Kryeministri Edi Rama ftoi në episodin e radhës të pokdastit ‘Flasim’, ‘tre petale nga trëndafili socialist’.
Tre të rinjtë kanë mbajtur fjalime në Asamblenë e PS dhe Kuvendin Rinor, të cilët u kthyen në qendër të debateve e sulmeve në rrjetet sociale pas fjalimeve të tyre.
Një prej tyre ishte Helena Kaçe e ‘pagëzuar’ nga vetë kryeministri Rama si pasardhësja e tij, pas fjalimit në Asamblenë Kombëtare e PS-së.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Rama: Të ka kaluar faza e shokut që hëngre të gjithë ato të shara?
Helena Kaçe: Nuk e parashikova që do kishte aq shumë komente, do flitej edhe në panele televizive, por ishte një fazë që e kalova. Është bërë me daljet publike të rinjve si një arenë gladiatorësh, dhe luftëtarët politikë, opozita nuk bën asgjë tjetër veçse i lufton dhe i bën gjyq publik. Kam lexuar shumë për komunizmin, por kjo pjesë e njerëzve vazhdojnë dhe e humbasin betejën me luftën dhe komunizmin brenda tyre. Nuk është diçka e bukur që në demokraci njëri del dhe flet atë që mendon dhe beson, qoftë edhe nëse nuk pëlqehet nga të gjithë, por mendoj që ka akoma vend në radhë të parë për të edukuar shoqërinë, ka shumë mllef, ne të rinjtë duhet të jemi shembulli për të sjellë një qasje tjetër në politikë.
Njerëz që mendoja që më mbështesin në fillim, doli që s’më mbështesin shumë, disa shoqe më dolën kundër për fjalë që nuk gjenin veten. U preka, por e kalova se nuk iki larg bindjeve të mia. PS është partia që mendoj se ka bërë vërtetë për vendin tim, një vend ku gjej veten. Edhe pse shumë komente negative që s’më mbështetën për rrugëtimin tim ka gjetur motovimin falë familjes sime.
Rama: Politika është diçka që ia vlen përtej masakrës që i bëhet. Kjo është e vërteta, njerëzit pa tru, pa edukatë, pa kulturë, pa informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, informuar bashkohen në një pikë ku gjejnë njëri tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen harrojnë që në fakt pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie, sepse politika vërtetë ka fuqinë të bëjë keq, politika vërtetë ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin, komunizmin, por politika ka bërë edhe mrekullia, BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, grave, të ndërtohen sistemet e mbrojtjes sociale, etj.
Edjon Maliqi: Të merren, por me fakte.
Rama: Kërkon shumë, se e keqja që ka hyrë në shoqërinë e sotme, jo vetëm shqiptare, por këtu në Shqipëri merr trajta edhe më të egra për shkak se shembujt e egërsisë janë publik, janë në tribuna. Bën që të vuash në radhë të parë dhe në rastin tim, vetëm për familjen, sepse është e padrejtë e pandershme, e ulët që ndërkohë që beteja është mes atyre që janë në betejë. Kush është në betejë të fillojë të merret me familjen.
OK,Z.K.MINISTËR,Por:
1.Para 1990 kemi VOTUAR NJË PARTI,PPSH dhe shumica e papullit betohej për KOKËN E ENVERIT.
-Doli se PPSH & ENVERI kishin gabuar.Por nuk analizoet me detaje se kush ishin anët Pozitive & Negative të Atij sistemi,I asaj Partie,I atij udhëheqësi.Dhe po shumëzohen me ZERO TË GJITHA ANËT POZITIVE:EDHE LNÇL,EDHE ARSIMIN E SHËNDTSIN FALAS,SHOQËRINË PA KORRUPSION e PROSTITUCION,SIGURINË 100 %,USHQIMET BIO,etj,etj.
2.Pas 1990 u krijuan mbi 130 PARTI,por PD & PS ishin dhe ngelen pjellë e PPSH,Ku në PD u futën 70 % Komunist e Spiun të Enverit & 30 % Spiun të UDB,ASFALISË,FRANKOFON,KGB..deri te MËRGATAT & AGJENTËT E TIPIT HAMIT MATJANI NË SHBA.!
3.Në Shqipëri të gjitha Partit FUTEN NË NJË THES,duke mos e ndar shapin nga sheqeri.
-Në 1991 u krijuan 2 partit kryesore PD & PS,të cilat kan drejtuar qeverisjen e vëndit.Partit e tjera jan krijuar për të siguruar ndonjë VËND PUNE,por fantazma për të çoroditur njlrzit.
-Nga 1992 me krijimin e qeverisë së parë pluraliste nga PD,kjo Parti e Qeveri vetëm ka shkatërruar pasurinë Kombëtare,ku 500 nd/je e institucione i shkatrroi për skrap,I shiti..duke i lën njërzit pa punë duke i detyruar për emigrim.
– Partia e Qeveria e PD vetëm HIDROÇENTRALET MBI LUMIN DRIN NUK SHKATËRROI.!
-PS në pushtet jo vetëm nuk ka shkatërruar BISNESE,SHTYLLA ELEKTRIKE,FAVORE NË INFIRMALITET PËR TË ÇUAR BUXHETIN NË ZERO,POR NUK KA VRARË ASNJË MIZË TË PD NË OPOZITË.
4.Po mungon edukimi i njeriut në KAPITALIZËM.
A.Edhe në këtë sistem PARTIT janë të domosdoshme,pasi pa PARTI NUK KA QEVERI,REND,SIGURI.!
Por duhet votuar Ajo Parti që plotëson më shumë pritshmërit e qytetarve..dhe jo për militantizmë..!
Kjo na ka dëmtuar në 34 vite,duke votuar një parti,një kryetar hajdut e vrasës.!
B.Në kapitalizm MBIJETON I AFTI,I ZOTI,PUNËTORI,I SHKOLLUARI..JO.MRDIOKRI..! Ky do jetoi pak kohë.
C.Jo çdo gjë e zgjidh QEVERIA..edhe për heqjen e mbeturinave në pragun e derës tënde.Ato duhet të hidhen në kosh & jo nga dritarja,Makina,Në kanal,Në rrugë,kudo..për të diskredituar Qeverinë,Vëndin tënd..!
FLM..!