Kryeministri Edi Rama ndodhet në Danimarkë ku po mbahet Komuniteti Politik Europian.
Në fjalën e tij për mediat para nisjes së samitit, Rama foli edhe në lidhje me ministren virtuale të kabinetit “Rama 4”, Diella.
Ai u shpreh se si një ministre ndryshe është e qartë që do të përballet me kritika, por që deri tani është vërtetuar se gjithçka funksionon.
“Sa i përket ministrit AI, kjo është diçka e re, dhe si gjithçka e re duhet të përballet edhe me kritika që është diçka pozitive, por kemi vërtetuar deri më tani se ka funksionuar. Ka nisur si asistent virtual për shërbimet publike për qytetarët dhe ka ndërvepruar me rreth 1 milion njerëz dhe ka lëshuar 36 mijë dokumente deri më tani me vulë digjitale të cilën askush nuk e ka kontestuar. Së dyti, po punon për transferimin e legjislacionit europian në legjislacionin tonë për të ndjekur bisedimet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe së treti, tani po trajton tenderat publike që është një punë në progres, pra kritikat janë të mira, por ajo është më e mirë”, tha ai.
Ndërkohë kryeministri ka deklaruar se vendi ynë vijon të mbetet nën shënjestrën e sulmeve kibernetike nga Irani, megjithatë pranoi se ende siguria jonë nuk është thyer, për shkak se sipas tij Shqipëria ka një ndër siguritë kibernetike më të mira në Europë.
“Sa i përket shënjestrimit për sulme kibernetike, ne kemi sot një prej mbrojtjeve më të forta kibernetike në Europë. Ndonëse jemi ende shënjestër e një armiku, Iranit, ne po i zmbrapsim dhe ata nuk po arrijnë ta thyejnë mbrojtjen tonë kibernetike”, përfundoi kreu i qeverisë.
j.l./ dita

Hakerat e Iranit, e bene Diellen me 6 gishta. Hajde estrade e Ballshit hajde. Na pelqen shfaqja. Vazhdoni vazhdoni, se na mbani gjalle humorin.
Edveri sot – Ne kemi nder mbrojtjet kibernetike me te forta ne Europe
ashtu si Enveri dje – Ne armiqte i kemi ne grike te topit.
E perbashketa e tyre eshte se armikun e jashtem imagjinar e perdoren dhe e perdorin si koperture per te fshehur qeverisjet e tyre te varferise (aq sa fshihet struci me koke zhytur ne rere)
Se mos ma lejne Diellen me barre.
Kush po te dhjet Ty ?Do merret Irani me dhine e zgjebosur,bishti perpjete!Pak halle ka Irani?
U bere si Xhevrie shtremsja,qe e synonin gjithe horrat e Bulevardit.
Lexoj tre komentet me lart dhe mendoj cilet jsne keta njerez qe komentojne me nje fjalor alabakesh? Berishiane,llum,mocal,medioker, budallenj,dinake ,te shitur ,te blere, jane zene me gruan qpo me cfare llogjike keta njerez komentojne! Pa folur per median! Ka moderatore qe bejne konkluzione qe jane medioker, nuk dihet si e kane fituar ate vend pune dhe na behen gazetare qe dine gjithcka! Ftojne specialiste te fushave qe diskutohet dhe u japin mend se cafre duhet te thone! Si ka mundesi qe ne emer se fjales se lire abuzohet kaq shume me “fjalen e lire”!Nuk na lane nje dite “prej Perendie” pa folur qe te shkarkohej Veliaj dhe sot qe ndodhi ju vjen keq, nuk jane perdorur procedurat e duhura kur pak kohe me pare mbronin Kerricin ,djalin e Fahriut, Kalaj etj per luften heroike qe po i benin kunder bashkise se Erionit! Nuk behet fjale per turp se keta s’kan,por si po edukojne femijet e tyre? Genjeshtare, hipokrite hajdute?!
Kete here te jap te drejte SPAK, plotesisht dakort… niveli gazetatesk, kultural dhe edukativ i shumices absolute te moderatoreve eshte skandaloz, profesionalizmi zero, dhe nuk mund ti degjosh me shume se 3 minuta, per pyetjet (pergjigjen vete, gjykojne vete dhe denojne vete), injorante qe bejne…. Dhe me e bukura ankohen per mungese lirie fjale.