Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO/ Rama me Stoltenberg në Bruksel: Shqipëria, krenare për rolin e saj për paqen dhe stabilitetin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > VIDEO/ Rama me Stoltenberg në Bruksel: Shqipëria, krenare për rolin e saj për paqen dhe stabilitetin!
KryesorePolitike

VIDEO/ Rama me Stoltenberg në Bruksel: Shqipëria, krenare për rolin e saj për paqen dhe stabilitetin!

Published: July 13, 2022
Shpërndaje
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në selinë e aleancës.

Kjo vizitë ishte paralajmëruar edhe më herët nga kreu i qeverisë, ku ka sqaruar se qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës. Ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, sipas së cilit ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.

Aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj, ndërkohë që për sa i përket portit, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e bëri me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake.

Kryeministri Rama gjithashtu në konferencën për mediat me Stoltenberg tha se Shqipëria është krenare për rolin e saj në rajon dhe theksoi se është e rëndësishme një dialog i përbashkët për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama tha se është e nevojshme që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen.

- Publicitet -

“Është kënaqësi e madhe që jam këtu dhe të ndaj me ju disa opinion pas Samitit të Madridit, që ishte një moment historik për Aleancën në këtë moment shumë të rëndësishëm. Jam krenar që Kuvendi i Shqipërisë u bë një prej të parëve për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është e padiskutueshme mbështetja jonë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ne duhet të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe çdo ndikim të keq që të kthehet në problem për rajonin tonë. Në kapacitetin tonë si vend i NATO dhe vend kandidat për në BE ne do të vazhdojmë ta luajmë rolin tonë të paqes dhe stabilitetit në rajon, tha Rama.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  • Ahmetaj publikon emrin dhe pjesë nga një audiopërgjim i rëndë: Koncepti KAYO, skema e tjetërsimit masiv të pasurisë publike
  • “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
  • Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  • Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?