Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një darkë festive me ambasadorët e huaj në vendin tonë.
Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, teksa ka uruar për një vit të ri të paqtë, për Ukrainën dhe konfliktin Izrael-Gaza.
Rama tha se disa “fytyra familjare” nuk ishin të pranishëm në këtë takim, për shkak “të udhëtimeve jashtë vendit” si dhe theksoi mungesën e ambasadorit të Rusisë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo nuk ishte zgjedhja e tij, por e shtetit të tij, që sulmoi padrejtësisht Ukrainën.
Kryeministri tha më tej se viti 2025 është vit zgjedhor në Shqipëri, dhe nuk kurseu një batutë, duke thënë se ambasadorët tashmë e dinë “kush do të jetë fituesi”.
Pjesë nga fjalimi i Ramës:
Ky vit i mbushur me sfida dhe mundësi, dhe një vit i ri vjen së shpejti. Në këtë okazion, ndihem disi i trishtë të shoh mungesën e disa fytyrave familjare, miq të këtij vendi, që iu është dashur të udhëtojnë drejt vendeve të tjera. I dërgoj përshëndetjet e mija të përzemërta. I uroj ngrohtësisht edhe të rinjtë, jam konfident që ndihen si në shtëpi. Teksa i afrohemi vitit të ri elektoral, jam i sigurt se pyetjet për këtë do të vijnë shpejt në memot tuaja. Jam i sigurt se e dini se kush do të jetë fituesi. Për këdo që ta hedhin votën, jam i sigurt se do të qëndrojë me vlerat e BE-së, në mbështetje të rrugës drejt BE-së. Shqipëria nuk ka plan B, vetëm një, për t’iu bashkuar BE-së.
Do të doja që karrigia e ambasadorit rus të mos ishte bosh. Por kjo nuk ishte zgjedhja e vendit tonë, ishte zgjedhja e vendit të tij që zgjodhi të sulmojë një shtet të pavarur evropian duke sjellë vuajtje. Ukraina dhe njerëzit e saj trimër kërkojnë admirimin tonë. Le të sjellë paqe viti i ri.
Gjithashtu shpresoj që viti i ri do të sjellë paqe midis Izraelit dhe Gazës, si dhe lirimin e pengjeve. Të presësh paqe me Hamas është aq e pamundur sa të rindërtosh Europën pas Luftës së Dytë Botërore përkrah trupave “SS”. Shpresoj që presidenti i ri në Shtëpinë e Bardhë do të sjellë më shumë mundësi për të forcuar lidhjen tonë.
Shpresoj që viti i ri do të na kërkojë të fluturojmë sërish për hapjen e Kapitujve të rinj. Duam të mbyllim në fund të vitit 2027. E di që nuk do e bëjnë të lehtë për ne. Vendi i Shqipërisë në Europë është i yni për ta marrë, dhe jo i juaji për të na i dhënë. Disa kryeqytete evropiane e vunë në dyshim këtë. Më lejoni t’ju shpreh një urim special për ju, për kolegët tuaj të Ballkanin Perëndimor. Nuk biem dakord në çdo gjë, në një rajon që jo shumë më parë nuk uleshim bashkë.
Ky është momenti ynë dhe është koha të mos e shpërdorojmë. Shqipëria do të punojë pa pushim për rajonin duke promovuar paqe dhe duke bashkëpunuar për dialog me këdo.
i.b./dita
Kush t’a ka shkruar kete fjalim z.Rama?
Me vjen shume keq qe eshte nje fjalim mizerabel.
Ke ftuar ambasadore te vendeve te ndryshme.
E kupton kete qe 70% e tyre as behen merak se c’behet ne Ukraine dhe ne Gaza?Jo se jane indifference por ne kete periudhe mbrojne interesat e vendit te tyre.
Nejse ,e bere ,fole, dhe kalove rradhen.
Nuk te takon ty te vleresosh luften Ukraine -Rusi.
I mblodhe ambasadoret per fund viti ,mire bere .
Nje falenderim dhe I linje ne qejfin e tyre.
Takohen dyshe dhe bejne pazare eshte pune e tyre.
Po ku je bre mali , o këshilltar i famshëm i përmasave botërore ? Jo vetëm Shqipëria , po bota e tërë mezi pret këshillat e tua . Sidomos Rama , po nuk e këshillove ti , do të mundet keqas nga Berisha më 11 maj . Mali , sa klasë shkollë ke , a të qifsha udhët ?
