithatë nuk duhet nxituar por puna të bëhet e saktë.