Udhëtimi i fundit i Edi Ramës në vizitën shtetërore tre-ditore në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, u realizua nëpërmjet avionit ‘Bombardier Global 5000’, dikur në pronësi të Sam Bankman Fried.
Ky është një sipërmarrës amerikan i dënuar për mashtrim dhe pastrim parash – raporton BIRN.
Nuk është hera e parë që Rama përdor një avion privat për udhëtimet e tij zyrtare. Për vite me radhë, ai shfrytëzoi një Airbus A319-100 të konfigurimit VIP nga kompania e flamurit ‘Air Albania’, i pagëzuar me emrin ‘Ismail’.
I pyetur nga BIRN, Rama e lidhi përdorimin e një avioni privat për udhëtimin e tij në Izrael me çështjen e sigurisë.
“Udhëtimi në Izrael ka pasur edhe elemente të mirëkuptueshme sigurie të veçantë dhe transporti ka qenë pjesë e këtyre elementëve,” tha ai, nëpërmjet një zëdhënëseje. “Shpenzimet nuk janë mbuluar nga qeveria shqiptare,” shtoi Rama, pa specifikuar se kush i kishte mbuluar ato.
Qeveria e Izraelit nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN nëse ishte ajo që e kishte paguar fluturimin e kryeministrit shqiptar për në Tel Aviv.
Në klimën e një përballjeje mes pushtetesh për imunitetin e Ballukut, vizita shtetërore në Izrael përbënte një mundësi të artë për kryeministrin për të lëmuar imazhin e tij të dëmtuar.
Më 26 janar, kryeministri shqiptar u prit në një takim në Tel Aviv nga homologu i tij, Benjamin Netanyahu, i cili po përballet gjithashtu me akuza për korrupsion në Izrael dhe është subjekt i një kërkese arresti ndërkombëtar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për krime lufte në Gaza.
Më 27 janar, Rama mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare për luftën kundër antisemitizmit, përpara se të kthehej në atdhe.
Sipas të dhënave të aplikacionit “Flightradar”, avioni “Bombardier Global 5000” u nis nga “Nënë Tereza” në Rinas të dielën, më 25 janar, në orën 10:53 dhe arriti në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit në orën 13:55.
I njëjti mjet fluturues udhëtoi të martën, më 27 janar, përsëri drejt Tiranës, ku u ul në orën 20:33. Menjëherë pas uljes së avionit në aeroportin “Nënë Tereza”, eskorta e kryeministrit Edi Rama u pa të largohej nga terminali VIP.
Avioni i multimiliarderit të kriptovalutave

Avioni Bombardier Global 5000 me numër “N410AT”, i regjistuar në Administratën Federale të Aviacionit (FAA) në SHBA, është një avion reaktiv biznesi i kategorisë ‘ultra long range’, i prodhuar nga kompania kanadeze Bombardier Aerospace në vitin 2008.
Të dhënat e pronarit aktual të avionit janë anonimizuar nga FAA në bazë të “Titullit 49 të Kodit të Shteteve të Bashkuara, Seksioni 44114,”, e cila është një dispozitë e ligjit federal amerikan që rregullon regjistrimin e avionëve në Shtetet e Bashkuara dhe lejon që, këta të fundit, të mbeten anonimë.
Ndryshe, për pronarët e mëparshëm të këtij mjeti fluturues dihet më shumë, pasi avioni ka qenë objekt i një procesi ligjor në SHBA, pas kolapsit të bursës së kriptovalutave FTX, the arrestimin të themeluesit të saj, Sam Bankman Fried, i njohur gjithashtu me nofkën ‘SBF’.
Avioni ‘Bombardier’ ishte blerë nga FTX nëpërmjet kompanisë Trans Island Airways në vitin 2021, për vlerën 15.9 milionë dollarë. FTX gjithashtu zotëronte një tjetër avion privat të llojit “Embraer Legacy” më vlerë 11.2 milionë dollarë. Të dy mjetet u sekuestruan në vitin 2023.
Në mars 2024, Bankman-Fried u dënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 25 vjet burg, i ngarkuar me shtatë akuza penale për mashtrim dhe komplot. Themeluesi i bursës FTX dhe kompanisë së investimeve ‘Alameda Research’, SBF ishte një nga figurat kyçe të tregut të kriptovalutave.
Bursa e kriptovalutave FTX kolapsoi në nëntor 2022, pas publikimit të akuzave për mashtrim dhe korrupsion, të cilat çuan në tërheqje masive të fondeve nga klientët. Bankman-Fried u arrestua dhe u ekstradua në dhjetor të të njëjtit vit në SHBA.
Në shkurt 2025, Gjykata Federale e Distriktit Jugor të Nju Jorkut nxori një vendimin përfundimtar konfiskimi për pasurinë e SBF, për një vlerë të barabartë me 1 miliard dollarë, përfshirë dy avionët e tij privatë.
Mungesë transparence

Avionët privatë zënë një vend të veçantë në tregun e shërbimeve të luksit, duke qenë një simbol ekskluziviteti, ndaj të cilit shumë pak njerëz mund të kenë qasje.
Kjo industri përfitoi një ngritje të madhe gjatë pandemisë globale të COVID-19 dhe ka regjistruar rritje të fortë edhe në vitet që pasuan. Sipas kompanisë së inteligjencës financiare “Wing X”, ajo vlerësohej në 39.8 miliardë dollarë në vitin 2025.
Megjithë zhvillimin e tregut të fluturimeve private, ky sektor ka tërhequr edhe kritika, për shkak të ndikimit në mjedis dhe shkarkimeve të larta të dioksidit të karbonit në atmosferë.
Në tetor 2025, Këshilli i Ministrave vendosi t’i shpallë sekret të dhënat për udhëtimet e kryeministrit dhe të zyrtarëve të lartë jashtë vendit, duke argumentuar se kjo bëhej për të mbrojtur të dhënat personale.
Me shkurtime, nga Reporter

Tramp mbi vete mbart nje mori akuzash, deri se fundmi per pedofili, por po drejton boten. Ndalni Trampin se pari dhe pastaj Edin.
Si duket ska me lajme….?!!!
Me cfar te shkonte sipas jush, me kacator…
Trampit i bene 97 akuza te rema, me shpresen qe te futej ne burg dhe te mos mirrte pjese ne fushate. Pikerisht se populli i kuptoi ato i dha fitoren ne zgjedhjet e kaluara, nje fitore me te madhe se cdo president tjeter pas Reganit. Pikerisht nga ato akuza i dha fitoren sepse populli kuptoi degjenerimin e sistemit te drejtesise.
Edhe dosja Epstein u hap nga demokratet per te demtuar Trumpin, por nuk doli asgje konkrete per te . Perkundrazi, dolen fajtore reale personalitete si ish presidenti demokrat, ish drejtori demokrat i thesarit, Larry Summers
Kriptovalutat = projekt zionist do marrin miliona më qafë.
epstein (dmth mosadi) financuesi projektit të tyre.
epstein = satoshi nakamoto
U lexua.
Po kto jane vogelsira te vonuara tani.
Vete vajtja ne ate vend eshte nje akt tmerrshem.
Ky kjeka si jul deda kur asht ken i ri hahaha
Dita kini akoma për Edi Ramën ?