Edi Rama, Megalomani pa shkolle qe di te bedh vetem tituj bombastike MEDIATIK per te mbuluar lidhjet me krimin e narkoshtetit BOLSHEVIK, sic e ka shkruar sot e perditshmja presitogje Le Monde, mesiguri qe me qellim nuk e ke anashkaluar me djallezi enveriste faktin se ne darken tende nuk ishte BOSH vetem karrikja e ambasadorit te LIG te Rusise se Putinit, por edhe vendi i ambasadorit te SHBA qe po pret viston nga Trumpi qe ti e mallkove nga CNN si “e LIGA me e madhe e Botes” dhe tani po i puth BYTHEN Trumpit si nje servil faqezi komunist qe shkoi dhe korruptoi FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit.
PO PSE JA FALE DERIPASKES SE PUTINIT FUSHAT E NAFTES NE KUCOVE O MASHTRUES I PACIPE?
kur:
Sa per sy e faqe si aktor enverist hiqesh si “dashnor” i nacionalistit Zelenski te Ukraines dhe kur nuk i ke derguar asnje predhe apo municion per ta ndihmuar fakirin e Ukraines ne lufte me Putinin e LIG Bolshevik qe e quan Luften e tij komuniste si “Antifashiste-Nacional-Clirimtare”, njashtu si LANC-i kriminal jugosllav i Enverit per te cillin ti o hipokriti Edi Rama qan dhe vajton me lote krokodili dhe shkon te varrezat e xhelateve komuniste te Enverit (njesoj si xhelatet e Putinit) qe i ka projektuar Kristaqi, (Killeri i Enverit) dhe ben homazhe duke genjyer dhe mashtruar ambasadoren amerikane si per t’i bere qefin ambasadorit te Rusise.
Po more Vlonjat me dole ne gryken e pushkes.
Vlonjat ,sa klase ke qe te kuptosh qe shqiperia deri me sot eshte e uzurpuar nga mafie komuniste Rama-Berisha?
Vlonjat ,kapitalizmi kete te keqe ka : te mat punen me rezultatet.
Ne se puna jote ka rezultati ec perpara dhe mendo plane per me tutje, no kenaqesi me aritjet.
Shqiperia Rama -Berisha ka prodhuar zvogelim te popullsise dhe lufte midis bandave te droges.
Thuaj qe jo.
Prandaj pyes : sa klase ke ?
Populli thote :mos harxho sapunin e bardhe ne gune te zeze.
Edi Rama njeri pa shkolle,aventurier politik.
Thuhet ne mes te ambadadoreve :ambasadoret e dine kush do jete fituesi me 2025.
Ky shfaqi hapur mungesen demokracise ne shqiperi. Pra tregoi shenjat e nje diktatori.
Vazhdo Edi Rama ne te ecen kali drejt pushtetit .500,000 I bere firar nga vatra dhe me tutje me ndihmen e Vlonjatit bej firar edhe 300,000 te tjere.
Gjate largimit per ne Austri,trupat austriake terhoqen lokomotivat e Dekovilit qe ndertuan ne Shqiperi.
Mbeten vagonet,qe terhiqeshin nga mushkat,gomaret,kuajt,Derisa shinat u vodhen nnga populli heroik,hajdut shqiptar.
Keshtu do psoi Qerrja Edi Rama pas largimit te Gjermanise nga BE, Do mbeten qerret e Ballkanit Perendimor me llaporen Edi Rama,qe do terhiqen me gomare,deri kur te shperbehet fare. Edi Rama eshte Xhelil Gjoni i fundit i Rruges Partise drejt BE.
E gjetaaaa! Fituesi eshte Linda Ramaaa!
Me sa di unë ambasadorët akreditohen në shtetin shqiptar dhe jo në qeverinë e Shqipërisë. Në gjithë botën, me rastin e festave i takon kryetarit të shtetit të përshëndesë përfaqësitë e huaja të akredituara. Edhe këtu, alla shqiptarçe, kush është më i gjatë rri në krye të vëndit. A e kuptoni që ky është vet zot e vet shkop?
