Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Më shumë të ardhura për mjekët që punojnë më shumë, çfarë më tha ministri pas operimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama: Më shumë të ardhura për mjekët që punojnë më shumë, çfarë më tha ministri pas operimit
Politike

Rama: Më shumë të ardhura për mjekët që punojnë më shumë, çfarë më tha ministri pas operimit

Published: January 26, 2024
Shpërndaje

“Autonomia Spitalore, një hap i ri dhe vendimtar në reformën e shërbimit shëndetësor, më shumë përgjegjësi dhe më shumë të ardhura për mjekët që punojnë më shumë”, është kjo nisma e re e prezantuar nga kryeministri Rama. Në fjalën e tij Rama tha se spitalet e shërbimit publik orfrojnë sot kushte bashkëkohore, dhe se askush nuk mbetet pa shërbim shëndetësor në vend.

“Ka qenë një nga objektivat strategjikë që mjekëve në sistemin publik t’i jepnim një fuqi përtej pozicionit të rrogtarit dhe spitaleve ti jepnim mundësinë të administronin financat e tyre. Mjekët të paguhen me pagë nga shteti por cilido që punon më shumë të ketë mundësi të paguhet edhe më shumë. Nuk ka asnjë arsye sot që shërbimi public të mos jetë zgjedhje e parë edhe i natyre që e kanë mendjen te private.

Kur e nisëm këtë rrugë, është e vërtetë se private kishte kushte më të mira sot nuk është kështu. Kushtet sot janë të pakrahasueshme me strukturat më të mira private në disa struktura, ndërkohë që mjeket janë po ata. Cila është arsyeja për të shkuar në privat nëse në shtet mund të marrësh një shërbim po aq cilësor nga të njëjtët mjekë dhe në fund të kesh nxjerrë shumë më pak. Kush shkon në spital ka një opinion krejt tjetër.

Nuk them se nuk ka raste që janë të turpshme, apo nuk ka arsye për kritika, që të gjitha spitalet janë në këto kushte, por duan të thonë që në të gjitha rastet asnjë qytetar nuk ka sot asnjë arsye të ndihet i braktisur, çdo qytetar e ka mundësinë të marrë shërbim dinjitoz. Kemi spitale që ofrojnë kushte dhe shërbim dinjitoz. Sot jemi në një fazë tjetër, hyjmë në kapitull të ri. Brenda vitit synojmë të hapim në këto spitale që do marrin certifikatën e autonomisë menaxheriale edhe praktikën e dyfishtë.

Mjekët në këto spitale të shfrytëzojnë spitalin, aparaturat për të ofruar një shërbim ekstra që është me pagesë, ku 70% i merr mjeku dhe 30 % spitali. Dhe kështu hyjmë në Europë në kuptimin e konceptimit të sistemit publik, ku mjekët nuk janë thjesht rrogtarë, që të shohin mënyra si mund të ikin po ku të gjithë paguhen me paga dinjitoze”, u shpreh Rama.

Rama është i mendimit se kjo mund të ndikojë edhe në uljen e largimeve të mjekëve drejt Gjermanisë, siç ka ndodhur kryesisht. Madje, për këta të fundit ka pasur edhe një mesazh.

“Shpërblim i mjekëve në bazë të meritës, interesi për të punuar do jetë më i lartë, konkurrenca më e fortë, kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen, jam i bindur që vitet e ardhshme do të shënojnë një kthesë edhe në këtë aspekt. Në vizitën që bëra në Mynih më kanë takuar disa mjekë shqiptar që punojnë atje, jo stazhier, por shumë të mirë të pozicionuar që më kanë shprehur interesimin që të kthehen dhe të punojnë në sistemin publik shqiptar, ka shumë arsye për ta bërë këtë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh mjekësia sot është në një stad tjetër dhe këtë e konfirmon si pacient i QSUT.

- Publicitet -

Ai po ashtu ndau një detaj me ministrin e Jashtëm, i cili është operuar pak ditë më parë në repartin e sëmundjeve të brendshme dhe sipas Ramës kishte mbetur i habitur nga cilësia.

Rama tha se sot, çdo person pavarësisht situatës ekonomike ka mundësinë të marri një shërbim dinjitoz.

