Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama në ‘Open Ballkan’ nga Italia, në krah të Vuçiç e Kovaçevski: Do ritakohemi në maj, shifrat e tregtisë u rritën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama në ‘Open Ballkan’ nga Italia, në krah të Vuçiç e Kovaçevski: Do ritakohemi në maj, shifrat e tregtisë u rritën!
AktualitetPolitikeRajoni

Rama në ‘Open Ballkan’ nga Italia, në krah të Vuçiç e Kovaçevski: Do ritakohemi në maj, shifrat e tregtisë u rritën!

Published: April 2, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ishte ‘Open Balkan’, për të cilin  Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair vere.

Ndërkohë Rama përmendi sërish rëndësinë e ‘Ballkanit të Hapur’ duke shtuar se shëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve. Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë për të siguruar që të ketë një dialog  dhe sqaroi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian.

Nga panairi më i madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë, Rama tha është hera e parë që prodhuesit e tre vendeve mund të shfaqin produktet e tyre në “ligën e madhe të kampionëve”.

- Publicitet -

“Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon”, tha Rama.

Rama përmendi Kosovën si shkaktarin e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe vlerësoi se kjo është arsyeja për të folur më shumë, jo më pak, ndërsa shtoi se Kurti tani është shumë më i hapur për bisedime se më parë.

“Ndonjëherë ka mosmarrëveshje vërtet të mëdha mes nesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kjo është arsyeja për të folur më shumë. Dialogu është gjëja më e rëndësishme. Nëse do të vazhdonim të mos flisnim me njëri-tjetrin, të qëndronim pas barrikadave në Ballkan, do të ishte shumë e vështirë për të gjithë ne”, tha Rama.

Në përfundim kishte edhe një mesazh për tre vendet e tjera, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi që pret të bëhen sa më shpejt pjesë e iniciativës së Ballkanit të Hapur.

“Duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, të përballemi me të gjitha pengesat dhe problemet. Dashuria për vendin tënd nuk do të thotë të urresh të tjerët. Le të vazhdojmë të ecim përpara dhe kjo do të na ndihmojë”, përfundoi Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se kanë biseduar se si të ndihmohen njerëzit e thjeshtë dhe si të hiqen të gjitha pengesat e të mundësohet tregtia e lirë dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve.

“Ne folëm për shumë çështje të rëndësishme për të bërë gjithçka gati para fillimit të sezonit veror. Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme. Ne folëm edhe për shumë çështje të tjera, si ato që kanë të bëjnë me guximin”, tha Vucic.

Edhe Vuçiç përmendi shkëmbimin tregtar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që po bëhet gjithnjë e më i madh dhe se është rritur me 50% në tre vitet e fundit. Megjithatë i cilësoi vonesat e kamionëve të mallrave në kufi si pengesë.

“Pengesa më e madhe për ne në Ballkanin Perëndimor janë kufijtë, sepse kur ke një kamion që transporton, ata vozisin 30% të kohës dhe 70% e shpenzojnë në pikat kufitare”, tha Vuçiç.

Po ashtu u shpreh se së shpejti pret përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të punës. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski, u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që jep rezultate në ekonomi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?