Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama në Shkodër: Nëse bëj premtime surreale më vjen një telefonatë nga grupet negociatore! BE nuk merret me politikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama në Shkodër: Nëse bëj premtime surreale më vjen një telefonatë nga grupet negociatore! BE nuk merret me politikë
Lajmi i funditPolitike

Rama në Shkodër: Nëse bëj premtime surreale më vjen një telefonatë nga grupet negociatore! BE nuk merret me politikë

Published: 4 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Shkodër. Rama foli për sondazhet e shfaqura në media për të cilat tha se iu desh të hynte “në pasqyrat e opozitës” sepse ishte shfaqja e parë e anketimit të parë të sondazhistit të Trump.

Gjithashtu Rama tha se forcën e tij politike dhe qeverinë e akozojnë për varfërinë e vendit, por shtoi se Shqipëria është në prag të anëtarësimit pasi BE nuk merret me politikë.

“Shtysa që të ndërmarr këtë cikël prezantimesh të panoramës së përgjegjshme ekonomike dhe të investimeve të bëra në 3 mandate, më ka ardhur në mënyrë të befasishme pas një mbrëmjeje kur po lundroja nëpër pasqyrat e botës, gjë që e bëj çdo natë vonë. Mu desh të hyja në pasqyrat e kënetës këtu sepse ishte shfaqja e parë e anketimit të parë të atij sondazhistit të Trump.

- Publicitet -

Atëherë mendova pse duhet të tregojmë disa të dhëna pse populli nuk është i trembur i shitur apo i blerë. Por nëse populli mendon që vendi po shkon në vendin e duhur kjo është sepse reflektohet jetë a e tyre e përditshme. Thonë njerëzit po vdesin për buke dhe nuk kanë ujë, nuk janë rritur pagat, por njerëzit e dinë ndryshimin.

Sa ç’janë ndërtuar rrugë fshati në një dekadë nuk janë bërë në të gjitha vitet e marra së bashku. Nuk është populli problemi, problemi është që informacioni për punët e bëra nuk është pasqyruar. Nuk ka vend për lajmet e mira. Nëse nuk do të ishin bërë këto punë nuk do të ishin në dyert e BE sepse për negociatat BE nuk merret me politikë fare”, tha Rama.

Rama iu përgjigj dhe akuzave të opozitës që thonë se ka krijuar një “narkoshtet”. Ai pohoi se ka probleme, por sipas tij janë më të reduktuara sesa kanë qenë.

“BE është makina më e madhe burokratike e botës. Duhet të negociosh çdo produkt. Veza, midhja, peshku, buka… Duhet të negociosh si duhet të hedhësh hapat për sistemin e drejtësisë.

Duhet të negociosh për ekonominë. Si mund të negociojnë ata me një vend që është ‘narko’. Me një vend që s’ka drita, s’ka bukë… Normalisht që ne kemi probleme, por këto janë probleme më të reduktuara sesa kanë qenë”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se drejtpërdrejtë me të punon krye-ekonomisti i Angela Merkel që punoi me të për 10 vite. Ai tha se projeksionet e PS-së nuk janë përralla dhe se nuk mund të bëjë premtime surreale pasi pa mbaruar mbledhja “i vjen një telefonate nga grupet negociatore dhe i thonë çfarë është kjo”.

Gjithashtu Rama theksoi se nuk mund të hedhin fishekzjarre e të thonë se do të bëjnë 500 euro pensionet.

“Prodhimi i brendshëm është rritur me 2.5 herë. Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit, si këto që lëshojnë partitë që vijnë vërdallë, janë projeksione të qeverisë së vendit, nuk janë projeksione për të marrë vota. Punojmë shumë me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Drejtpërdrejtë me mua punon krye ekonomisti i Merkel që punoi me të për 10 vite. Nuk mund të dalim si qeveri të bëjmë projeksione surreale sepse pa mbaruar mbledhja me vjen një telefonate nga grupet negociatore e më thonë, çfarë është kjo?

Sepse negociatat janë marrëveshje mes një shtëpie të pasurish me 27 anëtarë dhe një shteti që duhet të kalojë check up dhe të provojë që është një shtet me institucione që flet e bën gjërat siç duhet. Nuk mund të hedhim fishekzjarrë e të themi do të bëjmë 500 euro pensionet. Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë, dikur ishim të dytët pas tyre. Ne krahasohemi me veten dhe rajonin. Jemi në një rajon që ishte më parë se ne. Që ka trashëguar një bazë industriale që ne e shkatërruam në fillim të viteve 1990″, tha Rama.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Komente
  • mos e besoni po deshet thotë:
    4 Maj, 2025 te 9:46 am

    Shqiperia eshte ne prag te anetaresimit ne BE -e thote Rama ne kete 2025!
    Por se ku eshte ai prag, per ate keni parasysh ca ate…Shendetesine falas, thene edhe ajo ne prag te 2013!

    Përgjigjiuni
  • Pensionisti i Porcelanit thotë:
    4 Maj, 2025 te 11:36 am

    Merita me e madhe e Ed’Ramsit ne kete fushate elektorale eshte kthimi i vules, flamurit dhe selise dordolecit te Vicidolit

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën Emerald
  • Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij
  • Mesazh “post mortum” drejtuar Akademikut Prof. Dr. Bardhyl Golemi
  • Mbahet Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë
  • Vendimi i GJKKO, reagojnë avokatët e Veliajt: Pasuria e sekuestruar nuk është e tyre

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  2. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  3. TRENI në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
  4. Sul Koburja në “Interesa të mëdha, duket që ka hall të madh”, Mërtiri: Berisha si faraon, do ta marrë PD-në me vete në varr
  5. ¿? në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?