Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u ndal në Shërbimin Onkologjik për të takuar fëmijët që po kalojnë festat e fundvitit nën kujdes mjekësor.
Gjatë vizitës, kreu i qeverisë zhvilloi gjithashtu një takim me mjekë, infermierë, ekipet e urgjencës mjekësore dhe mjekë specializantë, në kuadër të bilancit të fundvitit për sektorin e shëndetësisë.
Në fjalën e tij, Rama vlerësoi përkushtimin dhe sakrificën e personelit shëndetësor, duke theksuar se shërbimi i tyre është jetik për shoqërinë.
Ai theksoi se çdo vit sistemi shëndetësor realizon rreth 60 mijë operacione të suksesshme dhe mbi 35 mijë ndërhyrje kirurgjikale, një tregues, sipas tij, i punës së palodhur të mjekëve dhe stafit mbështetës.
“Rreth 60 mijë operacione të suksesshme që bën shërbim ynë shëndetësor në vit dhe 35 mijë ndërhyrje kirurgjikale… është punë e palodhur e mjekëve. Kur identifikohen veprimtari që njollosin bluzën e lartë kosto e reputacionit është shumë e lartë. Por në fund të ditës për të gjitha ata që e dinë se çfarë do të thotë të shërbesh dhe ata që marrin shërbim, pjesa pozitive është ajo që dominon”, shtoi kryeministri Rama.
50 milionë euro më shumë për Shëndetësinë në 2026-ën
Sa i përket vitit të ardhshëm, Rama bëri të ditur se buxheti për shëndetësinë do të rritet me rreth 50 milionë euro krahasuar me këtë vit. Ai theksoi se vetëm për barnat onkologjike janë shtuar 15 milionë euro, ndërsa një fond i njëjtë pritet t’i shtohet rimbursimit të barnave në mesin e vitit të ardhshëm.
“Sa i përket vitit që vjen ne kemi disa gjëra pozitive për shëndetësinë e cila ka marrë 50 milionë euro më shumë se sa këtë vit. Nuk janë pak për buxhetin tonë. Ka marrë 15 milionë lekë ekstra vetëm për barnat onkologjike dhe do i shtohet edhe një 15 milionsh tjetër në mesin e vitit të ardhshëm, për rimbursmin e barnave.”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, këto investime synojnë edhe shpërndarjen e ngarkesës së madhe që përballon Onkologjiku i Tiranës, përmes rrjetëzimit të shërbimeve në spitalet rajonale.
Rama paralajmëroi gjithashtu ambicien për ngritjen e një Instituti Kombëtar të Kancerit dhe krijimin e një rrjeti kombëtar për trajtimin e sëmundjes, duke theksuar se kanceri mbetet një problem gjithnjë e më i madh, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në rang global.

Prit pas ca kohe kur te filloj te kercenoj e bllokoje me Inteligjencen Artificiale ( Diellen dhe pjellet e sajja) dhe te bllokoj portofolat e parase elektronike, qe te vaksinohen kunder Kancerit, ashtu si beri me mashtrimin e Kovidin kur nxorri blindat ne rruge dhe kercenonte Shqiptaret qe rrefuzuan vaksinen fallco. Kur flet ky karagjoz, ne fakt nepermjet tij flet kulti Global Kkriminal qe e mbajne ne pushtet pe zbatimin er axhendes se tyre. Nuk ha kot m…..t ky pacavure jo. Thjesht tani per tani mashtron dhe ju mban me uje te ngrohte, duke ju shitur karamele me helm per te ardhmen.
Ja, kjo eshte arsyeja se pse i them ketij njeriu Monster.
Ky qe pin vere super-te-shtrenjte 34 mije euro shishja, vere qe pihet vetem ne rrethet aristokratike dhe te multimilionerve te botes, ka paturpesine t’u flase femijeve me semunde te lige per investimet ne shendetesi…
Ky qe shpenzon kot se koti, per te kenaqur syte e tij, 4 milione euro per nje instalacion ne oborrin e Kryeministrise – ky shpirtzi u flet femijeve te gjore, per sherbimet ndaj tyre…
Ky qe e e shetit te voglin e tij anekend botes, per te pare ndeshje futbolli a basketbolli, ne udhetime superteshtrenjta, me bileta superteshtrenjta te zonave vip – ky zemerkatran u flet femijeve te semure rende, qe me shume nga semundja, vuajne nga mungesa e ilaceve te kurimit, per perkujdesjen ndaj tyre…
Perbindesh!
Po keta prinder debila per cfar qeshin?!
Gjindje letyre.