Ne Shqiperi vetem Buxhetoret e ndonje pensionist i fandaksur votojne tashme. Por miku Diktator me siper, e ka gjet zgjidhjen me numrat. Do thote me votuan Emigrantet, sepse eshte me i lehte falsifikimi i numrave, neqoftese votuesit nuk jane present fizikisht ne qendra votimi. Ne qendrat e medha do perdorin votim Elektronik, dhe nuk ka rendesi ke voton ti, rendesi ka algorithmi qe percakton ke duan ata. Jo se vota ka rendesi, se nje parti jane ata si majtas e djathtas. Keshtu qe mos u beni pjese e maskarades. Mos shkoni fare te votoni. Ata tallen me ju. Dhe dicka tjeter per ju fanatiket e Saliut. Saliu punon qe te dale Edi Rama. Ai eshte paterica e tij.
Pse kot i ben keto turet jashte Piktori ne takime me Emigrantet? Jo ore jo. Thjesht do te krijoje idene se ka mbeshtetje nga Emigrantet, pavaresisht se sallat mbushen me qorra Militantesh dhe dronesh te paguar. Eshte e gjitha nje manipulim psikologjik.
ajo dihet se do vjedhi votat e sqiptarve qe jetojne jashte vendit.
Nuk ka nevoje te vjedhe asgje. Thjesht i ka thene Ristanit, qe te numeroj Zarfet nga posta. Edhe sikur asnje emigrant te mos votoje, zarfet do ti vijne lume shokut Ristan, pa asnje lloj verifikimi per votuesin. Ka miliona numra kartash identiteti Ministria qe e di se nuk jetojne ne Shqiperi. Tani qe i kane dixhitalizuar te eAlbania, e kane fare te lehte maniulimin dhe votat fiktive.
Po Dekari vallë, hyn te “sqiptart qe jetojne jashte vendit”?
Dekari hyn te grekart qe jetojne ne vrimen e halese greke.
Artan sa per dijeni ne jashte morem ID shqiptare se nuk mund te terhiqnim pensionet. Keshtu qe ne jemi numera ne lagjet .Se c’ fare behet me keto numera as e dime dhe as kemi interes.
Ju mbani me shendet qeverine qe zgjidhni.
Falenderoj gazeten qe boton Essete Programatike per qendrimin Kombetar te Diplomatit te Shquar Shaban Murati.
Une ja dhashe pergjigjen bolles serbe,edi rama,NE KOHE REALE,sapo leshoi helmin ne parlamentin e Kosoves dhe u mundova me aq sa kam mundesi te shperbej helmin e Edi Rames ne Portalet e Kosoves dhe Diaspores.
Strategjia:DEREN KOKES EDI RAMES,rezultoi mjaft e sukseshme keto vite per Kosoven.Perse ndryshove,Albin!?Perse e fute Hasmin ne Qoshe te Oxhakut,Albin !????????
Hasmi i vjeter nuk behet mik i Ri,Albin Kurti!
Edi Rama nuk eshte NE.
Albin vellai! Une,dhe Shaban Murati, jemi me Ty ne keto dite te ftohta ne Digen e Ujmarit,.Ne nuk festojme me Ambasadore,as Krishtlindje,as Vit te Ri,Ne do te festojme ,kur te shpetoje Kosova.
Po me pare DEREN KOKES EDI RAMES,se asnje serb ne bote nuk e ka helmin e ketij.
Te gjitha komplotet kunder Kosoves jane DORA E EDI RAMES.Edhe Fimosja e Associacioneve ne Marreveshje me Serbine,,edhe Formimi i Ghykates Speciale kunder UCK,jane veper e Edi Rames. Ky i Yshti.
Ne megalomanine e tij psikopateske, Piktori rreshqet nganjehee dhe harron qe eshte aty ku eshte te luaj sa me mire teatrin pa u kuptuar dhe parashikuar loja. Jam i bindur se kane per ti hequr veshin. Duhet te mesoj pak nga gjarperi Veliaj.
Me siguri qe pas kesaj deklarate te Rames, me shume se gjysma e kane braktisur sallen.
Demo , ja na plasi për Kosovën tënde e për Albinin agjentin sërbo rus , që e quajti Ramushi . Për neve të rrojë Shqipëria dhe Edi Rama .
Ore tellall ke bere gjeografi ?
Ku bie shqiperia ?
Ku bie Edi Rama?
I keto vende?
Ne cilin continent jane?
Ka dore dreqi,,Ka doree.Edi rama ka dore. Kshu nuk eshte djale i keq,por ka dore te gjatee.ja grapsi portofolat shtetit.