Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama nga Brukseli: Në pranverë shpresojmë hapjen e grupkapitujve të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama nga Brukseli: Në pranverë shpresojmë hapjen e grupkapitujve të tjerë
Lajmi i funditPolitike

Rama nga Brukseli: Në pranverë shpresojmë hapjen e grupkapitujve të tjerë

Published: December 17, 2024
Shpërndaje

Një hap të rëndësishëm dhe një ditë të mirë për vendin, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama hapjen e negociatave për grup kapitullin VI sot në konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel. Duke folur për gazetarët para nisjes së konferencës, kreu i qeverisë shqiptare paralajmëroi hapjen e grup kapitujve të tjerë në pranverë.

“Marshi vazhdon. Ne jemi këtu për të bërë një hap të rëndësishëm dhe për të hapur një grup kapitull të ri që është shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe ne duam të vazhdojmë përpara. Ambicia jonë është të hapim shumë kapituj të tjerë, shpresojmë në pranverë dhe të sigurojmë që viti të mbyllet me grup kapitujt e hapur. Është një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe hap motivues për të gjithë ne”.

Shqipëria mban sot në Bruksel konferencën e tretë ndërqeveritare Shqipëri – BE, ku do të hapen zyrtarisht negociatat për grup kapitullin VI që janë “Marrëdhëniet me Jashtë” dhe përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.

- Publicitet -

Delegacioni shqiptar kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama. Së bashku me të janë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës (30, 31) të grupkapitullit të VI.

A2 CNN ka zbardhur agjendën e konferencës së sotme që nis në orën 8:00 të mëngjesit dhe më pas në orën 10:00 do të jetë një konferencë e përbashkët shtypi e kryeministrit Rama me ministrin Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó, dhe me Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin znj. Marta Kos.

Konferenca Ndërqeveritare i paraprin Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet ditën e nesërme, si dhe një sërë takimeve që Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit do të zhvillojnë me përfaqësues të lartë të BE.

Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare është e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 Tetor, ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrolli Financiar.

Agjenda

Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare III për grupkapitullin VI: “Marrëdhëniet me Jashtë;

07.50 – Mbërritja në “Europa Building” dhe doorstep (Vendi:Europa Building)

08.00 – Hapja e Konferencës Ndërqeveritare 3 për grupkapitullin VI: “Marrëdhëniet me Jashtë”

10.00 – Konferencë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama me z. Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe znj. Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Pensionisti ekonomist says:
    December 17, 2024 at 11:33 am

    Liceisti 7×7 i bejne 39.Me ministresha filoqylse,me ministra liceiste,qe i ben tollova pensionistet te shkojne te sportelet e sigurime shoqerore te marrin shperblimin deri fund te qershorit 2025 .Ende nuk na sqaroi ki dhjamosuri ne fyture ku jane sportelet sigurime shoqerore.Pse na kercenon se pas zgjedhjeve nuk do te merrni bonusin!?

    Reply
  • Devolli says:
    December 17, 2024 at 12:59 pm

    Ore pensionist , i paske ngrënë trutë fare . Po çfarë shkruan o i vrarë ?

    Reply
  • Pensionisti says:
    December 17, 2024 at 2:40 pm

    Nuk tallet kush me ne pensionistet!O i vrare ,qe nuk ka rendesisi nese je patronazhist apo plepist!?.Nuk duam lemoshe! .Ne votime do te na shikoni,kujt do ja hedhim votat!

    Reply
  • Vigjilenca says:
    December 17, 2024 at 3:03 pm

    Hap e mbyll grup kapituj sa të duash por ne Shqipëtarët nga varfëria në mjerim po na çon.
    Nuk e kuptoj nëse europa na fut kështu si jemi, atëhere dhe Europën po e merr lumi. Çmimet më të lartë se europa, jetën si në Bangladesh.
    Ku po na shpini kështu në vetëvrasje apo në luftë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?