“10 vite më parë këto pamje do ishin thjesht dhe vetëm pamje të një dëshirë, të një ëndrre që dukej absolutisht e pamundur të realizohej në një kohë relativisht të shkurtër. Sot jemi në një stad krejt tjetër dhe këtë e konfirmoj edhe si pacient i QSUT-së dhe jo më larg se pardje në mos gabohem, ministri i Jashtëm bëri një operacion në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme më shkruan dhe mesazh që nuk e besoj dot akoma që ky është spitali ynë në Tiranë, dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar nga ai spital që është për nga kushtet dhe ekspertiza e mjekësve, është ndër spitalet më të mira të Europës. Patjetër që më vjen mirë ta kujtoj se ­çfarë më tha një nga operuesit e mi dhe po e citoj se ai është demkrat 24 karat, ishte nder të të kishim në sallën e operacionit  më tha, për herë të parë në shërbimin shëndetësor një kryeministër. I them këto për të sjellë në aktualitetin e kohës së sotme këtë përpjekje pa të cilën do ishte e pamundur të mblidheshim sot për kartat e autonomisë spitalore”, tha ai.

Kujtojmë se kreu i qeverisë iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e  apandesitit më 17 prill të vitit të kaluar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Egersira says:
    January 26, 2024 at 11:25 am

    E turpshme,kriminale dhe e pa pare be spitalet dhe klinikat shëndetësore ne SHBA,ku cdo qytetar i SIGURUAR ka te drejte te vizitohet,te kryeje analiza dhe te operohet FALAS duke e zgjedhur vete SPITALIN,KLINIKEN etj ne PRIVAT APO SHTETETOR,totalisht FALAS!
    A e kuptoni o njerëz se ky SUNDIMTAR kërkon te na haje te gjalle?

    Reply
  • TIMONIERI - JA PRA QË JA KALUAM EDHE GJERMANISË says:
    January 26, 2024 at 12:28 pm

    EDI RAMA – KUSH DO TE SHKOJE NE GJERMANI TE NA MARRE TE KEQEN.

    “Shpërblim i mjekëve në bazë të meritës, interesi për të punuar do jetë më i lartë, konkurrenca më e fortë, kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen, jam i bindur që vitet e ardhshme do të shënojnë një kthesë edhe në këtë aspekt. Në vizitën që bëra në Mynih më kanë takuar disa mjekë shqiptar që punojnë atje, jo stazhier, por shumë të mirë të pozicionuar që më kanë shprehur interesimin që të kthehen dhe të punojnë në sistemin publik shqiptar, ka shumë arsye për ta bërë këtë”.

    Reply
  • SALI RAM BERISHA says:
    January 26, 2024 at 12:33 pm

    DERI NE VENDIN E DYTE PAS GJERMANISE ESHTE MERITA IME.

    Reply
  • TIMONIERI - MIRËMËNGJES says:
    January 26, 2024 at 12:45 pm

    SË SHPEJTI TË PARËT NË TË GJITHË BOTËN.

    SE SHPEJTI DO ARRIJ OBJEKTIVAT E MIA: PER DY VENDET E PARA NE BOTE.

    Te paret ne te gjithe Boten per largimin nga syte kembet te popullsise Vendase.

    Te paret ne te gjithe Boten per pritjen e popullsive te ardhura nga Kontinenti Afrikan.

    Reply
  • Kur tregohet e vërteta! says:
    January 26, 2024 at 1:16 pm

    Nuk është ashtu ti me emrin « Egërsira ». Mjeksia ne amerikë nuk është falas, por me siguracion. Që të marrësh siguracionin, duhet të keshë një punë, ku një pjesë mbahet nga paga dhe një pjesë e paguan punëdhënësi. Në rastin më të mirë, të mbahen rreth 100 $/muaj. Nuk mund të shkosh ku të duash, por tek mjekët që i cakton siguracioni. Pa siguracion, një analizë gjaku kushton rreth 800$/muaj. Kanadaja është pak më sociale dhe Franca ose Europa e ka akoma më sociale. Të gënjesh është turp, por politika në Shqipëri ka tjetërsuar njeriun në një specje të veçantë.

    Reply
  • qe besojne karafilin says:
    January 27, 2024 at 5:15 am

    del nje karafil dhe corienton lexusit ! “Mjekesia ne Amerike eshte falas!!”Paguan inshurenca o zoteri! dhe inshurencen e paguan ti o zoteri dhe jo 100$ ne muaj qe thote dikush,por minimumi 400-600$ ne muaj
    Pleqte me pension te vogel e kane falas,pleqte me pension te larte paguajne inshurancen!Kapitalizmi nuk ka falas asgje! Kanadaja ka me teper mbrojtje sociale,por puntori Kanadez paguan tre lloj taksa:
    Te shtetit
    Te Mbretit
    dhe te federalit.
    Rroga katandiset “Kokoshi nje thele!” Plus radha ne spitalet Kanaddeze eshte nje tmerr!
    MOS FLISNI GJERA KUTURU O KOMENTUS
    Mjekesia shqip[tare ne disa fusha eshte mjaft mire! Fillojen nga DEENTALI,qe eshjte shume me mire se Amerika!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?