Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një mesazh të qartë për të gjitha bizneset që të zbatojnë standardet e sigurisë ushqimore, pasi sipas tij, në këtë momentum të negociatave finale për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të jenë kusht i panegociueshëm.
“Standardet europiane janë sfida për t’u fituar, janë maja të vështira për t’u arritur, në fund të ditës, nuk janë zinxhir në këmbët tona, por krahë që na lehtësojnë ngjitjen më lart. Kur flasim për ecje drejt Europës, nuk flasim për një udhëtim jashtë vendit, por ripërtëritje tërësore të vendit.
Ne na duhet modernizimi i sistemit veterinar, modernizimi i rrjtetit të laboratorëve. Këto nuk konsiderohen detyra, por zgjedhje të pashmangshme për të nesërmen. Dhe në fund, ligji i shkruar nuk bën punë, punën e bëjnë njerëzit që zbatojnë ligjin“, u shpreh Edi Rama.
Në krah të ambasadorit të BE, Gonzato, dhe shefes së AKU, Blerina Gjylameti, kryeministri tha se e nesërmja do të jetë fatale për bizneset shqiptare që operojnë në këtë fushë, sepse ata që janë të përgatitur do të jenë përballë një horizonti të ri mundësish, në të kundërt nuk do të ushtrojnë me aktivitet.
“Ajo që e pret sipërmarrjen me këtë proces të anëtarësimit në BE, është një thikë me dy presa. Nga njëra anë, një horizont i ri mundësish për ata që do jenë të përgatitur, nga ana tjetër një humnerë për ata që do të jenë të papërgatitur.
E nesërmja do të jetë fatale nëse sot nuk do të kuptojnë ku janë në raport me standardet dhe çfarë do të bëjnë për të qenë gati nesër“, përmbylli Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, duke theksuar nevojën për mbështetje të sektorit dhe modernizim.
j.l./ dita

Edi Rama:
MODERNIZIMI I SHTETIT KRYHET NGA NJEREZ TE DITUR DHE JO NGA KRYEMINISTRA INJORANTE DHE PA SHKOLLE QE JANE SOZIA E ENVER HOXHES NE DREJTIMIN E SHTETIT MONIST,
prandaj:
Ne vend te hedhesh papushim llogje enveristash prej budalli, me mire hiq dore nga tenderat e hajnise dhe nderhyrjet e shtetit mafioz ne biznesin privat dhe me mire pergjigje pyetjes:
KUSH E DOGJI SI PISHTAR INJORANCE PALLATIN TE FARMACIA 10?
Per Europen se te jete per ne edhe 100 vjet “mbajme ne” me ushqime jashte standartit.
more, do na e modernizoje rrjetin veterinar dhe laboratorik njesoj me ato sterilizimet e hanxhareve te Ilir Beqajt.
As nuk tutet nga vjedhja, po me gjithe skandalet shteterore te korrupsioneve e koncesioneve qe jane ne Spak, ky paralajmeron vjedhje te tjera.
Jepi Ramut, ke kete popull budalla qe te mban ne kurriz
Sa keq qe u kujtuat pas trembedhjete vitesh ne qeveri per te dukshmen dhe prape keni veshtiresi.Rregullat dhe kontrollet ne tregun ushqimor duhet te vendoseshin shume me pare nga ju per mbrojtjen e shendetit te konsumatoreve ,dhe nese nuk respektoheshin te kishte penalizime,e jo te na i kerkonte Evropa si kusht per integrimin.Shpresojme vemendja e vonuar te mos kete te njejtin fat me ate qe treguat per drejtesine.
Po ai teveqel Gonzato ambasadori BE, a kishte ndonje reagim per ato muhabete thikash me dy presa te Rames apo ishte aty sa per garniture e te shihte ca Gjylamenen e bukur…
momentum??? Ore a e di valle Kriekaqoli se cfare po thote? Ja ne kete rast kemi te bejme me nje madhesi fizike psh.
Po Kriekaqoli a eshte i pergatitur per te hyre ne BE me gjithe ate thes akuzash korrupsioni qe po e zhysin keq dita dites
‘Thike me DY presa’?
NUK MUND TA USHQESH POPULLIN ME MUT E TA PROPOGANDOSH MJALTE!
Po pse po mos te hym ne Europe le te vazhdojn ashtu me pseticide e te skaduara. E ty te QR